Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Ardhja e vajzës se Presidentit Trump në Vlorë është kryelajm. Projekti fantastik turistik i Ivanka Trump dhe Jared Kushner, ia ka rritur kuotat Shqipërisë, sepse flitet për investitorë vajzën dhe dhëndrrin e Trump, të njeriut me të fuqishëm të botës.

Ndërkohë analisti Berat Buzhala ka shkruar për këtë vizitë në Vlorë të tyre se “Statusi politik i Ivanka Trumpit në Amerikë është diçka në mes Zonjës së Parë dhe princeshës.

Ajo, e shoqëruar nga bashkëshorti Jared Kushner dhe dhjetëra arkitektë, ka qëndruar në jug të Shqipërisë, në Zvërnec, ku – bashkë me një grup partnerësh – po planifikon të investojë disa miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë gjithë ditës, Ivanka ka qenë e shoqëruar edhe nga njëri prej djemve të Shefqet Kastratit, i cili thuhet se është partneri shqiptar i Trumpëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri thuhet se familja Kastrati ka raporte biznesore, por edhe private, me Jared-in, Ivanka-n dhe vetë Presidentin Trump.

Nuk i njoh mirë; herë pas here i kam kritikuar edhe në të kaluarën. Por duhet ta pranoj se kjo familje po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm.

Për shkak të ndikimit të Kastratëve, Ivanka, kohë më parë, publikonte në rrjetet sociale postime me libra për historinë e Shqipërisë, e po ashtu publikonte edhe foto nga Shqipëria.

Në këtë kohë paqartësie të madhe politike, kur secili shtet po lufton për interesin e vet, shqiptarët janë me fat që kanë arritur ta krijojnë një lidhje kaq të afërt me këtë familje”- shkruan ndër të tjera Buzhala.

Zemreku i kompanive të familjes Kastrati është Shefqet Kastrati. Ai e nisi aktivitetin privat ndër vitet e para, punoi me pasion, pa u ndjerë dhe pa zhurmë mediatike, siç jemi mësuar me disa të tjerë dhe tashmë ka arritur në majën e biznesit shqiptar. Njeri pasionant për të mirën e vendit, promues dhe financues i shumë projekteve kulturore e artistike në Shqipëri, Kastrati tashmë mbetet markë botërore, falë edhe aftësive të dy djemve të tij.

Ajo që shkruan analisti kosovar Berat Buzhala është e saktë; prej lidhjeve e njohjeve të Kastratit erdhën në Shqipëri disa kompani të fuqishme dhe personalitete të botës së biznesit.

Në foto: Shefqet Kastrati

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?