CIA sajoi pikë doganore false në Shqipëri për operacionet antiterroriste
vitit 2004. Sipas raportit të deklasifikuar të Komitetit për Studimin të Programit të Burgosjes të CIAs, të bërë publik këtë javë nga Senati Amerikan, al-Masri pasi u arrestua nga autoritet Maqedonase u transferua në një qendër sekrete izolimi të CIA’s në [Afganistan] në Janar të vitit 2004. Në Afganistan al-Masri u mbajt për gati katër muaj në një qeli të ‘vogël dhe të pisët,” duke u marrë shpesh në pyetje gjatë të cilave ai pretendon se është keqtrajtuar. Kabllogramet e CIA’s të 27 dhe 28 Janarit 2004, al Masri “ngjante i hutuar pse ishte dërguar në këtë burg,” dhe “i sigurtë kur thonte që CIA kishte njeriun e gabuar.” Edhe pse agjentët e CIA’s nuk ishin të sigurtë që al-Masri kishte lidhje me organizata terroriste, ata nuk ishin të gatshëm ta lironin atë për shkak se besonin se lirimi i tij mund të vinte në rrezik interesat Amerikane.Një nga stacionet e CIA’s me emër të koduar ALEC ishte i mendimit që al-Masri nuk duhej të lirohej, ndërkohë që një divizion tjetër kërkonte që qeveria Gjermane të mos njoftohej për lirimin e tij.Për të zgjidhur kontradiktat, rasti i al-Masrit u morr në dorë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili vendosi lirimin e tij dhe lajmërimin e qeverisë Gjermane. Sipas Këshillit të Europës, CIA i kërkoi Shkupit ta rikthente në Maqedoni al-Masrin, por Maqedonia refuzoi. “Mund ta imagjinoni që gjëja e fundit që Maqedonasit donin ishte që ta merrnin problemin mbrapsht,” i tha një burim i CIA-s këshillit të Europës në 2007.Zgjedhja e dytë e CIA-s ishte Shqipëria, e cila për shkak të afërsisë së saj gjeografike më Maqedoninë, krijonte mundësinë që Al-Masri të dërgohej me makinë në kufirin Maqedonas, në gjendje të çorientuar, gjë “që do të reduktonte besueshmërinë e tij në qoftë se do ta bënte historinë e tij publike.”
Të dhënat e siguruara nga Këshilli i Europës tregojnë që al-Masri u transferua nga Kabuli nëpërmjet një avioni çarter të CIA-s në aeroportin e Kuçovës.
Por ndryshe ka çfarë dihej më parë, ai nuk dërgua kurrë në kufi me Maqedoninë. Sipas raportit të Komitetit për Studimin të Programit të Burgosjes, CIA përdori një ‘pikë kufitare të rreme në Shqipëri, ku oficerët [Shqiptarë] i thanë atij që kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht dhe do të riatdhesohej në Gjermani.”Përpara se ta hipte në një avion linjë për në Frankfurt në aeroportin Nënë Tereza, CIA i dha al-Masrit 14.500 euro dhe i ktheu sendet e tij personale. Qeveria shqiptare ka refuzuar vazhdimisht të japë detaje mbi rolin e saj në programin e burgosjeve dhe transferimit të të dyshuarve për terrorizëm të CIA-s.Kërkesa të bazuara në ligjin e të drejtës së informimit drejtuara autoriteteve shqiptare nga organizata si Access Info Europe, nuk kanë marrë kur përgjigje. Detajet e lirimit të al-Masrit janë pjesë e një raporti prej 500-faqesh të Komitet të Inteligjencës të Senatit Amerikan i cili zbulon se programi sekret i CIA-s për burgosjen e të dyshuarve për terrorizëm nuk ishte efektiv, mbështetej në të dhëna të rreme, dhe në të njëjtën kohë ishte shumë brutal se CIA i kishte dhënë të besonte ligjvënësve Amerikan. Raporti zbulon që CIA në mënyrë të vazhdueshme kishte gënjyer qeverinë Amerikane dhe publikun mbi me informacione të rreme mbi programin, i cilin ‘ka dëmtuar pozitën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë.”
BIRN