Ben Blushi promovon romanin “Jam Mysliman” në Rrëshen: Në qytetet e vogla bisedat janë më të thella dhe njerëzit më të sinqertë

Shkrimtari Ben Blushi ka promovuar romanin e tij “Jam Mysliman” në qytetin e Rrëshenit, në një aktivitet kulturor ku u diskutua për letërsinë, fenë, historinë dhe zhvillimet aktuale në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi e cilësoi takimin si një përvojë të veçantë, duke vlerësuar atmosferën e qyteteve të vogla shqiptare dhe pjesëmarrjen e publikut në diskutim.

“Isha i ftuar në një takim të mrekullueshëm në qytetin e bukur të Rrëshenit për promovimin e romanit ‘Jam Mysliman’”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blushi theksoi se qytetet e vogla ofrojnë një klimë komunikimi që, sipas tij, mungon në qendrat e mëdha urbane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qytetet e vogla të Shqipërisë kanë një atmosferë që nuk e gjen më në qytetet e mëdha. Aty biseda është më e thellë, mendimet janë më cilësore, koha është më e plotë dhe njerëzit janë më të sinqertë”, u shpreh autori.

Sipas tij, gjatë aktivitetit që zgjati rreth dy orë, u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me fenë, historinë dhe aktualitetin, në një bashkëbisedim të hapur me pjesëmarrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?