Ç’është festa fetare e Rrëshajëve dhe si kremtohet ajo?
Rrëshajët janë një festë e mirëpritur. Jo vetëm të dielën, por edhe të hënën nuk punohet. Shumë e shfrytëzojnë këtë ditë për një pushim të shkurtër, apo takime me miqtë. Kafenetë dhe trenat janë plot.
Nga ana tjetër festa e Rrëshajëve, është më shumë se kaq. Kjo festë është pas Krishlindjeve dhe Pashkëve njëra nga tri festat më të rëndësishme në kalendarin kishtar. „Rrëshajët janë festa e shpirtit të Shenjtë, që mbush dhe lidh të gjithë besimtarët në botë”, shkruhet në faqen e kishës protestante gjermane. Rrëshajët janë një festë ndërkombëtare dhe multikulturore e kishës, shkruan katholisch.de.
Origjina e Rrëshajëve në Bibël
Në vende të ndryshme Rrëshajët kanë emra të ndryshëm. Por fjala Pentecoste, që përdoret në disa gjuhë për Rrëshajët, tregon se për çfarë bëhet fjalë. Për një ngjarje, që ka ndodhur në ditën e 50 (greqisht pentecoste) pas festës hebraike të Pesahut, në ditën e falenderimeve, Shavout. Në këtë ditë feste, kur rrugët ishin plot, dishepujt e Jezu Krishtit ishin mbledhur në një shtëpi në Jerusalem. Zbritja e Shpirtit të Shenjtë 50 ditë pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit përmendet në tri vende në Bibël. Në kapitullin e dytë të veprës të Apostujve thuhet: