Cilin televizon ndjekin më shumë shqiptarët? Të hënën sondazhi
Kur shumica absolute e pranojnë si të vetmin, më të besueshmin. Kur edhe ata që nuk e pëlqejnë i dorëzohen saktësisë së shifrave, kur fuqia e parashikimeve të tij i gozhdon shqiptarët përpara ekranit të Ora News.
IPR Marketing dhe Antonio Notto i sjellin publikut shqiptar një sondazh që për herë të parë do të tregojë të vërtetat e tregut televiziv në Shqipëri, të vërteta që mbajnë vulën, prestigjin dhe besueshmërinë e IPR Marketing.
Cilin televizion shohin shqiptarët, kë pëlqejnë, kë besojnë, si është renditja e industrisë televizive sipas sondazhit të IPR Marketing të kryer në katër muaj në të gjithë Shqipërinë.
Nëse në 25 qershor ashtu si në pesë proceset zgjedhore të 10 viteve të fundit e patë rezultatin e saktë të zgjedhjeve në Ora News falë IPR Marketing, të hënën ora 21:00 në Tonight Ilva Tare do të zbuloni të vetmet të vërteta të besueshme për tregun mediatik në Shqipëri.
Antonio Notto në studion e Ora News përballë analistëve Zheji, Hila, Krasniqi dhe Ceka me të cilët komentoi dhe debatoi për zgjedhjet parlamentare për një debat të pandodhur më parë, me një sondazh profesional mbi shikueshmërinë e televizioneve nga publiku shqiptar.
Më 11 shtator, otra 21:00 në Tonight Ilva Tare për të mos u humbur.Na ndiqni në RTV Ora News.