Çfarë po ndodh me Partinë Demokratike?

Nga Artan Fuga

Per rreth dy vjet kam kuptuar shume mire se cila eshte permbajtja e projektligjit per arsimin e larte qe eshte vendosur te kaloje te marten ne Kuvend, ne bashkepunim tashme te vendosur pas perdeve te skenes te teatrit politik, mes mjaft deputetesh te dy kraheve poltike.

Nuk mund te jemi naive. Zaret jane hedhur.

Por, asnjehere nuk kam kuptuar se cili ka qene qendrimi politik i partise demokratike, opozites se sotme, sikurse e ka statusin formalisht, lidhur me kete projekt-ligtj.

Deri sot, 48 ore perpara votimit, ende nuk ka nje vendim politik zyrtar te shpallur ne menyre unanime.

Kryetari i PD, megjithe verbin e tij ekselent politik, zoti Basha, ka heshtur tere kohen. Por, gjithsesi ka vend se paku te revoltohet bashke me ne qe parate e studenteve te shkojne per fushata elektorale, apo jo?

Pothuajse kane heshtur edhe ish ministrat demokrate, megjithe respektin personal te sinqerte dhe te paster qe kam per ta. Kane heshtur, as kane thene jemi dakord, sepse nuk munden ta bejne kete si duket, as nuk thone nuk jemi dakord sepse nuk munden.

Te shkojne ne mal i ha arusha, te rrine ne shtepi i rreh gruaja, thote nje fjale e urte popullore.

Dje ne darke lexoja sutitrat e lajmeve flash te 24 news TV, ku jepeshin disa deklarime as mish as peshk ardhur nga zoti Myqerem Tafaj, miku im i nderuar dhe shume i respektuar, si deputet i partise demokratike, shpresoj te redaktuara keq dhe rrumbullakosur nga gazetari dhe jo nga pena e tij sqimatare dhe e holle.

Projekligji thoshte psh miku im, prek admninistrimin e Universiteteve.

E imagjinoni cfare deklarimesh politike i kane vendosur ne goje ???

"Prek" ??? Hajde kuptoje se cfare do te thote te kam rixha. Prek eshte edhe kur e perkedhel dike, edhe kur e mban per krahu nje te moshuar, edhe kur dikush ben dashuri me nje tjeter, edhe kur e godet me shuplake, e keshtu me rradhe.

Kur i foluri politik shprehet me metafora, dijeni se eshte ne ngerc dhe ne hall.

Ka rregulla per kete qe ne profesionistet e komunikimit i kuptojme qysh kur dikush hap gojen per te thene rrokjen e pare.

Vec deklarimeve te zotit Emiljano Boci, te forta dhe te qarta, por pa tager te nje deklarimi zyrtar politik, te gjitha qendrimet e tjera i ngjajne nje varke qe luhatet mes dallgesh pa ditur se cfare behet me timonin e komandimit.

Edhe ne seancen e fundit ne Kuvend, pati anashkalim te objektit te vertete te debatit. Debati rreshkiti nga nje debat normativ per ligjin, ne nje seance thuajse degjimore per gjendjen e arsimit te larte te zonjes ministre te arsimit dhe sporteve.

Deputete qe mungonin ne salle a thua se kane marre ndonje flete kampi bashkimesh profesionale per te pushuar ne Razem a diku andej nga plazhi i Durresit, pire uje me xixa, akull te ftohte dhe freskues ne keto dite vape me plas.

Si duket partia demokratike ende nuk e kuptuar profesionalisht se ku qendron problemi i projektligjit, ende nuk e ka kuptuar se eshte nje tekst i denje per vitin 1976.

Duket ashiqare se partia demokratike deri tani nuk do, ose nuk mundet, te mbaje qendrim te qarte.

Pune e saj sigurisht, jo e jona, por si qytetare e universitare kemi nevoje edhe per qeverine edhe per opoziten, nese njera nga te dyja mungojne, ose te dyja njekohesisht, atehere ne si intelektuale sikurse edhe kombi nuk kemi asnje te mire.

Por, mos thone pastaj se fajin e kane votuesit e saj, kushdo qe ata jane, qe nuk e votojne…

Pune e tyre…

Perse ky qendrim as mish as peshk, qe ne fakt dhe objektivisht eshte nje mbeshtetje e heshtur dhe e terthore e projektligjit qe po ecen perpara si ujet e Lanes ne nje dite me re ne Dajt???

Ose sepse edhe deputete te saj jane nen influenca dashakeqe per arsimin publik,

ose sepse figura te rendesishme politike atje kane lidhje te shkurtra me sektorin privat te arsimit,

ose sepse kane borxhe te vjetra per te lare qe tani ua kerkojne me shantazhe te ndryshme,

ose sepse deputet jane te percare lidhur me kete ceshtje, a me te tjera, dhe lidershipi i mban ne anije duke e lene ate te lekundet mes dallgeve si e vetmja menyre per te mos e mbytur anijen,

ose sepse vete konceptet e drejtuesve te pd jane ne mbeshtetje te projektligjit, e drejta e tyre, por nuk e shprehin dot hapur nisur nga imazhi i keq qe ky projekligj ka ne mjediset universitare ku cdo mbeshtetje e tij do t'i bjerrte edhe ata mbeshtetes qe jane,

ose nuk e di cfare te them.

Por, nese partise demokratike do t'i degjenerohej nje event deklarimi i forte politik pro ose kunder ligjit, pune e saj, ne nje tryeze ojqfiste debati midis atyre qe jane "pro" dhe "contrasve", atehere kjo do te kishte qene kulmi i hipokrizise politike, dhe bjerrja perfundimtare e influences te saj politike ne rrethet universitare.

Do te kishte qene edhe zhgenjimi perfundimtar i te gjithe zerave qe pa asnje ngjyrim politik, larg partive politike, me sinqeritet dhe patriotizem, duke u pergjigjur ndergjegjes te tyre profesionale, kane dy vjet qe perpiqen te reformojne sistemin universitar duke e mbrojtuir nga qellime te ulta meskine ardhur nga qendra qe te gjithe i dine se kush jane e gjenden … pothuajse … kudo.

SHKARKO APP