Benet Beci, një kandidat ndryshe, për një Shkodër ndryshe

Nga Sead Myftija:

Për herë të dytë në historinë prej tre dekadash pluralizëm, peshorja politike e zgjedhjeve lokale në Shkodër, duket se do të ndërrojë krah.

Motorrët e fushatës për kryetar të bashkisë, tashmë janë në maksimumin e kapacitetit, dhe palët kanë nisur të bëjnë kalkulimet për rezultatin final, që për tu shpallur, mesa duket, do të ketë nevojë për çdo kokërr vote.

Precedenti më interesant i përket vitit 1996, kur një kandidat i të djathtës së bashkuar, prishi çdo skemë të Partisë Demokratike, duke u ulur në poltronën të cilën kandidati demokrat Artur Luka, e konsideronte thuajse të sigurtë. Kush e kujton atë situatë, mban mend që në votimin final të balotazhit, që u mbyll me fitoren e Bahri Boriçit, vota e socialistëve ishte përcaktuese duke firmosur keshtu nje kapitullim te demokratëve në bastionin e tyre, Shkodër.

Sot, pas 27 vitesh dhe fitoresh të njëpasnjëshme me rezultate spektakolare në zgjedhjet bashkiake të Partisë Demokratike ndaj kundërshtarëve socialistë, shihet qartazi se situata është krejt e ndryshme, që bën të mendohet gjatë për rezultatin final, këdo parashikues optimist nga të dyja palët.

Dhe për këtë, nuk mund të flitet për merita, por për zgjedhje kirurgjikale. Të paktën për njërin nga emrat në garë: Benet Becin.

I ardhur në politikë pas një eksperience të gjatë në menaxhim, ky shkodran Tirane, bir i një eruditi si profesor Bahri Beci, do të rikthehej në qytetin e babait të tij me

stofën e një neopolitikani që do të kërkonte të linte gjurmë në qytetin e rrënjëve familjare.

Dhe pasi bëri gavetën politike me një “internim” partie, në qytetin e Pukës, ky 57 vjecar, me përvojë të suksesshme në menaxhimin e FSHZH dhe KESH, është rikthyer me një qëllim të vetëm në atë që do të jetë sfida e jetës: të rikthejë Shkodrën në lavdinë e dikurshme.

Për këtë, Beci zgjodhi një rrugë krejt të ndryshme nga paraardhësit e tij që nuk arritën ta ngjyrosin Shkodrën mavi. Zgjodhi rrugën e të qëndruarit mbi palët politike.
Kjo strategji e tij, duket se funksionoi më së miri, duke bërë që ditë pas dite dhe javë pas jave, banorët e Shkodrës të shohin tek ai personin e duhur të cilit i duheshin besuar celesta e qytetit.

Ku u bazua kandidati i majtë në këtë fushatë?

Së pari dhe më kryesorja, tek arma e tij më e fortë. Projektet konkrete për t’i ndryshuar faqen këtij qyteti, dhe gjetja e fondeve për t’i realizuar. Mbi 100 milion euro pritet të jenë në dispozicion të projektit të madh për Shkodrën. Një projekt i mirëmenduar dhe i keshilluar me ekspertë të huaj, me qëllim rivitalizimin e Shkodrës, dhe rikthimin e saj në një qendër të rëndësishme zhvillimi në rajon.

Vizioni i Becit dhe grupit të tij të punës, kanë shtuar shpresat se më në fund Shkodra mund të bëhët. Përtej kësaj, skuadra e tij ka nisur punën edhe në terren, për realizimin e miniprojekteve që Jane vetëm një aperitiv i asaj që pritet ta kthejë Shkodrën në një kantier ndërtimi.

Së dyti tek një pakt moral me veten e tij. Kundërshtari përballë është rival, por kurrë armik. Dhe kjo bëri që për herë të parë në një fushatë të tillë të ethshme, të mos ketë asnjë kontestim dhe akuzë direkte të Becit ndaj kandidatit Spahija. Në të kundert nuk u kursyen aspak nga ana tjetër e barrikadës, duke anatemuar çdo projekt dhe ide për zhvillimin e qytetit. Ndaj Becit gjithashtu u përdor edhe strategjia e mbjelljes se “terrorit” ndaj qytetarëve, duke dhënë idene se nëse bashkia do binte në duart e tij, do binte, apo do pushtohej Shkodra. Një diversion demode në kurriz të një qyteti i cili prej shumë vitesh vuan keqmenaxhimin e një bashkie të paaftë, dhe që natyrisht që nuk ngjiti aspak.
Një pikë e tretë e fortë në të cilën u bazua kandidati Beci, është gjithpërfshirja në këtë projekt që ai i ka vënë hashtagun shkodrapozitive. Përkrah tij në fushatë janë shfaqur figura të zëshme të jetës akademike, kulturore dhe sportive, qytetarë me bindje të djathta që shohin personin përtej logos politike dhe padyshim shumë të rinj të cilët i besojnë kreativitetit dhe energjisë që ai përcjell.

Sot në Shkodër flitet veç për Benet Becin. Ai ka ditur të kthejë nga vetja një peshore, e cila qëndronte prej dekadash në një krah të vetëm, e ndryshkur dhe e pa guxuar nga askush për të provuar, qoftë dhe ta balancojë.

Shkodra është pozitive, dhe e tillë ka qenë.

I duhej thjeshtë të gjente dhe të zgjidhte personin e duhur pozitiv dhe punëtor.
Kaq ishte.

SHKARKO APP