Brukseli dru Ramës: Deklaratat për bashkim provokim i papranueshëm

 

Përmes një deklarate për mediat, Kocijançiç reagoi vetem pak ore pas trasmetimit të intervistes telezivie të kryeministrit Rama, ku ai dhe Thaçi diskutuan për një bashkëpunim kombëtar klasik Kosovë-Shqipëri, nëse Tirana e Prishtina nuk do ti bashkohen BE-se-shkruan agjencia serbe Tanjug.

Kryeministri Rama i hodhi dorashkën e sfidës Bashkimit Europian, teksa në një intervistë për gazetarin Baton Haxhiu, paralajmëroi se nëse dy vendet nuk do të integrohen në BE, ata do të bashkohën sipas mënyrës klasike.

“Unë besoj që ka dy mënyra për ta kuptuar këtë. Njëra mënyrë eshtë mënyra tradicionale e bashkimit kombëtar, me ato hartat e vizioneve nacionaliste dhe romantike të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, dhe mënyra tjetër është që të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na jep sot paqja, për t'i bashkuar realisht shqiptarët në ndërveprimet e tyre, që në nivelin individual deri në nivelin më të lartë shtetëror, nga ekonomia në arsim, nga energjia në turizëm, nga bujqesia në tregti, në infrastrukturë e kështu me radhë. Dhe për ta kthyer kufirin në një konvencion që nuk na pengon të përjetojmë një hapësirë të përbashkët, si një hapësirë unikë dhe poashtu për ta avancuar procesin e integrimit në një formë të tillë që gjithë shqiptarët në rajon të jenë pjesë e BE-së dhe si të tillë të ndihen më të mbrojtur, të ndihen më të sigurtë dhe të ndihen dinjitozë, në mënyrë të barabartë…tha Rama në zonën B të Baton Haxhiut.

“Pasi që e kemi verifikuar se çfarë ka thënë kryeministri Rama në intervistë, duam të theksojmë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon i kanë  përcaktuar vetë karakteristikat për të konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së”,“Angazhimet e mësipërme gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të gjitha deklaratat provokative në këtë kuadër janë të papranueshme" Ka thënë 

 

 Maja Koçijançiç. Edhe kryeministri serb pat reaguar pas intervistës Rama Thaçi ne Ulqin: “Unë premtoj se Kosova dhe Shqipëria, siç thotë kryeministri Rama në një mënyrë klasike, asnjëherë nuk do të bashkohen! Ju lutem shqiptarëve të ndalin provokimet që çojnë në destabilizimin e mëtejshëm në rajon!”- reagoi menjëherë Vucic.

SHKARKO APP