Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Besimi ndaj qeverisë mund të ngjitet aq sa ngjitet një xham i thyer!

Forum E martë, 28 Korrik 2026 17:03
Besimi ndaj qeverisë mund të ngjitet aq sa ngjitet një xham i thyer!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Bledar Zaganjori

Më qëlloi të dëgjoj në rrjetet sociale një pasazh të shkurtër nga një emision mbrëmjeje, ku një analist dhe studiues i çështjeve politike, të cilin unë e respektoj, e vlerësoj dhe me të cilin ndaj shumë pikëpamje të përbashkëta, debatonte me një deputet të Parlamentit shqiptar, ish-ministër dhe mik, të cilin gjithashtu e respektoj, edhe për shkak të miqësisë dhe bashkëpunimit tonë.

Më bëri përshtypje deklarata e këtij të fundit, kur tha se jetojmë në një kohë kur dyshimi mbi gjithçka kërkon përgjigje nga qeveria për shumëçka. Dhe këto përgjigje kërkohen të jenë të menjëhershme.

Miku im politikan ka qenë për pak kohë ministër, por për shumë kohë ka mbajtur nivele dhe detyra të ndryshme në administratë. Nuk kemi folur asnjëherë për mënyrën se si u largua. Kam të njëjtin përjetim – siç thotë Kryeministri – se largimi i tij nuk ka lidhje me mënyrën dhe rezultatet e punës së tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E kuptoj që duhet të mbrojë edhe gjëra të cilat mund të mos i besojë. Është pjesë e të qenit në politikë. Por duhet t’i them, në pamundësi për ta takuar personalisht, se në momentin kur publiku dyshon për gjithçka që bën qeveria, qoftë e mirë apo e keqe, atëherë nuk është faji i qytetarëve. Është problemi i qeverisë që e ka çuar përjetimin qytetar deri në këtë pikë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria duhet të shohë veten dhe jo qytetarin. Duhet të bëjë analizën dhe reflektimin mbi atë që ka ndërtuar, mbi atë që ka çuar në këtë përfundim shumicën e shqiptarëve. Nëse shumica dyshon, do të thotë se ti i ke dhënë mjaftueshëm arsye, madje më shumë sesa do të kishte një qytetar europian, sepse shqiptarët, me sa duket, mbajnë më tepër sesa duhet mbi kurriz.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 11 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Një qeveri që mendon se ka një legjitimitet të padiskutueshëm dhe përmend kontratën me mbi 800 mijë vota, nuk duhet të kishte presionin as nga përjetimi qytetar dhe as nga dyshimi mbi vendimet e saj prej shumicës së shqiptarëve, të cilët, jo pa shkak, i kontestojnë ato.

Fakti që shumica qeverisëse e ndien presionin qytetar, do të thotë se qytetarët nuk e besojnë dhe se ajo ka humbur legjitimitetin. Fakti që kërkon besën, do të thotë se është thyer besimi. Dhe besimi mund të ngjitet aq sa ngjitet një xham i thyer. Edhe sikur t’i vendosësh sërish copat në vend, gjithmonë do të mungojë diçka. Dhe, në rastin më të mirë, do të mbeten shenjat apo gjurmët e thyerjes.

Etiketat e lidhura

Bledar Zaganjori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 30 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 31 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.