Bie miti i ”listës së zezë”
Frrok ÇUPI
Dy herë në gjithë historinë e re ka rënë miti i ‘Listës së Zezë’ me Amerikën. Herën e parë, nga viti 1939 deri në vitin 1992. Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, me largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria- i cili refuzoi tre pasaportat e akorduar na shteti amerikan. Diplomati Grant u largua më 27 shtator. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA. Lista e Zezë nuk kishte asnjë vlerë…
Ndërsa hera e dytë kur ‘lista’ bie, ka nisur që me aplikimin e ‘listës së zezë’ nga ambasadori Lu si një nismë personale, duke ia dedikuar ‘të zezën’ disa zyrtarëve dhe prokurorëve që nuk i kishte me qejf- sipas pikëpamjes së Reformës Soros. Departamenti i Drejtësisë i SHBA konstatoi se Lu ishte vënë në shërbim të Soros për të deformuar Reformën e Drejtësisë në Shqipëri duke e vënë Drejtësinë nën kontrollin e qeverisë… Deri këtu ende nuk i kishte rënë boja e fundit ‘Listës së Zezë”….
Sot ambasadori Lu akordoi masën e rreptë kundër dy politikanëve të njohur shqiptarë, (Tritan Shehu dhe Ylli Manjani) vetëm pse dëshmuan papajtueshmëri me ‘komunitetin LGBT’, ose ‘gay’ sipas anglishtes së Lu. Sot e më tej, nuk besoj se ka më vlerë “Lista e Zezë’ e ambasadorit. Jam i sigurt se 99 për qind e pjesëtarëve të kombit shqiptar do të donte të ishte më mirë në ‘listën e zezë’ të Lu, se sa të pranonte martesat ‘LGBT’ dhe shkatërrimin e vezores që prodhon familjen… Prandaj ka rënë ‘lista e zezë’.
“A, pse nuk i duam ata që nuk i do kush?, a për çatë punë qanka mërzit Lu?!”- tha një malësor sot kur po bisedonim në Tiranë. ‘Paj kurrë mos na dashtë Lu, he burrë!, na nuk e ndërrojmë…”, tha malësori në kafe.
Zoti Lu, në këtë rast nuk u tregua shumë inteligjent, ose e kanë kapur për hunde ata të Soros. Dje Lu tha se e njihte Shqipërinë dhe se ‘vdes që të jetoj këtu’, por ç’e do se administrata e presidentit Trump i ka thënë “eja këtu!’. Argumenti që dha pse ‘vdes për të jetuar në Shqipëri, ishte argument ‘makaronash’. Lu tha se ‘ushqimi në Shqipëri është ushqimi më i mirë në botë’.
Mirëpo tjetër gjë është ‘shija’ diplomatike e ambasadorit Lu, tjetër shija e spagetit italiani. Ai deri në orën e fundit kur do të lërë Shqipërinë, do t’i shërbejë ‘presidentit’ të tij Soros dhe jo Doktrinës së presidentit Donald Trump. Ambasadori Lu bën presion mbi të gjithë politikanët shqiptarë me anë të ‘listës së zezë’ me qëllim që Kuvendi i Shqipërisë të pranojë ‘martesat Gay’. Ky është qëllimi i zotit Lu, i sponsorizuar nga Soros.
George Soros, me idetë dhe synimet e tij të një nazizmi të ri mbi Europë, synon ‘kufij të hapur’ për shtetet evropiane me qëllim që pas pak dekadash Europa të mos ketë më evropianë. Ai po ngushton morsin e socializmit ‘libertarian’ të vendeve të Lindjes ish- komuniste, me qëllim që këta popuj të mos dalin kurrë nga ‘socializmi anarkik’. Me Shqipërinë ka ‘hesapin’ e teorive të vjetra për të eksperimentuar çdo veprim prej ‘monstre’ mbi këtë popull që provoi diktaturën më të egër komuniste. ‘Mba ky popull!’, është cituar të thotë George Soros kur erdhi në Tiranë në vitin 1992 për të hapur Fondacionin e tij. Qeveria e instaluar nga Soros, aktualja, është e përfolur për lidhje të ngushta me komunitetin ‘Gay’. Stimulimi i qeverisë aktuale ndaj komunitetit ‘Gay’, duke i akorduar banesa falas dhe privilegje të tjera, e ka vënë komunitetin në kushte superiore e kërcënuese ndaj të tjerëve. Gjithashtu masat privilegjuese të qeverisë Sorosiane ndaj komunietit LGBT, po rrisin artificialisht numrin e personave Gay. Është njësoj si ata që deklarohen ‘të pastrehë’ edhe kur kanë tre shtëpi, vetëm për të përfituar banesë më shumë. Edhe Soros+Lu iu intereson që këtu të regjistrohen sa më shumë ‘gay’, mjaft që shqiptarët të futen në kombet me deformacione.
… Tjetër ‘autostradë’ sociale e politike ka marrë Shtetet e Bashkuara pas ardhjes së presidentit Trump. Konservatorizmi i elaboruar prej Doktkrinës së tij dhe prej konservatorëve në Europë, ka në qendër: Kombin, familjen e krijuar si e ka dhënë Zoti (burrë e grua); ka sovranitetin; ka pronën, ka dinjitetin dhe prosperitetin. Ndërsa zoti Lu, sipas ‘ungjillit’ Soros, ka një rrugë tjetër që po tenton tua imponojë shqiptarëve në ‘emër të Amerikës’.
Vetë sekretari i ri i Departamnetit të Shtetit i SHBA (që i bie të jetë shefi më i lartë i Lu) është një kunërshtar i hapët dhe i fortë i komunitetit LGBT. Ka një hendek të madh mes Lu-së me shtetin amerikan.
Realisht, jo te zoti Lu, por te presioni me ‘Listën e Zezë’ dhe me mjete të Soros- pikërisht këtu ndahet bota. Fenomeni Trump dhe Brexit janë ‘milestone’ për Doktrinën e re. Bota që tentojnë të fitojnë ata me eliminimin e familjes dhe të kombit, sigurisht është e pafitueshme. Por lufta është e rreptë, edhe deri në sekondën e fundit të misionit të … ambasadorit.
Kjo është ‘Lista e zezë’.
“Dashkam me e pa veten në Listën e Zezë”, tha malësori në kafe, “veç mos i pafsha nipat si këta që do Lu’, tha ai. /Veritas.com.al/