Çfarë po ndodh në Kosovë?

Pika e përbashkët e të dy fronteve është që Turqia të lihet jashtë loje.

Ngjarjet e fundit në Kosovë janë pjesë e këtij skenari global. Gjendja në të cilën është zhytur shteti në një rrugë pa shtegdalje është rasti më i mirë për ta realizuar këtë skenar.

Aleanca Gjermani-Soros e ka bashkuar opozitën kundër kryeministrit Thaqi. Por zgjedhjet e fundit bazuar në aritmetikën e parlamentit janë kthyer në një pikë qorre. As partia në pushtet PDK-ja, e as blloku i përbërë nga LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për ta bërë qeverinë. Nga pamundësia për t’u mbledhur parlamenti, po prolongohet edhe zgjedhja e kryetarit të parlamentit.

Duke e shfrytëzuar gjendjen e turbulluar, fuqitë globale kanë nisur procesin e “28 Shkurtit” (Autori ka për qëllim grushtetin më 1997 në Turqi) duke marrë për shkas aderimin e disa shqiptarëve në organizatat si Al-Nusra dhe ISIL.

Pushteti i Kosovës nën pretekstin e rekrutimit të militantëve për në ISIL, ka burgosur 40 veta gjatë muajit gusht. Mediet e përkrahura nga Soros në të njëjtën kohë kanë filluar një propagandë të frikshme ndaj Islamit dhe Myslimanëve.

Brenda pak kohësh, ndodhi edhe vala e dytë. Ngjashëm sikurse imami i xhamisë së madhe në Prishtinë (Sultan Mehmet Fatihut) Shefqet Krasniqi, i cili është një figurë e respektuar nga të gjitha shtresat, u burgosën edhe 13 imam të tjerë.

Lideri i lëvizjes islame-Bashkohu!, Fuad Ramiqi është burgosur pas një operacioni policor. Ramiqi ka qenë ushtarak mysliman në armatën Jugosllave. Është një veteran lufte që ka marr pjesë në luftën e Kosovës dhe Bosnjës. Po ashtu ka marrë pjesë edhe në anijen “Mavi Marmara”.

Akoma pa kaluar reagimet e valës së dytë, u zhvillua edhe vala e tretë. Me këtë rast Ministria e Pushtetit Lokal ka sjellë vendimin e mbylljes së 16 organizatave jo-qeveritare duke shkaktuar edhe ndalimin e veprimit të personave juridik.

Thuhet se shumica e këtyre organizatave kanë afri me lëvizjen Selefite. Ajo që është për t’u habitur është Asociasioni për Kultur Edukim dhe Arsim-AKEA e cila botërisht është njohur për qëndrime të kundërta ndaj lëvizjes Vehabite/Selefite dhe është në grupin e organizatave të cilat janë mbyllur.

Shumica e anëtarëve të AKEA-s e cila është themeluar në vitin 2004m janë shqiptarë, turk dhe boshnjakët sunitë. AKEA ka qenë një organizatë e cila është marrë me aktivitete në fushën e edukimit. Ka disponuar me çerdhe dhe nivel parashkollor të nxënësve. Përpos kësaj ajo është përkujdesur dhe u ka zgjatur dorën njerëzve me nevojë e sidomos jetimëve.

AKEA, po ashtu ka realizuar aktivitete me qëllim të forcimit të lidhjeve historike dhe kulturore në mes të Turqisë dhe Kosovës. Ajo ka realizuar projekte të përbashkëta si kurset e gjuhës turke, artizanet tradicionale turke, konferencë për historinë dhe thesarin Osman si dhe seminare të ndryshme. Ka realizuar projekte të përbashkëta kulturore dhe edukative me TIKA-n, institutin e Yunus Emre-s, me drejtorinë e YTB-së (Drejtorinë e Diasporës)  si dhe me shumë komuna.

Një emër tjetër i cili ka lidhje të mira me Turqinë, e që akuzohej për përgjegjësi ndaj imamëve të arrestuar, është edhe myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës-BIK, Naim Tërrnava. Në të vërtetë, ai të cilit duhet drejtuar gishtin për arrestimet e imamëve është Xhabir Hamiti, kryetar i kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës-BIK por që një kohë të gjatë ndodhet nën patronazhin e Soros-it.

Hamiti në emër të përhapjes së idesë se Naim Tërrnava është “përfaqësues i Islamit radikal” ka bashkëpunuar dorë më dorë me mediet e përkrahura nga Soros, me qëllim për ta rrëzuar Naim Tërrnavën.

Në një fjalë, gjithçka që po ndodh në Kosovë, po bëhet për qëllim për ta larguar Turqinë terreni, dhe për t’i kthyer fytyrën Kosovës kah Perëndimi i krishterë.

Struktura paralele (lëvizja Gylen) e cila merr përsipër çdo projekt dhe bën vullnetarisht punën e hyzmeqarit për ta vënë Turqinë në pozitë të vështirë, e kur është fjala tek Kosova nuk hezitoi për ta bërë atë që i takon. Më datë 25 shtator Emre Uslu botoi një artikull njëherazi në Taraf dhe Today’s Zaman, nën pretekstin se “Tika ka ndihmuar në Kosovë AKEA-n, organizatat që u mbyllën për shkak lidhje me ISIL dhe Al-Nusra”, gënjeshtër kjo që e bën lëvizjen Gylen pjesë të kësaj loje globale.

Shkaku kryesor që e ka bërë Strukturën Paralele të shqetësohet nga AKEA është se kjo e fundit i shpalosi fytyrën e vërtetë strukturës. AKEA posaçërisht studentët kosovarë, i ka mbrojtur nga kurthat e strukturës paralele. Çka më tepër, me rastin e 17 Dhjetori-t (Grushtetit të tentuar nga lëvizja Gylen), ajo i dha mbështetje të plotë vullnetit popullor.

Drita e diellit nuk mbulohet me dorë. Të gjithë institucionet e Turqisë, e që vend të parë zë TIKA, po mundohen për zhvillimin e mirëqenies së popujve të Ballkanit, të zhdukin urrejtjen dhe mos-durimin në mes tyre.

Jo vetëm se i japin mbështetje terrorit, por përpiqen t’i pengojnë veprat e mira. Struktura paralele, e që respektin dhe mirëkuptimin e kanë vetëm në gjuhë, nuk humbin asnjë mundësi për t’u futur në aksion duke shfrytëzuar vendet e Ballkanit.

Mos të harrohet se, në mes të Kosovës dhe Turqisë ka aso lidhje vëllazërore, kulturore dhe historike, dhe me një frymë nuk rrëzohen ketë lidhje. Në të kundërtën, akoma më tepër forcohen.

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

SHKARKO APP