Bushati: Çfarë do i kërkoja Ramës, nëse do isha këshilltari i tij
Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, teksa ka komentuar protestën studentore, tha se nëse do ishte këshilltar i kryeministrit Edi Rama, gjëja e parë që do i kërkonte, është shfryrja e protestës.
“Jo unë thashë më duket të kundërtën, që akush nuk e ka luksin për të qeverisur kundër vendit të tij. Nuk e ka njeri luksin, sidomos dikush që është kapur duke vjedhur me presh në duar, 30 milionë euro në muaj. Po të isha këshilltari i Ramës, do i thosha shpejt shfry protestën. Një njeriu që udhëheq i duhet paqja. Por për fat të keq është i rrethuar me servila”, u shpreh Bushati.
Protesta e studenteve
Jo unë thashë më duket të kundërtën, që akush nuk e ka luksin për të qeverisur kundër vendit të tij. Nuk e ka njeri luksin, sidomos dikush që është kapur duke vjedhur me presh në duar, 30 milionë euro në muaj. Po të isha këshilltari i Ramës, do i thosha shpejt shfry protestën. Një njeriu që udhëheq i duhet paqja. Por për fat të keq ëhtë i rrethuar me servila.
Po krijohet një ide, sikur një pjesë e kërkesave të të rinjve është e çmendur, është një luks.
Nëse grupi i interesit është i drejtë, prej 5 vitesh kemi padrejtësi. Ato dy studentë që pashë te “Opinion” kishin prindër pa punë dhe nuk i paguanin dot tarifat. Duket se ato kërkesa mundet të jenë pak të ekzagjeruara, por çfarë po ndodh në Shqipëri.
Ne po krijojmë në Shqipëri, njerëz që nuk kanë mundësi të shkollohen , vetëm se nuk kanë lek, është kriminale. Studentët duan shkollë, por nuk kanë para.
Por një student kur sheh që nuk ka të drejtën të arsimohet. Më shumë se një diplomë, vlen një teser partie, atëherë studenti thotë që t’i vëjë shqelmin sistemit.
Protesta e jelekverdhëve
Unë mendoj që kemi dy rrafshe një protestë të çiltër të bukur të studentëve, të cilës padurimi për të përmbysur Ramën, ka ngritur vatra të tjera. Opozita ka ndjekur një strategji të gabuar. Organizmi i vatrave të ndryshme mund të japë mesazhin e gabuar dhe mund të mbivendosë mesazhe që nuk duhen.