Çështja gjermane/ Motori i Europës ka ngecur?
Përkeqësohet gjendja e biznesit, kompani të mëdha në alarm, industria ngadalësohet, banka për t’u rimenduar. Dhimbjet e Corporate Deutschland e bëjnë Gjermaninë që të mos e konsiderojë më veten të jashtëzakonshme
Në dukje është pothuajse paradoks: në ditët kur Gjermania përgatitet të marrë me emërimin e Ursula von der Leyen udhëheqjen e Europës politike, dalin sinjale të reja të krizës ose të paktën e lodhjes së lokomotivës gjermane, pas një dekade suksesesh të jashtëzakonshme të made in Germany, fuqia e parë botërore e eksportit, por edhe shumë krenare për aftësinë e saj që t’i mbajë llogaritë në rregull. Përkundrazi, nga zyrat e Leibniz Zentrum në Mannheim ku mbi bazën e përgjigjeve të 350 protagonistëve të ekonomisë përpunohet treguesi i besimit, ZEW, del që edhe në korrik, siç ndodh nga fillimi i vitit, gjendja përkeqësohet: minus 24.5 treguesi i pritshmërive, më keq se në korrik dhe i parashikimeve, tashmë të dobta. “Nuk është parë asnjë përmirësim i faktorëve që frenojnë ekonominë”, likuidon shpresat Drejtori Achim Wambach, që udhëheq një skuadër prej 74 ekspertësh që rrëmojnë gjendjet e kompanive që i drejtohen brutos së qëndrueshme, siç del edhe nga sulmi i rëndë që Dieter Kempf, kreu i Bdi-së (lobit industrial më të fuqishëm), ka lëshuar një muaj më parë kundër qeverisë, e akuzuar veç të tjerash se nuk e kishte vënë vendin në kushtet që të përballonte siç duhej sfidën dixhitale (“vetëm 1 miliard për inteligjencën artificiale” ) dhe se nuk kishte bërë investimet e nevojshme për modernizimin e infrastrukturave, një efekt kolateral i politikës së zerimit të borxhit publik. “Keni tradhëtuar besimin e gjermanëve”, ka akuzuar ai, duke ju drejtuar Kancelares Angela Merkel, e cila i është kundërpërgjigjur: “Besimin ia keni tradhëtuar ju inudustrialistët me dieselgate”. Një skenë e pazakontë në Berlin, e festuar gjithmonë prej aftësisë për të bërë ekip. Për më tepër, që ta bëjë akoma më të hidhur muhabetin, kontribuon përmirësimi paralel megjithëse i vogël i koniukturës në pjesën tjetër të Eurozonës. Është konfirmimi se ekonomia e përtejRinit, e mësuar që të jetë e para e klasës, ka vështirësi në ruajtjen e hapit të grupit.
Bundesbank e ka paralajmëruar rënien e PBB-së në tremujorin e dytë, shoqëruar nga një tkurrje e re e treguesve të industrisë: minus 8.6% në bazë vjetore, rënia më massive prej 10 vitesh, domethënë nga reçisioni i fundit që ka prekur vendin në koinçidencë me krizën e Lehman Brothers. Për hir të së vërtetës, kësaj radhe gjërat janë ndryshe dhe më pak të rënda. Në mbështetje të ekonomisë, që gjithsesi gëzon akoma një shenjë positive, mendon tregu i brendshëm i mbajtur nga ecuria e tregut të punës, afër punësimit të plotë dhe dinamikës pozitive të rrogavei. Por rënia e kërkesës së jashtme, nën presionin e tarifave të Donald Trump, plus vonesën e akumuluar në dixhital dhe sinjalet e shqetësimit në ardhje si nga kompanitë, ashtu edhe nga ndryshimi i thellë i kuadrit politik në vigjilje të daljes nga skena e Merkelit sugjerojnë një ndryshim hapi. Edhe pse statistikat dhe kronikat ekonomike rrëfejnë vetën në një masë të vogël shkurajimin që trondit siguritë e klasës drejtuese. “Na akuzoni se kemi nënvlerësuar kompleksitetin e situatës? Keni të drejtë”. Fjalët e shqiptuara përpara aksionerëve nga ana e Carsten Spohr, numrit një të Lufthansa për të shpjeguar vështirësitë e kompanisë, mund të vlejnë pak për të gjithë. Edhe pse menaxheri e ka zgjidhur muhabetin me një apel ndaj efikasitetit tradicional gjerman. “Mos harroni kurrë se në fund do të dimë të jemi të besueshëm, jo sepse jemi të mërzitshëm, por sepse jemi gjermanë”.
Për momentin, në pritje të një kreshendoje wagneriane, orkestra luan “Rënien e Perëndive”. Një prej tri kompanive të kuotuara në Indeksin DAX, më të rëndësishmin e Bursës së Frankfurtit, i është dashur të sinjalizojë tregun për një alarm fitimesh (“profit warning”), në vend që të njoftojë një shkurtim të krahut të punës në kuadër të një ristrukturimi të fortë. Edhe kujt i është dashur që të marrë në periudhë afatshkurtër masa të dhimbshme, i është dashur që të drejtojë energji dhe kapitale drejt studiove ligjore për të përballuar ortekun e kontestimeve, civile e penale, që nga Volkswagen tek Deutsche Bank, ka prekur kompanitë simbol të një sistemi për t’u pasur zili e për t’u admiruar, por që siç paralajmëron Ernst & Young, “nga pikëpamja e reputacionit po humbet shumë pozicione”.
Treguesi kryesor gjerman dikur fluturonte lart, por tashmë sikur ka një lloj epidemie që ndikon mbi vetëvlerësimin e një klase drejtuese që ndjehej pothuajse e paprekshme pas një serie të gjatë suksesesh. Përkundrazi, në këyë korrik të zezë për ekonominë mbretëreshë e Kontinentit të Vjetër, shumëfishohen sinjalet negative. Duke filluar nga automobilat, koha e mirë dhe koha e keqe e fuqisë industrial gjermane, që mezi po arrin të rikuperojë lidershipin e humbur me difektet e shkaktuara prej hetimeve lidhur me makinat diesel në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Sfida e makinës elektrike po rezulton shumë më e kushtueshme dhe e vështirë se parashikimi, në pikën që Harald Krüger, CEO-ja i BMW-së, njeriu që duhej të tragetonte berlinat e Mynihut në elektriket luksoze, ka dhënë dorëheqjen dy javë më parë, në vigjilje të “profit warning”, i dyti në vetëm tri javë, i Daimler. Dhe Volkswagen, pasi ka përfunduar për herë të parë një marrëveshje për të ndarë shpenzime dhe teknologji me Ford, gjithsesi do t’i duhet të shkurtojë 7000 vende pune brenda 2023. Një krizë sektoriale, sigurisht, por që kontribuon në problemet e BASF-së, gjigandit të kimisë, që ka njoftuar një shkurtim të fortë të fitimeve të pritura, jashtëzakonisht i dhimbshëm pasi ka ardhur tamam një muaj pas vlerësimeve me shenjë të kundërt. Por vuan edhe SAP-i, kolosi i softuerëve, kompania e madhe e fundit e krijuar nga makina ekonomike gjermane, ashtu siç është në vështirësi të mëdha edhe një prej kompanive historike, Thyssen, prej rënies së prodhimit të çelikut në Europë.
Dhe për të nënvizuar hendekun që ndan ekonominë gjermane akoma sot, sidomos në sektorin e prodhimit, nga të mëdhenjtë amerikanë mjafton të thuhet se Axel Springer, grupi lider në fushën e botimeve, ka thirrur KKR-në, gjigandin amerikan e private equity, për të drejtuar transformimin e tij dixhital. Por për të ilustruar perëndimin e ambicieve globale të fuqisë financiare gjermane asgjë nuk është më efikase se tërheqja e Deutsche Bank nga City londinez dhe nga tregu amerikan: sot banka e Kajzerit, në vigjiljen e përvjetorit të 150-të të saj, vlen në Bursë sa 1/3 e Banca Intesa Sanpaolo italiane që nuk është globalizuar. Për hatër të Zotit. Ekonomia gjermane nuk ezaurohet në grupet e mëdhenj kimikë apo të automobilave. Shtylla kurrizore mbetet Mittelstand, domethënë format e ndryshme e biznesit të vogël e të mesëm për më tepër më dimension familjar, 86% e kompanive private, që garanton 53% të vendeve të punës dhe 40% të të ardhurave globale të ekonomisë gjermane.
Një fenomen që nuk peshon edhe aq shumë në qytet – shtetet e mëdha, nga Hamburgu në Bremen apo në vetë Berlinin, kryeqytetet e terciarit, të energjisë ose, si Frankfurti, të financës. Një model që mbetet hegjemon në Bavari apo në Westfalia, të populluara nga kompani me rreth 500 punëtorë të drejtuara nga një padron. “Mittelstand, shpjegon Marcel Fratzscher, Drejtor i think tank DIW dhe pedagog në Humboldt University të Berlinit, ka qenë bashkë me kohezionin social dhe sistemin e qëndrueshëm të përkrahjes sociale forca e vërtetë e modelit gjerman. Një pasuri sot në rrezik prej dy iluzioneve të rrezikshme politike”. Cilët? “I pari, shkruan Fratzscher në “Financial Times”, bindja absurde se nuk duhet të jetë Gjermania ajo që duhet të ndryshojë, por vendet e tjera europiane që do të duhej ta imitonin shembullin virtuoz të saj”. Një qëndrim që ka mundësuar të pengohen zgjerimet e benefiteve të bumit. Një bumerang që është përkthyer në një sufiçit të bilancit tregtar, me efekte të ndryshme negative: ekspansioni i investimeve të huaja në kurriz të atyre në tregun e brendshëm, përjashto punët më pak të ruajtura, shkak pakënaqësie të thellë. “I dyti, vazhdon studiuesi, iluzioni se Gjermania nuk ka nevojë për Europën dhe se Bashkimi Europian, përkundrazi, varet nga mirësia jonë”. Kush e di, ndoshta mësimi i krizës, nëse mësohet me shpejtësi, mund të favorizojë modestinë. Po e mendon frau Ursula?
(nga NZZ Folio)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al