Çfarë do vërtet opozita nga reforma në drejtësi?
Nga Mero Baze
Më në fund Bujar Nishani po flet më hapur. E ka të qartë kundërshtimin ndaj refromës në drejtësi dhe e ka inatin me institucionin kryesor të saj, Komisionin e Ekspertëve të nivelit të lart që po merren me draftin e ndryshimeve kushtetuese që do të propozojnë. Bujar Nishani i ka etiketuar si ekspert të politizuar biles dhe ekstremist.
Po si është e vërteta e përzgjedhjes së tyre?
Komisioni i Ekspretëve të nivelit të lart për reformën administrative është krijuar rreth gjashtë muaj më parë, sipas një formule që shmang politikën nga rekomandimet dhe ngarkon për këtë institucionet, që kanë të bëjnë me drejtësinë në Shqipëri, duke pasur si bashkdrejtues dhe përfaqësues të programit OPDAT-i të SHBA, Euralius i Bashkimit Evropian, Komisionin e Venecias dhe OSBE. Institucionet që kanë propozuar ekspertë, janë Gjykata e Lartë, kryetari i së cilës është zgjedhur nga Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese kryetari i së cilës është zgjedhur nga Sali Berisha, Prokruria e Përgjithëshme kryetari i të cilës është zgjedhur nga Sali Berisha, Shkolla e Magjistratuës që ka përfaqësim akademik, Ministria e Drejtësisë që i takon qeverisë, si dhe katër institucionet ndërkombëtare që merren me drejtësinë në Shqipëri, misioni i ndihmës ligjore të SHBA, OPDAT, ai i BE, EURALIUS, OSBE dhe një vëzhgues nga Komisioni i Venecias. Komisioni i ka kërkuar dhe Presidentit që të dërgoj aty një anëtar nga Këshilli Lart i Drejtësisë, por për shkak se Nishani në atë kohë ishte i udhëzuar nga Berisha, ta bojkotonte procesin, nuk dërgoi njeri, duke injoruar ftesën dhe duke arsyetuar se KLD nuk bëhet pjesë e këtij procesi. Së fundmi kur PD u kthye formalisht në proces, nën presionin e SHBA dhe BE, për të përfshirë në reformë dhe modalitet e ligjit për dekriminalizimin në politik, Nishani ka rekoamnduar të merret me këtë punë kunati i Gjin Gjonit, i cili ka propozuar një zonjë të afërt me Alibej, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim .
Po në këtë kuadër PD ka kërkuar të fus dhe ajo tre ekspert të saj pranë Komisionit, por formula e ekspertëve të nivelit të lart, bazohet tek propozimet që vijnë nga insitucionet dhe jo nga partitë politike. Sidoqoftë dhe për ata është gjetur një zgjidhje, të jenë të pranishëm në veprimtarinë e këtij Komisioni. Prej tre emrave, njëri është i panjohur, dy të tjerët janë Enkelejd Alibej dhe Ivi Kaso. Të dy janë juristë me përkushtim ekstrem politik, por për mua janë të paqortueshëm nga formimi profesional Nga gjithë ekspertët që kanë propzuar institucionet shtetërore, unë nuk gjej askënd kaq të angazhuar politikisht sa tre emrat e dërguar aty nga opozita, ndërkohë një nga kesrtët më të mirë të opozitës për cështje kushtetuese Ilir Rusmali as është ftuar prej tyre të konsultohet për këtë cështje, vetëm se nuk e duan fëmijët e Berishës, si “armik” të bizneseve të Familjes. Ekspertët e propozuar nga insitucionet janë të gjithë pa histori politike dhe angazhime konkrete politike sic janë këta tre emra, dhe mbi të gjitha Komisioni i ekspertëve ka bashkëdrejtues përfaqëesusit e EURALIUS-i, OPDAT-i, si dhe vëzhguesit nga Komisioni i Venecias dhe OSBE.
I gjithë ligjërimi politik i Bujar Nishanit kundër asaj cfarë është bërë deri tani nga ky Komision, i cili nuk do të coj asnjë rekomandim në parlament pa miratimin e ndërkombëtarve, ka të bëj pikërisht me faktin se Komisioni po mban larg politikën dhe ekstremizmin politik nga kjo reformë. Ajo që Nishani thotë, është në fakt ajo që Nishani dhe Berisha kërkojnë të bëjnë në këtë proces, pra përfshirjen e politikës në reformë dhe kthimin e refomrës në një kompromisi politik të ri mes pozitës dhe opozitës për kapjen e drejtësisë.
Nga mënyra si Bujar Nishani flet për puën e derisotme në këtë Komision, duket qart jo vetëm që mungon konsiderata për atë që është bërë, por dhe një përgatije për betejë politike kundër saj. I vetmi që ka një qnëdrim më korrekt ndaj këtij procesi deri tani është Lulzim Basha i cili nuk ka folur, edhe spe ka nxjerr vartësit e tij të shprehen kundër saj. Rreziku real që ka Basha është të përsëris historinë e tij dhe të PD ndaj gjithë nismave ligjore që kanë ndryshuar rrënjësisht historinë e Shqipërisë. Kryetari i tij real Sali Berisha refuzoi në vitin 1998 të përfshihej në Komsionin Kushtetues duke akuzuar qeverinë se Komisioni i Kushtetutës kishte në krye një ekstremist komunist agjent të grekëve, të quajtur Arben Imami , i cili kishte përmbysur sipas Berishës me tank rendin kushtetues. Të njëjtin vlerësim negativ kishte dhe për bashkryetarin Sabri Godo, të cilën e quante një skile të vjetër të Ramiz Alisë. Për shkak të Arben Imamit, e braktisi Komisionin dhe abstenoi dhe në referendumin për kushtettë. Vite më vonë pranoi jo vetëm kushtetutën por bëri yll të politikës së saj dhe Arben Imamin, pë rmos të folur për qëndrimin hipokrtit ndaj Godos.
Edhe reforma e dytë e rëndësishme në vend pas hartimit të kushtetutës, reforma adminstrative u kundërshtua nga Basha nën ndikimin e Berishës. Ajo u quajt e papranueshme dhe e politizuar. Edhe pse u ofrua kompromis maksimal dhe pse u mbështet nga ndërkombëtarët, Basha nuk e pranoi dhe u betua se nuk do ta njoh kurrë dhe do ta ndryshoj. Pas disa muajsh, jo vetëm e pranoi por u fut në zgjedhje sipas ndarjes që diktonte reforma dhe natyrisht humbi thellë për shkak të paqartësisë ku e ka zhytur elektoratin e vet.
E njëjta gjë po i ndodh dhe me këtë reformë të re kushtetuese, e cila do të ndryshoj së paku fatin e drejtësisë në Shqipëri. Ai po e lë debatn në emër të PD në gojë të ekstrmistëve politikë, dhe kamikazëve të Berishës, por reforma do të kryehet sipas rekoamndimeve përndimore. Dhe kur ajo të kryehet me votat të PD, ose referendum, për Bashën do të jetë vonë, ti rikthehet kauzës që ja dhanë me zor ta mbronte, por as nuk do ta përdor, atë të dekriminalizimit. Pa këtë reformë, ajo është një fjalë boshe, që nuk tremb as laraskat. Me këtë reformë, ajo bëhet mekanizëm vetpastrues i jetës politike nga krimi. Tani jemi duke kuptuar cfarë do në të vërtet opozita!