“Cipras na krijoi iluzione, t’u kërkojë falje grekëve”
Pak javë pas ardhjes në pushtet, Aleksis Tsipras duket se ka krijuar pakënaqësitë e para.
Kjo, duke qenë se ai nënshkroi një tjetër marrëveshje për borxhin me BE-në.
Politikani veteran i së majtës dhe heroi i rezistencës greke në Luftën e Dytë Botërore, Manolis Glezos, 92 vjeç, tha se Syriza duhet t’i kërkojë falje greke për thyerjen e premtimeve.
“Unë i kërkoj falje popullit grek për pjesëmarrjen në këtë iluzion”, shkroi 92-vjeçari në blogun e tij.
Ai ka thënë se “duhet të reagojmë para se të jetë vonë”, duke i bërë thirrje forumeve dhe simpatizantëve të Syrizas që të bëjnë takime në të gjitha nivelet e përfaqësimit për të diskutuar këtë situatë dhe kushtet ku ndodhet shteti helen.
Tsipras tha pas nënshkrimit të marrëveshjes së re, se ajo anulon angazhimet e qeverisë së mëparshme për shkurtimet e pagave dhe pensioneve, për shkarkimet në sektorin publik, për rritjen e TVSH-së në ushqime, mjekësi etj.