Çfarë po ndodh me politikën në Shqipëri?

Placeholder Image

Presioni ndërkombëtar ndaj Shqipërisë, posaçërisht partive politike dhe udhëheqësve të tyre, është rritur maksimalisht, muajt, javët dhe ditët e fundit.

Ekziston një presion i madh ndërkombëtar që shteti shqiptar, institucionet e tij, partitë politike, të dekriminalizohen përfundimisht.

Gjendja në Shqipëri ishte treguar alarmante, duke ndezur të gjitha dritat e emergjencës, kur partia më e madhe në Shqipëri, Partia Socialiste, i ka futur në deputet dhjetëra deputetë të inkriminuar – disa prej tyre edhe për vrasje.

Kjo ka ndikuar që të rritet presioni i publikut ndaj partive politike, por edhe i mekanizmave ndërkombëtarë. Shi për këtë para disa ditëve, udhëheqësit e partive politike u detyruan ta themelonin Byronë Kombëtare të Hetimeve. Për ta treguar rëndësinë e kësaj byroje dhe themelimin e saj, kishin folur edhe zyrtarët më të lartë të SHBA’ve, por edhe të BE’së.

Tash pasi ka ndodhur kjo gjë, partitë politike në Shqipëri po diskutojnë edhe për aprovimin e Ligjit për Dekriminalizim, i cili pritet të caktojë disa standarde më të larta, se sa deri më tash.

12768335_10153523101966523_1032436558298637201_o

Aktualisht, për të gjithë këto debate, për të gjithë këto tensione, përgjegjësinë kryesore e mbajnë dy partitë politike më të mëdha në vend: Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Këto të dyja janë njëkohësisht edhe subjektet më jotransparente në gjithë spektrin politik të atjeshëm.

Në anën tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim është angazhuar, dhe ka sponsorizuar, shumicën e ligjeve që rrisin transparencën financiare.

Ky është subjekti i vetëm politik në Shqipëri që deri më tash i ka bërë publike të gjitha të hyrat dhe të gjithë donatorët e saj, si dhe ka kërkuar zbatimin e reformës zgjedhore, në përputhje me sugjerimet e Komisionit të Venecias.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i partive më të mëdha në vend, PS dhe PD, tash pas zhvillimeve të fundit. Është një enigmë e madhe nëse Partia Socialiste do ta tejkalojë vetën për t’u bërë pjesë e luftës për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.

Tashmë ketë luftë e ka nisur Ambasada Amerikane në Shqipëri, duke i vënë në listë të zezë të gjithë zyrtarët shtetëror të përfshirë në korrupsion.

Kjo Ambasadë tashmë nuk po i pajisë me viza personat e dyshimtë, duke përfshirë edhe gjyqtarët dhe prokurorët.

12819219_10153523102081523_7339509490488582800_o

SHKARKO APP