Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cili ishte fundi tragjik i albanologut, Franc von Nopça, një prej kandidatëve si mbret evropian për Shqipërinë”?

Forum E premte, 26 Prill 2024 12:17
Cili ishte fundi tragjik i albanologut, Franc von Nopça, një prej kandidatëve si mbret evropian për Shqipërinë”?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Më 26 prill 1933 ndërroi jetë Baroni Franc Nopça, një figurë e rëndësishme e albanologjisë, një personazh atipik. Nopça njihej si etnolog, gjeolog, paleontolog, aventurier, dhe figure publike dhe politike, dhe veprimtaria e tij shkrihet në një hartografi që përshkon: Vjenë, Shkodër, Sarajevë, Bukuresht dhe Budapest. Jo vetëm me jetën dhe gjithë gamën e veprimtarisë së tij të larmishme, sfidat dhe përmbushjet e trazimta të ambicieve të tij, por edhe me vdekjen ai do të bënte lajm.

Më datën 26 prill 1933 gazeta “Neue Freie Presse” e Vjenës botoi artikullin e mëposhtëm:

“Drama e përgjakshme në rrugën Singer. “Studiuesi si vrasës dhe vetëvrasës”. Siç u njoftua, Privatdocent (Baron) Dr. Franc Nopça, pesëdhjetepesë-vjeçar, vrau dje paradite sekretarin e tij afatgjatë, shqiptarin dyzetepesë-vjeçar, Bajazid Elmas Doda, në banesën e tij në katin e tretë të shtëpisë së parë, në rrugën Singer, numër 12, dhe pastaj vrau vetën para tavolinës së dhomës së punës, me një të shtënë në gojë. Nga hulumtimi mjekësor zyrtar doli që sekretari kishte pësuar dy të shtëna gati në të njëjtin vend në tëmthin e majtë, të cilët shpuan kafkën krejtësisht, kështu që fisheku, pas daljes nga koka, ngeli në jastëkun e kërrigës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duket se Nopça e kishte përgatitur veprimin paraprakisht. U gjetën shumë letra lamtumire të mbyllura për farefisin dhe për miqtë e tij, si dhe një testament të mbyllur për një avokat vjenez dhe shënime të tjera. Mendohet që një arsye e veprimit të ketë qenë gjendja e vështirë financiare e tij, me qenë se shërbëtorja tha që ajo nuk e kishte marrë rrogën që prej katër muajsh. Dihet gjithashtu që Franc Nopça, i cili donte më shumë se çdo gjë tjetër librat dhe koleksionet e tij, kishte menduar edhe për bibliotekën e tij të madhe me shumë vepra unikale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Arsyeja e vetëvrasjes sime është sistemi im nervor i hallakatur. Arsyeja që godita me armë zjarri e mikut dhe sekretarit tim afatgjatë, zotin Bajazid Elmas Doda, në tëmth kur ai flinte gjumë, dhe pa dijeninë e tij, është që unë nuk doja ta braktisja të sëmurë, të shkretë dhe pa para, në botë duke qenë se ai do të kishte vuajtur shumë. Unë dëshiroj që trupi im të digjet.”

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32

Ky ishte ajo çfarë ai la shënim para fundit fatal.

Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë Veriore është vepra më e madhe e Nopçës, kulmi i jetës së tij shkencore

Në lidhje me Shqipërinë, Nopça ka qenë i njohur kryesisht si etnolog, por ishte edhe një gjeolog, gjeograf dhe paleontolog me famë. Kujtimet e tij, të cilat mbulojnë periudhën nga 1897 deri më 1917, na prezantojnë Nopçën deri diku edhe si historian i kohës së tij. Para Luftës së Parë Botërore ai kishte blerë një shtëpi në Shkodër ku jetonte, pranë maleve dhe malësorëve të Veriut që i donte aq shumë. Nopça ishte ndër të huajt e parë që kanë depërtuar në Malet e Veriut (dhe që i kanë mbijetuar udhëtimit). Ai u shqua gjithashtu si figurë publike dhe politike e kohës së tij. Ai dinte me siguri më shumë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e Veriut se çdo austrohungarez tjetër.

Si studiues i pavarur Nopça ishte tepër aktiv gjatë periudhës së largimit nga jeta politike dhe botoi me të gjithë 186 punime, 54 të këtyre veprave janë për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare.

Për sa i takon lidhjeve që baroni pati me shqiptarët është interesant fakti se Nopça ka qenë komandant i një njësie ushtarake të vullnetarëve shqiptarë. Qëndrimi i tij në favor të interesave shqiptare ishte ai në Kongresin e Triestës në vitin 1913, për zgjedhjen e një princi evropian për Shqipërinë, ku ai ka qenë kandidat.  Sipas albanologu kanadezo-gjerman, Robert Elsie, Franc Nopça duke qenë i informuar mirë për Shqipërinë, ka mundur të mbrojë interesat e saj në Vjenë. Herë ishte i respektuar aty si ekspert, herë ishte i mënjanuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, punë intrigash. Si kandidat për postin e mbretit të Shqipërisë nuk besoj se ai ka qenë i rëndësishëm. Kishte mbështetjen e shqiptarëve të Veriut, por – që është më thelbësore -, nuk kishte mbështetjen e Austrisë, apo të Fuqive të Mëdha. Pas pavarësisë së Shqipërisë, Nopça u tërhoq nga politika, siç thekson, nga inati për faktin se Ismail Qemali, të cilin ai e trajton si tradhtar, i kishte dorëzuar Çamërinë dhe Janinën grekëve. Gjatë Luftës së Parë Botërore ka qenë prapë në Shqipëri, ku organizoi një njësi vullnetarësh shqiptarë nën komandën e Austro-Hungarisë, por, siç dihet, Austro-Hungaria humbi luftën, dhe Nopça u kthye në Vjenë.

Për jetën e tij personale Baroni Franc Nopça flet fare pak, mësohet të jetë shprehur Elsie në një interviste, gjë e kuptueshme për kohën e tij. Për sekretarin dhe dashnorin e tij shqiptar ai thotë: “Më 20 nëntor (1906) jam njohur në Bukuresht me Bajazid Elmaz (Doda). Që prej asaj kohe, Bajazidi ka qenë me mua dhe, pas vdekjes së Lui Drashkoviqit, ai ka qenë i vetmi njeri në botë, të cilën kam dashur vërtet dhe ndaj të cilit prandaj kam patur një besim të plotë, pa menduar kurrë se ai mund të shfrytëzonte mirëbesimin tim. Ai ka patur edhe huqet e tij, por e kam pranuar siç ishte. Serbët, nga inati për çdo gjë austrohungareze dhe nga inati për mua, duke ditur se unë merrem në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, i kanë vrarë babain dhe vëllaun e Bajazidit në Stirovicë më 1913. Në fund të nëntorit, dhjetor dhe në janar 1907 kam qenë me Bajazidin në Saçal (vila e baronit në Transilvani) dhe në shkurt kam qenë me atë në Londër…”

Nëse dashuria e tij për sekretarin ka qenë pasoja e dashurisë së tij për Shqipërinë, ose dashuria e tij për Shqipërinë ka qenë pasoja e dashurisë së tij për Bajazidin nuk mund të them, por ka shumë raste të ngjashme të aristokratëve dhe të albanologëve të huaj që kanë patur marrëdhënie intime apo të ngushta me shqiptarë vendas dhe që me siguri u frymëzuan nga këto lidhje shton albanologu. Baronesha gjermane Mari Ameli fon Godin (Marie Amelie von Godin, 1882-1950), e cila kishte shkruar romane aventureske për Shqipërinë dhe kishte përkthyer Kanunin gjermanisht, ishte mike intime afatgjate e aristokratit shqiptar Ekrem bej Vlora (1885-1964). Ata nuk kanë mundur të martoheshin vetëm sepse ajo ishte katolike, kurse ai mysliman. Obori Herbert (Aubrey Herbert, 1880-1923), diplomati dhe shkrimtari aristokrat anglez, i cili, bashkë me Edit Durham-in, kishte themeluar Shoqatën Anglo-Shqiptare në Londër për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, u frymëzua, si Nopça, nga një dragoman shqiptar, Qazim Kokeli. Margaret Hasluk (Margaret Hasluck, 1885-1948), antropologe skoceze, e cila kishte jetuar 13 vjet në Elbasan, ishte mike e ngushtë dhe, sipas thashethemeve, dashnore e dijetarit elbasanas Lef Nosi (1873-1946). Pa përmendur rastin e jetës skandaloze të Lord Baironit (Lord Byron, 1788-1824), për të cilën është shkruar shumë, shton Elsie.

Një detaj shumë sinjifikativ në lidhje me këtë figurë të rëndësishme është edhe fakti se Baroni Franc Nopça është lënë për një kohë të gjatë mënjanë nga albanologjia shqiptare. Para së gjithash sepse kjo shkencë përqendrohej në radhë të parë në studime gjuhësore, historike dhe letrare. Ndërsa për Nopçen dihej se fokusi kryesor i veprimtarisë së tij hulumtuese, dekaloguese dhe promovuese ishte kryesisht në fushat e etnologjisë dhe gjeologjisë. Ndoshta kjo ka bërë që ai të jetë fare pak pjesë e albanologjisë. Elsie parashtronte si arsye edhe faktin se mungojnë përkthime të veprave të tij në shqip. Gjithsesi ai ishte dhe mbeti një personalitet me veprimtari të pamohueshme albanologjike. Vepra që ai la dhe emri që ai skaliti në memorin e shqiptarëve është një testament i rëndësishëm që meriton të trajtohet dhe të vlerësohet.

Baroni Franc Nopça sot është i vlerësuar dhe konsideruar, ndoshta jo sa dhe si duhet por trashëgimia krijuese dhe dokumentare që ai la janë një visar i çmuar i vetëdijes, kulturës, traditës, dokeve, zakoneve dhe pasurisë shpirtërore të shqiptarëve.

Etiketat e lidhura

albert vatajFranc von Nopça
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 4 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.