Bota në dhunë
Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.
Nga Hanns Schumacher
Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.
“Viti 2014 – viti më i keq apo viti i kthesës për mirë?”, pyeti Sekretari i Përgjithshëm i AI-së, Salil Shetty, në prezantimin e raportit aktual për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë. AI konfirmon se në rajonet e krizave: në Siri, Lindjen e Mesme dhe në shumë vende të Afrikës, kemi një rrënim të sistemit të gjyqësisë dhe ikje nga dënimet e atyre që kanë shkelur të drejtat e njeriut. “Klima e padënimit” po përhapet. Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare: “Të paturpshme dhe të pamjaftueshme”!
Bilanci i Amnesty International për vitin 2014 është i tmerrshëm. Prej Damaskut e deri në Kabul, prej Meksikës e deri në Baku, prej Xhuba-s në Sudanin e Jugut e deri në Phenian dhe Kolombo, prej Abujas e deri në Moskë dhe Azinë Qendrore, prej Uashingtonit e deri në Pekin – në të gjitha këto vende dhe rajone ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të mbrojtura me Konventën e Gjenevës. Ndërkohë që ndihma humanitare është pamundësuar në shumë vende. Përfaqësuesit e shoqërisë civile që kanë guximin të zbulojnë këto ngjarje dhe t’i bëjnë publike ato, dënohen dhe përndiqen nga regjimet autoritare. Atë që kanë përjetuar aktivistët e shoqërisë civile në Kinë, Rusi, Sri Lankë dhe në vendet e tjetra, në raportin e AI-së definohet si: “Një vit shkatërrimtar për të gjithë ata që kanë dalë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kundër vuajtjeve dhe luftës në rajonet e krizave.”
Ngecje edhe në Europë
Jo vetëm për shkak të luftimeve të përgjakshme në Lindje të Ukrainës dhe masave të dhunshme të Rusisë, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndaj mendimit të lirë dhe përcaktimit seksual, por edhe në vendet e tjera të Europës janë shënuar ngecje. Edhe në Gjermani ka shkaqe për shqetësim. Diskriminimet kundër minoriteteve dhe vështirësitë gjithnjë e më të mëdha në raport me vlerat njerëzore të refugjatëve dhe emigrantëve janë përhapur shumë. Sulmet e partive në pushtet në Britani të Madhe dhe në Zvicër kundër Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nënvizojnë se në të gjitha kontinentet ekziston dëshira e shfuqizimit të institucioneve për të drejtat e njeriut dhe për sigurinë e njerëzve. Tortura – “mundimi me vetëdije i një njeriu, për ta detyruar që të pohojë diçka”, siç quhet nga juristët – ka pasur edhe nga CIA, dëshmon një raport i Senatit amerikan. Në raport thuhet se ato janë bërë në bashkëpunim me vendet europiane.
Afrika dhe Lindja e Mesme si vatrat kryesore
20 vjet pas gjenocidit në Ruandë, në këtë kontinent ende kemi konflikte të panumërta. Mjerimi e ka përfshirë Sudanin e Jugut, një vend i cili e ka arritur pavarësinë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Para syve të Kombeve të Bashkuara po bëhen krime të mëdha të trupave të papërgjegjshme qeveritare në konflikt me kryengritësit e grupeve të tjera etnike. Ndërkohë që çmimin më të lartë po e paguajnë të pafajshmit: gratë dhe fëmijët. “Pranvera” e vitit 2011 në siujdhesën arabe, ka kohë që është shndërruar në zhgënjim dimëror: Libia dhe Jemeni janë buzë shkatërrimit të shtetit. Iraku po përballet me hordhitë e një të ashtuquajturi Kalifat. Egjipti po vuan sërish nën diktatin e luftës kundër terrorizmit islamik. Siria me gati më shumë se 200 000 të vrarë – Kombet e Bashkuara kaherë kanë hequr dorë nga numërimi i të vrarëve – është harruar gati në tërësi. Izraeli dhe Gaza kanë numëruar së fundi një bilanc prej 2000 të vrarësh. Ndërkohë që partitë politike janë në qorrsokak, sa i përket zgjidhjeve të mundshme politike. Refuzimi i Izraelit të bashkëpunojë me Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut paraqet shkelje të obligimeve të vendeve anëtare të OKB.
Heqja dorë nga vetoja?
Këshilli i Sigurimit mban përgjegjësi për paqen dhe sigurinë, si dhe për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ndërlidhja e konflikteve dhe jo stabilitetit në njërën anë, si dhe varfëria, pabarazia dhe dështimet kanë rezultuar me raportin shumë të keq të AI për vitin e kaluar. Po a ndihmon nëse pese vendet e përhershme anëtare të KS të OKB heqin dorë nga vetoja kur bëhet fjalë për gjenocid dhe krime, siç kërkon AI? Prej vitit 1993 po diskutohet për reformën e KS – një diskutim i pafund. Dënimi i provokimeve dhe vërejtjen janë marrëveshjet më të shpeshta në KS. Ndërkohë që gjendja është e mjerueshme. Duhet të fillojnë menjëherë hapat e përmirësimit. Gjermania tani e ka shansin, pasi që në vitin 2015 është kryesuese e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut.
Bilanci i Amnesty International për vitin 2014 është i tmerrshëm. Prej Damaskut e deri në Kabul, prej Meksikës e deri në Baku, prej Xhuba-s në Sudanin e Jugut e deri në Phenian dhe Kolombo, prej Abujas e deri në Moskë dhe Azinë Qendrore, prej Uashingtonit e deri në Pekin – në të gjitha këto vende dhe rajone ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të mbrojtura me Konventën e Gjenevës
Këshilli i Sigurimit mban përgjegjësi për paqen dhe sigurinë, si dhe për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ndërlidhja e konflikteve dhe jo stabilitetit në njërën anë, si dhe varfëria, pabarazia dhe dështimet kanë rezultuar me raportin shumë të keq të AI-së për vitin e kaluar. Po a ndihmon nëse pese vendet e përhershme anëtare të KS të OKB heqin dorë nga vetoja, kur bëhet fjalë për genocid dhe krime, siç kërkon AI?
Siria me gati më shumë se 200 000 të vrarë – Kombet e Bashkuara kaherë kanë hequr dorë nga numërimi i të vrarëve – është harruar gati në tërësi. Izraeli dhe Gaza kanë numëruar së fundi një bilanc prej 2000 të vrarësh. Ndërkohë që partitë politike janë në qorrsokak sa i përket zgjidhjeve të mundshme politike.
*Hanns Schumacher është një diplomat gjerman në pension. Ai ka drejtuar në vitin 2014, si ambasador i Gjermanisë, përfaqësinë e saj të përhershme të OKB në Gjenevë.