Bill Gates:Rrezik për Boten superintelegjenca artificiale

Pas astrofizikantit Stephen Hawking dhe sipërmarrësit Elon Musk, edhe Bill Gates shpreh shqetësim për inteligjencën artificiale. ”Jam mes atyre që janë shumë të shqetësuar për superinteligjencën”, deklaroi themeluesi i Microsoftit duke marrë pjesë në një sesion të ”Ask Me Anything” (Më pyesni për çdo gjë) në website'n Reddit.

Gates pranoi edhe se ndihej shumë idiot për faktin se nuk kishte mësuar kurrë një gjuhë të huaj.

”Përsa i takon gjuhëve të huaja, ndihem shumë idiot për faktin se nuk njoh asnjë gjuhë të huaj”, deklaroi Gates.

”Në lice zgjodha të mësoj latinishten dhe greqishten e vjetër dhe mësoja mirë. Besoj se më ndihmoi për të pasuruar fjalorin, por unë dua të mësoj edhe frëngjishten, arabishten apo gjuhën kineze”, shtoi ai.

Gates ia njeh meritat në këtë fushë Mark Zuckerbergut, themeluesit të Facebook'ut.

Zuckerberg mësoi gjuhën kineze dhe ka hapur një seksion me pyetje-përgjigje me studentët kinezë. Kjo është e pabesueshme”, tha Gates.

SHKARKO APP