Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bujar Nishani: Kurba qesharake e rastit shqiptar dhe mosreagimi i institucioneve evropiane

Forum E shtunë, 18 Prill 2020 14:26
Bujar Nishani: Kurba qesharake e rastit shqiptar dhe mosreagimi i institucioneve evropiane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ajo pak media e pavarur që ka mbetur në Shqipëri po denoncon dhe po tallet me kurbën e deformuar të qeverisë për treguesin e ecurisë së pandemisë në vendin tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kurba qesharake e rastit shqiptar dhe treguesit e “asgjësë” prej saj janë në fakt edhe një tjetër konfirmim i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë në Shqipëri për trajtimin e pandemisë, por edhe treguesi i rastit unik në Evropë të një qeverie që gënjen dhe mashtron duke menduar se duke fshehur sëmundjen dhe për më tepër paaftësinë e saj për ta trajtuar në gjithë dimensionin që kërkon një pandemi, do ta kalojë përgjegjësinë tek sëmundja e njerëzve.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 10 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 11 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 16 orësh

Tashmë që Kina bëri korrigjimin e numrit të vdekjeve duhet që edhe qeveria shqiptare të kthehet tek transparenca dhe e vërteta, të deklarojë numrin real të qytetarëve që ndërruan jetë me virusin pasi është e vetmja qeveri në Evropë që fsheh këtë numër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Autoriteti zyrtar për shëndetin dhe epidemitë në Shqipëri deklaroi tashmë se virusi ka qenë prezent tek ne qysh në muajin shkurt.

Kjo në fakt nuk është ndonjë zbulim pasi dihej nga kushdo që i gjithë ai komunikim fizik midis udhëtarëve nga Italia, kuptonte se virusi ishte prezent që në atë periudhë edhe në Shqipëri.

Tashmë kjo, vetëm sa është pranuar zyrtarisht nga autoritetet profesioniste të vendit.

Në këtë rast përtej pranimit të faktit kemi edhe demontimin e gënjeshtrës së qeverisë dhe një akuzë publike ndaj mos reagimit të saj dhe lejimit të përhapjes së virusit.

Kur sheh sot që pushtetarët kërkojnë të fusin në burg ata që bëhen mbartës të virusit për shkak se sipas diabolizmit të rilindsave, ekzistenca e tyre është shkak për të infektuar të tjerë, të shkon në mendje filozofia dhe praktikat naziste të ndjekura në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Një çmenduri pushtetarësh që konsiderojnë një person që sëmuret si kriminel dhe parashikojnë dënimin e tij/saj me burg.

Nuk është idiotësi, por banditizëm i veshur me pushtet.

Nëse ka sot një rast që duhet hetuar penalisht është pikërisht rasti që rrjedh nga konfirmimi zyrtar se virusi ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin shkurt, por reagimet e para të qeverisë erdhën vetëm në mesin e muajit mars.

Përgjegjësit e lejimit të kësaj situate të përhapjes së sëmundjes duhen hetuar dhe jo qytetari që mund të sëmuret.

Veprimet, sipas teorisë naziskine mbi “sjelljen antisociale” dhe platformës së tyre për “luftimin parandalues të krimeve”, tashmë prej pushtetarëve në Shqipëri, të cilët votuan dënime penale dhe konsiderimin kriminel qytetarin që bëhet mbartës i virusit në pandemi, nuk na çudisin se çfarë janë në të vërtetë sot qeveria apo parlamenti tek ne.

Por më shumë, ky fakt të trishton për mosreagimin e institucioneve evropiane, si një tregues i braktisjes prej tyre të shoqërisë dhe popullit shqiptar edhe përballë akteve të tilla barbare të një qeverie që shpërfaq platforma të tilla urrejtje e racizmi, ndaj popullit të vet, në mes të Evropës në shekullin e 21-të.

Etiketat e lidhura

Bujar Nishani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.