Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Protesta që vuri në provë opozitën

Forum E shtunë, 20 Qershor 2026 10:39
BIRN: Protesta që vuri në provë opozitën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike u gjend në një pozitë të vështirë politike përballë protestës qytetare kundër një projekti turistik në lagunën e Nartës në Zvërnec, pas të cilit qëndron Jared Kushner, dhëndri Presidentit Trump. Në ditët e para të nisjes kësaj proteste kryetari Sali Berisha deklaroi se ishte dakord me investimin dhe se Shqipëria duhej të mirëpriste investimet e huaja dhe sulmoi ata që po i drejtonin kritika opozitës nga protesta, duke i cilësuar si “opozita kundër opozitës” dhe “mjerimi i vërtetë i politikës dhe i qytetarisë shqiptare”.

Ndërsa një eksponent i lartë i PD-së, Flamur Noka shkoi edhe më tej duke u bërë thirrje protestuesve të largonin “kuajt e Trojës”, “mercenarët” dhe “kamikazët” që sipas tij po përpiqeshin të devijonin lëvizjen. Këto qëndrime treguan një distancë mes partisë më të madhe në opozitës dhe një proteste që u nxit nga aktivistë mjedisore dhe qytetarë të thjeshtë, duke krijuar menjëherë perceptimin se PD ishte kundër kësaj proteste, gjë që shërbeu që zemërata e protestuesve përveç qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama të drejtohej dhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, një protagonist në politikën shqiptare që në vitin 1990.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Berisha doli me një qëndrim publik vetëm me 8 qershor, duke e vendosur PD-në nga një pozicion mbrojtës ndaj kritikave të protestuesve në mbështetje të plotë të pesë kërkesave të tyre dhe të vetë protestës. Për të treguar dhe me veprime këtë mbështetje grupi parlamentar demokrat ndërmori një nismë ligjore duke kërkuar shfuqizimin e disa ligjeve kontraverse të qeverisë “Rama” që lidhen drejpërdrejt me investime që rrezikojnë zonat e mborjtura, si ai për ‘Investimet Strategjike’, ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’, ‘Paketën e Maleve’ dhe për ‘Trashëgiminë Kulturore’.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe të mërkurën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Berisha këmbënguli se opozita kishte qenë gjithmonë kundër ligjeve që kanë mundësuar ndërhyrjet në zonat e mbrojtura dhe se protesta duhej mbështetur. Por slogani “Rama n’burg, Berisha n’burg” është bërë tashmë një nga sloganet kryesore të protestës dhe vjen pas kërkesës për dorëheqje të Kryeministrit.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Në një revoltë qytetare që ka bashkuar individë me bindje të ndryshme politike dhe grupe të ndryshme shoqërore kundër korrupsionit dhe modelit aktual të qeverisjes, Partia Demokratike është gjendur në një pozicion të pazakontë. Për herë të parë pas shumë vitesh, forca më e madhe opozitare jo vetëm që nuk ka një rol protagonist në protestë, por po akuzohet nga një pjesë e protestuesve si pjesë e establishmentit politik që ata kërkojnë të sfidojnë. Ndërkohë që PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë pro kësaj proteste që sot ka marrë jehonë ndërkombëtare disa deputetë të saj u treguan më të qartë në qëndrimet e tyre publike e shumë prej tyre janë këto ditë dhe në mes të turmës së dhjetra-mijëra protestuesve që marshojnë rrugëve të Tiranës me orë të tëra.

Deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi i tha BIRN-it se kishte mbajtur qëndrim publik që ditën që ndodhi incidenti në Zvërnec gjatë një fjalimi në Kuvendin Kombëtar të PD dhe më pas kishte denoncuar në Parlament grabitjen e pronave në këtë zonë dhe në zona të tjera të Jugut. Por ai pranoi se PD nuk kishte një qëndrim politik zyrtar në fillim të protestës dhe çdo reagim ka qenë në linja personale.

“Familja ime ka qenë çdo ditë në protestë, unë vetë kam dashur t’u bashkohem, por kam respektuar thirrjen e protestuesve për të mos krijuar ndonjë incident dhe kam marrë pjesë në marshimet pas protestës në disa netë si qytetar,” tha Këlliçi, duke shtuar se pavarësisht se nuk mbështeste thirrjet kundër liderit të opozitës, ai besonte se “ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa na ndajnë”. Për deklaratën e Berishës në 3 qershor ai beson se është keqkuptuar dhe nuk ka qenë sulm ndaj protestës. “Kauza e protestës është madhore dhe kërkesat e protestuesve janë në sintoni me qëndrimet tona që kemi mbajtur edhe kundër ligjeve që ka miratuar kjo qeveri për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike”- theksoi Këlliçi.

Edhe Jorida Tabaku, një deputete që ka kundërshtuar në vijimësi në Kuvend ligjin për investimet strategjike, atë për zonat e mbrojtura e nisma të tjera të qeverisë që i kanë hapur rrugë investimeve në bregdet apo zona të mbrojtura, i tha BIRN-it se as ajo dhe as PD nuk është kundër protestës, por se e mbështesin atë.

“Që në ditën e parë të protestës kam parë aty shumë demokratë, anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike dhe njerëz që përbëjnë bazën e saj. Kam takuar gjithashtu qytetarë me bindje të ndryshme politike, të djathtë, ambientalistë, të majtë të zhgënjyer, mes të cilëve edhe njerëz që më kanë votuar personalisht,” tha ajo.

Ndërsa nuk pranoi që të komentojë qëndrimet e ndryshme të kolegëve të saj demokratë, Tabaku komenton protestën si një frymë qytetare që nuk i përket asnjë force politike por që ‘pasqyron një pakënaqësi që shkon përtej kufijve partiakë’ dhe që e bashkon “kundërshtimi ndaj sistemit politik dhe ekonomik që po varfëron vendin dhe po përjashton shumicën e shqiptarëve”.

Tabaku e konsideron protestën si legjitime dhe kundër një sistemi kundër mënyrës se si është qeverisur Shqipëria gjatë këtyre 13 viteve. “Dhe kur qytetarët kërkojnë ndryshim, opozita nuk mund të jetë kundër tyre; ajo duhet të jetë pjesë e kësaj beteje për ta ndryshuar këtë sistem”- përfundoi ajo.

Për analistë të politikës, mëdyshja e PD-së për të mbështetur revoltën qytetare tregoi se partia kryesore e opozitës pati luhatje dhe pavendosmëri, ndërsa kthimi i kursit konsiderohet si i vonuar.

“PD gaboi me qëndrimin fillestar ndaj protestës”- i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, qëndrim, që sipas tij, tregoi “luhatje dhe pavendosmëri”. Por, gjithsesi, ai beson se qëndrimi fillestar i Berishës më shumë u keqinterpretua se sa ishte një sulm ndaj protestës. “Në fakt nuk kundështoi protestën, por mbështeti përfshirjen amerikane të investimit dhe sulmoi ata që futen në një thes Ramën dhe opozitën dhe kjo u interpretua si kundërshtim”- shtoi ai. Për Hasimen, slogani që barazon Ramën me Berishën nuk i shërben kauzës së protestës dhe duket sikur i përshtatet “strategjisë së Rilindjes që praktikisht ka qenë të bindë elektoratin se të gjithë janë njësoj”.

“Njerëzit mund të jenë të zhgënjyer nga e gjithë elita politike, por në këtë moment barazimi i përgjegjësive heq fokusin nga përgjegjeësi real që është qeverisja socialiste,” theksoi ai. Edhe Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qendresa Qytetare” e konsideron të vonuar reflektimin dhe përkrahjen e PD-së për këtë protestë dhe e lidh këtë me interesat politike të vetë Berishës.

“Interesa të tjera të lidhura me familjen Trump dhe projektin e Zvërnecit prevaluan tek lideri i PD-së mbi interesin e qytetarëve,” i tha ai BIRN. Sipas Xhemollarit, protesta krijoi edhe përçarje brenda vetë partisë, mes atyre që donin të ishin në protestë dhe atyre që dolën kundër, siç ishte sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka. “Edhe media e gazetarë pranë PD-së ndoqën linjën e baltosjes dhe sulmit ndaj protestës,” shtoi ai për ditët e para të protestës.

Sipas Xhemollarit, vetëm kur e panë që nuk ia dolën t’a zhbëjnë vendosën ta mbështesin, por duke mbyllur veshët ndaj sloganit kryesor ‘Rama n’burg Berisha n’Burg’, slogan që lidhet me sjelljen e kësaj partie ndaj partisë në pushtet apo në qeverisjen e saj të mëparshme.

“Qytetarët në protestë e bëjnë bashkëfajtore PD-në për pazaret dhe marrëveshjet në kurriz të interesit kombëtar, ata e shohin njëlloj si armike të SPAK-ut dhe drejtësisë së re dhe nuk kanë besim se kjo opozitë ju ofron një sistem politiko-ekonomik të drejtë,” përfundon ai./Reporter.al

Etiketat e lidhura

PDprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 19 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 20 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.