Besimi juaj, “Për të pasur një Shqipëri të denjë për ëndrrën tuaj për Shqipërinë”

Albert Vataj

Besimi, besimi juaj për çfarë është arritur dhe çfarë ka mbetur për t’u bërë, është ajo çfarë Rama kërkoi nga emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar, “Për të pasur një Shqipëri të denjë për ëndrrën tuaj për Shqipërinë”, me këtë ai vë theksin te rëndësi që ka vota e diasporës, vullneti i atyre që ikën për t’u kthyer, atyre që shpresojnë dhe besojnë se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të përmbushet pa ata.

Ashtu siç edhe parashikohej, takimi i Ramës në sallën “The Cooper Box”, në Queen Elizabeth Olympic Parc, ishte një spektakël kuqezi, duke e kthyer Londrën, kryeqytetin Mbretërisë së Bashkuar në kryeqendrën e shqiptarisë.

Flamuj kuq e zi dhe thirrje të zjarrta kanë mirëpritur Edi Ramën, në një takim më shumë se politik, në një takim malli, kuvendimi me ata, ata që për një jetë më të mirë dhe për shanse më shumë, ikën, ikën, por duke qenë më shpirt e me zemër në Shqipëri, e pse jo nesër edhe me iniciativa dhe implementim idesh për të investuar dhe kontribuar në zhvillimin e vendit.

Takimet me komunitetet shqiptare të diasporës, që mbërritën në Londër, ishin më shumë se një vlerësim i votës së emigrantëve, rritje e ndërgjegjësimit për të tyre, për të kontribuar që Shqipëria të mos jetë më një vend ku ikin, por një shans që u ofrohet atyre që duan të vijnë.

Rama gjatë fjalës së tij ceku për të gjitha hallet e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm. Foli hapur me ta dhe u premtoi atyre, sikurse nuk nguroi ti kërkonte që energjitë dhe investimet, idetë dhe ëndrrat, të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre ta projektojnë në vendin e të parëve.

Ai gjatë fjalës me diasporën britanike tha “Do tju lutesha që askush të mos mendojë që Shqipëria është bërë bahçme lule. Në Shqipëri ka plot probleme, askush mos të mendojë që në këtë luftë kundër korrupsionit nuk ka gjeqë nuk shkon, ka gjëra që nuk shkojnë. Ajo që kishim para një dekade ishte një Shqipëri mos o zot, e parë me sy të shtrembër nga e gjithë botë. Nga një emër i sikletshëm për shqiptarët, është kthyer në nam të mirë, jo kot falë miliona njerëzve që vijnë e vizitojnë. Jam i bindur që në çdo lagje ku jetoni, keni anglezë që ju thonë dua të shkoj në Shqipëri për pushime.

Rama në këtë takim përsëriti thirrjen që shqiptarët të kthehen në Atdhe. Ai u ndal te një moment kyç i politikës, shumë i debatuar përgjatë gjithë kësaj shtetbërje, ndëshkueshmëria e së keqes që ka marrë në kërcënim progresin politik dhe ekonomik të vendit.

Duke u fokusuar në këtë prizëem, ai theksoi: “Kurrë nuk e kanë parë shqiptarët një politikan të përgjigjet para drejtësisë, po flasim për pushtete të ndara dhe të zgjedhur nga populli që përpara ligjit janë të barabartë. Të ishte për këta, Shqipëria nuk do ulej dot kurrë si e barabartë nëpër tryeza ndërkombëtare, të ishte për këta Shqipëria  nuk e priste dot kurrë të gjithë Evropën në një samit, nuk do e kryesonte kurrë OSBE-në. Të ishte për këta nuk do mikpriste samitin e komitetit politik evropian, i cili u bë në Britani këtë vit. Do të vijnë në Tiranë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Po kur thonë futëm Shqipërinë ne Nato, e futi SHBA. Samitin e NATO-s do e bëjmë të mundur ne se Shqipëria ka fituar reputacion ndërkombëtar. Të gjithë liderët e NATO do të vijnë në Shqipëri, ky është dallimi.

Duke vijuar ai shtoj se: “Ju inkurajoj ta besoni se ky ndryshim do të vazhdojë dhe do të sjellë edhe atë që të gjithë shqiptarët do e dëshironin. Që dëshira për tu kthyer të jetë një shtysë e madhe. Jo për ti ngritur plaçkat, por për të pasur dy shtëpi. Për të pasur në Shqipëri të denjë për ëndrrën tuaj për Shqipërinë që ata të vegjlit që lindin këtu dhe që flasin shkëlqyeshëm do ti merrni për dore e ti çoni atje. Të thonë “im proud of my country”. Prandaj le ta vazhdojmë së bashku këtë rrugë të vetëdijshëm për gabimet, për të metat për gjithçka na mungon dhe duhet ta adresojmë. Ta ndajmë mendjen që flamurin e Skënderbeut që të gjithë i kujtojnë kur vijnë ditët e festat, që na bën të këndojmë “o sa mirë me qenë shqiptar” ta vëmë çdo ditë dhe të mos lejojmë asnjë ta hedhim poshtë”-u shpreh Rama.

Turin e bashkëbisedimit me diasporën, Kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, Greqi, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Në 26 tetor, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.

Takimi i kryeministrit Rama në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 nëntor.

 

SHKARKO APP