Çfarë fituan shqiptarët nga marrëveshja në Maqedoni?

 

Nga Kim Mehmeti

“Pra, flini të qetë, sepse shpëtoi Maqedonia: pas bisedimeve të lodhshme mes katër partive parlamentare, u arrit Marrëveshje mes opozitës maqedonase, LSDM-së dhe DPMNE-së! Shqiptarët pyesin se cili ishte roli i BDI-së dhe i PDSH-së në këto bisedime dhe çka fituan shqiptarët e këtushëm nga kjo Marrëveshje ?! BDI-ja dhe PDSH-ja bënë punën për të cilën paguhen dhe që e kanë bërë me vite: i ndihmuan punëdhënësit e tyre – pra qarqet kriminele policore e politike të DPMNE-së – që ‘shumetnikisht’ t’i përballin sulmet e opozitës njëetnike!

Swiss Digital Desktop Reklama

Me çka del se edhe nga shqiptarët e këtushëm kërkohet t’i harrojnë të gjitha të këqijat që ua bëri regjimi DPMNE-BDI dhe, të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë gjer më tani: të votojnë për BDI-në apo PDSH-në dhe kështu, me dorën e tyre, t’i zgjedhin vasalët shqiptarë, ata që do ia japin legjitimitetin shqiptar sunduesit maqedonas, me çka, cilitdo regjimi, do ia mbulojnë edhe veprimet antishqiptare!

Swiss Digital Mobile Reklama

Por duhet pranuar se kjo Marrëveshje, e ka një të mirë: ngaqë ka të bëjë me mosmarrëveshjet brenda etnitetit dhe kampit politik maqedonas, ka gjasa ajo suksesshëm të përmbyllet! Pra nuk është nga marrëveshjet e dala pas ndonjë mosmarrëveshjeje shqiptaro-maqedonase, nga ato që kanë të bëjnë për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë, nga ato që kanë për qëllim blerje kohë dhe pengimin e kalbëzimit të mëtejmë të Maqedonisë, Marrëveshje për të cilat ke përshtypjen se nënshkruhen vetëm që të kemi me çka të merremi ne shqiptarët e këtushëm, ne që ‘kryelartë’ dhe pa kërkuar përgjegjësi apo shpjegim as nga pushtetarët shqiptarë, përballëm ‘Sopot’ e ‘Brodec’, ‘Enciklopedi’ e ‘Shkup 2014’, Likuidimin e Harun Aliut me shokët, si dhe ‘Monstër’ e Kumanovë.

Pra kjo Marrëveshje nuk është, siç ishte, për shembull, Marrëveshja e Ohrit, që u nënshkrua në vitin 2002, që duhej të realizohej deri në vitin 2004, e për të cilën ke përshtypje se ende askush nuk ka arritur ta lexojë deri në fund, e lë më ta realizojë!” 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?