CIA: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2015

Në vitin 2000, Agjencia Qendrore e Inteligjences Amerikane, CIA publikoi një raport prej 70 faqesh, ku parashikonte të ardhmen e botës deri në vitin 2015. Pjesa më e madhe e këtyre parashikimeve janë të sakta e në pak të tjera agjencia ka dështuar.

CIA parashikonte se marrëdhëniet ndërkombëtare do të dominoheshin gjithnjë e në rritje nga organizatat e fuqishme dhe jo nga drejtuesit e qeverive.

Përfundimi: Ndoshta e vërtetë. Sot është e vështirë të bësh dallimin mes faktorëve shtetërorë dhe jo. Mjafton të vëresh Shtetin Islamik apo hakerat jo detyrimisht koreano – verior që sulmuan kompaninë kinematografike Sony.

Nga viti i publikimit të raportit deri në 2015 sulmet terroriste do të bëhen më të sofistikuara me qellimin kryesor, sulme masive me më shumë viktima, – shkruhej nga ekspertet e angjecisë. Sot ky parashikim rezulton i vërtetë.

Sikundër është e vërtetë që Irani po punon për raketa balistike ndërkontinentale, ndonëse nuk do t’i testojë brenda këtij viti ashtu siç mendonte CIA 15 vjet më parë.

Parashikohej gjithashtu se popullsia e botës do të rritej me më shumë se 1 miliardë banorë dhe ashtu ka ndodhur.

CIA ka bërë parashikime të sakta edhe përsa i përket faktit që burimet e energjisë do të ishin të mjaftueshme.

Pjesërisht i saktë është përfundimi se Ekonomia e Kinës do të rritej duke sfiduar ekonominë Evropiane, por gjithnjë do të ishte në vend të dytë, pas asaj të Shteteve të Bashkuara. Sot të dhënat tregojnë se ekonomia Kineze është më e fuqishme se ajo Amerikane.

Agjencia ka dështuar në parashikimin për uljen e popullsise në Afrikë si pasojë e Sidës, urisë, rënies ekonomike dhe trazirave politike.

Në vitin 2000 popullsia në Afrikë ishte 800 milionë, sot ajo numëron 1.1 miliardë banorë. 

SHKARKO APP