Bledi Mane: Ergys Agasi, që na shk*rdheu të gjithëve

Nga Bledi Mane 

Kjo është pornografia e vërtetë e pushtetit, jo trupat lakuriq por institucionet lakuriq. Dhe Ergys Agasi ia arriti qëllimit i ndihmuar nga një tufë laraskash mendjelehta që e lëshuan veten dhe zyrat që drejtonin në duart e një krimineli me kravatë.
Ergys Agasi është produkti më interesant i një patologjie shqiptare të pushtetit: njeriu që nuk ka nevojë të jetë ministër për të qenë i fuqishëm, nuk ka nevojë të dalë në televizor për t’u njohur dhe nuk ka nevojë të fitojë zgjedhje për të hyrë në korridoret ku merren vendimet. Njeriu që lidhjet e shkurtra kryeministrore ia shiti administratës aq bukur sa të gjithë e të gjitha u marrosën me të. Dikush hapi këmbët, dikush hapi gojën, dikush hapi xhepin dhe një e nga një rranë në kurthin e një njeriu pa asnjë vlerë estetike apo erotike. Dhe shtetin që ne e dinim me brekë hekuri na e zhveshi cullak një Ergys i vetëm. Ergys Agasi apo Ergys Rama kjo është pyetja më e nxehtë në këtë vjeshtë të freskët të saponisur…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?