Charlie Hebdo ndërpret për një kohë të pacaktuar publikimin

E përjavshmja satirike “Charlie Hebdo” me sa duket do të ndërpresë për një kohë të pacaktuar publikimin e numrit të saj të rradhës, duke cituar lodhjen dhe pikëllimin e punonjësve pas aktit terrorist të ndodhur në fillim të janarit ku mbetën të vrarë 12 persona.

“Anëtarët e stafit kanë nevojë për pushim dhe numri i ri që parashikohej të botohej më 4 ose më 11 shkurt në fakt nuk do të dalin në treg,”- u shpreh publicistja e revistës duke theksuar se – “ende nuk ka një datë për botimin e numrit të ri. Stafi i revistës nuk është ende gati për të krijuar një tjetër numër dhe ata kanë nevojë për më shumë pushim që të marrin veten.”

Sipas publicistes, kjo nuk do të thotë se “po heqim dorë para kërcënimeve, por është thjesht nevoja që punonjësit dhe karikaturisët të qetësohen dhe të rimarrin veten.”

SHKARKO APP