Bushati replikon me Lubonjën: pse këtë herë isha me Ramën dhe jo me Fatosin. Nuk isha i ekzaltuar, por as kritizer

Duke e pasur Lubonjën më shumë mik sesa koleg, duke respektuar tek ai më shumë sensin e së vërtetës sesa atë të profesionit, duke çmuar më shumë betejat në kërkim të përsosmërisë, sesa pasaktësitë e detyrueshme që lë pas epizmi i ndërmarrjeve të tilla, i’u rikthevaartikullit tim të shkruar në të nxehtë, menjëherë pas konferencës dramatike.

Duke qenë se ato fjalë mi thoshte Fatos Lubonja, e rilexova me dyshim: Mos vallë aty, në krah të kolegëve të mij serbë, në atë mjedis të elektrizuar, e kisha humbur edhe unë arsyen, duke rënë pre e një patriotizmi folklorik, për të cilin shpesh kemi shpotitur të tjerët, së bashku me Fatosin?

Mos vallë unë, që s’kisha lënë rast pa i kritikuar pjesën më të madhe të aksioneve të Ramës papritmas kisha rënë viktimë e “kalërimit” që ai po i bënte frustrimeve të mia dhe të një pjese të mirë të shqiptarëve?

Mos vallë fakti, që Edi Rama sapo më pa me cudi mes gazetarëve që e shoqëronin në avion, m’u drejtua me shprehjen: “Hë paske marrë rrugën për të lëshuar helm deri në Beograd”, nxiti tek unë një ndjenjë faji duke më bërw ta humas gjykimin e ftohtë prej gazetari profesionist?

Mos vallë pikërisht për këtë, Lubonja, që shpesh në bisedat tona të përbashkëta perifrazon Indro Montanelin, që su beson gazetarëve që rrinë pranë poliutikanëve, paskësh të drejtë?

Pra, i nxitur nga Fatosi e rilexova shkrimin dhe tani mund ti them me bindje atij se nuk jam dakord me kritikën që më bën. Së pari sepse ndryshe nga ai, unë mënyrën sesi Edi Rama është sjellë në raport me serbët, sidomos këtë muajin e fundit mbas ndeshjes, e konsideroj si një nga trajektoret e tij më të paqortueshme. Ai nuk i fryu erës së nacionalizmit, kur mund të kish luajtur me këtë. Ai nuk u bë njeriu që nxiti gjakrat me flamur, pavarësisht se ethnaja kolektive i’a mundësonte një gjë të tillë. Ai u soll në mënyrë evropiane dhe moderne, natyrisht i lehtësuar edhe nga mjedisi shqiptar që ia lejon politikanëve të vet një luks të tillë. Unë gjykoj që për një moment, ai u bë një një farë mënyre pasqyra e një Shqipërie kozmopolite dhe të hapur, që kontrastonte ndjeshëm me imazhin e nacionalistit të shekullit të shkuar që treguan mikpritësit e tij në Beograd.

 Po ku ndahem unë nga Lubonja lidhur me atë që ndodhi në Beograd? Ai e quan provokim, si hedhjen e dronit në stadium, si deklaratat e Ramës për Kosovën. Ndërsa unë mendoj se në asnjë nga rastet, shqiptarët nuk provokuan. Qe reagimi i shpërpjestuar i mikpritësve të tyre, ai që shkaktoi incidentet dhe që i bëri edhe bashkëkombasit tanë pjesë të tyre. Për të mbështetur teorinë e provokimit Fatosi shprehet kështu në editorialin e tij: ”…takimi me Vuçiçin për Ramën them se i shërbeu më së shumti thjesht si një paradhomë nga ku doli në skenë për të bërë deklaratën që bëri për Kosovën e për të cilën ai duhet të ketë qenë i vetëdijshëm se do të shkaktonte atë reagim. Ajo deklaratë ishte kulmi i vizitës ashtu siç ishte droni kulmi i ndeshjes së futbollit, duke tjetërsuar qëllimin e vizitës, ashtu si droni tjetërsoi qëllimin e ndeshjes”.

Po, Fatosi ka të drejtë  kur thotë se ai shkëmbim replikash e dominoi historinë e takimit, gjë që për disa nuk ishte e mirë të ndodhte. Por unë mendoj se kjo nuk ngjau për faj të kryeministrit shqiptar. Ai tha një të vërtetë. Përmendi vetëm fakte (108 njohjet, vendimin e gjykatës ndërkombëtare, realitetin e ri) dhe kjo nuk kishte pse provokonte askënd. Qe mënyra se si u soll kryeministri Vucic, heqja e tij e kufjes, bërtitja me të madhe provokim, madje edhe mosdhënia e dorës për mikun që i kish ardhur në shtëpi, ato që një situatë normale e kthyen në skenë absurde.

Edi Rama nuk provokoi, ai tha një realitet. Sot janë të shumtë kritikët e tij që predikojnë se për këtë duhet të kish folur më shkurt, se mund të kish qenë më i kujdesshëm, se ndryshe mund të kish folur në takimin pa media dhe ndryshe përballë tyre. Por unë nuk mendoj se Fatos Lubonja mund të renditet mes këtyre mbrojtëse të standardit të dyfishtë.

E megjithëatë ai këmbëngil se ishte Edi Rama ai që provokoi. Ja sec thotë: “Pyetja shtrohet: kush e përcakton se ç’është një provokim, ai që e bën apo ai që e pëson? Sipas meje, ai që e pëson, kurse ai që nuk e di apo bën sikur nuk e di se po bën një provokim, ose është budalla, ose është i painformuar, ose është shejtan-budalla”.

Pra, Lubonja e trajton Ramën si një shejtan-budalla që e dinte reagimin që do të nxiste. Sipas tij ai provokoi me qëllim sepse provokimi përcaktohet nga ai që e pëson. Dhe meqënëse deklaratat e kryeministrit shqiptar ranë mbi shpinën e homologut të tij serb, dhe meqënëse pësuesi e etiketoi atë që ndodhi si provokim, kështu duhet ta quajmë edhe të gjithë ne të tjerët.

Edhe këtu unë nuk jam absolutisht dakord me Lubonjën. I gjithë aktiviteti i tij publicistik dhe publik është dëshmia më e mirë për të vërtetuar se termi provokim nuk përcaktohet nga ai  që e pëson. Po të qe kështu, ai, sikurse unë dhe shumë kolegë të tjerë, duhet të rrezultonim provokatorët më të mëdhej në këtë vend. Sa herë duhet të na kishin etiketuar si të tillë, Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano, kur u kemi thënë në fytyrë të vërtetën tonë, sipas nesh. Kumtimi me zë të lartë i së vërtetës tek e cila ti beson, kur thuhet ballas dhe sy më sy, duke qenë po aq i hapur të dëgjosh edhe të vërtetën sipas tjetrit, nuk është provokim, por tipar i njeriut mendjehapur dhe modern. Pikërisht kështu u soll në Beograd, Edi Rama. Atëherë përse një standart që e rrefuzojmë për vete, duhet ta quajmë normal për politikën? Përse vetes duhet ti lejojmë proklamimin me forcë të mendimeve tona dhe nga politikanët kundërshtarë, të kërkojmë, që kur shkojnë për dialog, t’i fshehin të vërtetat e tyre. Kjo sipas meje është një kritikë me standarde të dyfishta.         

E për këtë lloj kritike ndryshe nga qindra raste të tjera, unë këtë herë nuk bie dakord me Fatosin. Kam qenë përkrah, apo pas tij, shumë herë, kur ka folur për mënyrën sesi u shkatërrua Tirana, se si duhet ti demontojmë mitet që e mbajnë të ndrydhur këtë shoqëri, se si duhet ta denoncojmë ideologjinë nacionalkomuniste të regjimit të kaluar dhe si duhet ti fshikullojmë horrat që kanë zgjedhur patriotizmin si strehë të fundme. E di që do të jem sërish me të kur të përqeshim Adem Demacin, Rexhep Qosen, komandant Remin, që po përpiqen të na e shesin Ramën e pas Beogradit, si liderin e rigjetur të të gjithë shqiptarëve. E di që për shumë gjëra do vazhdojmë të mendojmë njësoj. Por jo këtë radhë. Sepse kësaj here jam i bindur që nuk jam prekur fare nga ekzaltimi nacionalist. Sepse kësaj here, jam munduar të them një të vërtetë, i cliruar si nga kompleksi i i lavdërimit të dikujt, po ashtu si nga ai i të qënit kritizer i përhershëm.

Lexova sot një shkrim të Fatos Lubonjës që më thumbonte mua për ekzaltimin e tepruar lidhur me vizitën e Edi Ramës në Beograd. Vërejtja e tij konsistonte në dy pika: së pari se unë i quaja normale dhe pozitive deklaratat e Ramës  që u dukën si një dron i dytë i hedhur mbi kryeqytetin serb (një provokim sipas Lubonjës). Së dyti sepse sipas tij unë qenkësha përndezur nga ethet e momentit, më paska kapërthyer vala e patriotizmit deri në ekzaltim.

Duke e pasur Lubonjën më shumë mik sesa koleg, duke respektuar tek ai më shumë sensin e së vërtetës sesa atë të profesionit, duke çmuar më shumë betejat në kërkim të përsosmërisë, sesa pasaktësitë e detyrueshme që lë pas epizmi i ndërmarrjeve të tilla, i’u rikthevaartikullit tim të shkruar në të nxehtë, menjëherë pas konferencës dramatike.

Duke qenë se ato fjalë mi thoshte Fatos Lubonja, e rilexova me dyshim: Mos vallë aty, në krah të kolegëve të mij serbë, në atë mjedis të elektrizuar, e kisha humbur edhe unë arsyen, duke rënë pre e një patriotizmi folklorik, për të cilin shpesh kemi shpotitur të tjerët, sëbashku me Fatosin?

SHKARKO APP