Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 14:20 Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg” Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues është përplasur me disa pjesëmarrës të tjerë. Gjithçka nisi pasi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ekonomi E martë, 27 Tetor 2026 11:45
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prodhuesi i makinave luksoze pritet të hapë fabrikën e tij të parë në SHBA, një vendim që Trump ia atribuon tarifave të tij doganore. Reagimet janë kritike në Gjermani, sepse industria vendase përballet me shkurtime.

1. Çfarë parashikon plani i Audi-t për investimin prej 4 miliardë dollarësh në SHBA?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi për investimin të shtunën (24.10.2026), gjatë një tubimi elektoral në Georgia, një shtet kyç për Partinë e tij Republikane në zgjedhjet e ndërmjetme të javës së ardhshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Audi e konfirmoi menjëherë planin, duke njoftuar se do të ndërtojë fabrikën e tij të parë në SHBA pranë qytetit Macon, në Georgia. Investimi do të kushtojë rreth 4 miliardë dollarë (3,6 miliardë euro) dhe pritet të krijojë rreth 4.500 vende pune.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prodhuesi gjerman i automjeteve tha se ndërtimi do të nisë vitin e ardhshëm. Prodhimi, me një kapacitet të planifikuar deri në 200.000 automjete në vit, pritet të fillojë në fillim të viteve 2030.

Mund t'ju interesojë

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

Para 1 ore
Presidenti i Paraguajit shkarkohet dhe vihet në arrest shtëpie pas kolapsit bankar

Presidenti i Paraguajit shkarkohet dhe vihet në arrest shtëpie pas kolapsit bankar

Para 5 orësh
Bozhinovska: Interkonektori i gazit me Greqinë përfundon në mesin e 2027, lidhja me Serbinë planifikohet për 2028

Bozhinovska: Interkonektori i gazit me Greqinë përfundon në mesin e 2027, lidhja me Ser...

Para 18 orësh

Në këtë fabrikë kompania planifikon të prodhojë SUV të kategorisë premium për tregun amerikan. Audi e cilësoi këtë si një “angazhim afatgjatë” ndaj atij që e konsideron “një nga tregjet më të rëndësishme në botë për automjetet premium”.

Investimi në SHBA vjen në një kohë kur prodhuesit gjermanë të automobilave po përballen me presion të paprecedentë nga Kina, kostot në rritje dhe dy konflikte.

Të mbështetur nga subvencione të mëdha shtetërore, konkurrentët kinezë kanë siguruar avantazh në kalimin drejt automjeteve elektrike (EV), duke rritur prodhimin e modeleve të reja që po fitojnë me shpejtësi pjesë tregu në një treg global automobilistik tejet konkurrues.

BMW, Mercedes-Benz dhe kompania mëmë e Audi-t, Volkswagen, prodhuesi i dytë më i madh i automobilave në botë, kanë paralajmëruar në muajt e fundit për rënie të fitimeve, ndërsa marzhet e fitimit janë nën presion.

Kompanitë kanë njoftuar gjithashtu masa të mëdha për uljen e kostove. VW po përgatitet të shkurtojë deri në 100.000 vende pune deri në vitin 2030, ndërsa fabrika e Audi-t në Neckarsulm, ku punojnë rreth 15.000 persona, është një nga katër fabrikat që rrezikojnë të mbyllen.

2. Pse Audi po investon në prodhimin e makinave në SHBA?
Trump deklaroi se investimi i Audi-t ishte rezultat i tarifave prej 15% që ai ka vendosur ndaj automjeteve të prodhuara në Evropë, duke thënë se ky investim “nuk do të kishte ndodhur pa tarifat”.

Megjithëse ky angazhim përputhet me synimin e Trumpit për të rikthyer prodhimin nga jashtë në Shtetet e Bashkuara, Audi tha se investimi i madh synon rritjen dhe forcimin e qëndrueshmërisë së biznesit.

“Ne kemi ambicie shumë më të mëdha për Audi-n në Amerikë”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Gernot Döllner, i cili u shfaq përkrah Trumpit në tubimin elektoral të republikanëve.

“Shtetet e Bashkuara janë një nga tregjet më të rëndësishme në botë për automjetet premium dhe ne ende nuk e kemi shfrytëzuar potencialin tonë të plotë. Jemi të vendosur ta ndryshojmë këtë… Bëhet fjalë për ndërtimin e një biznesi më të fuqishëm të Audi-t në Amerikë, jo vetëm për ndërtimin e një fabrike”, tha ai.

Megjithatë, tarifat e Trumpit pa dyshim i kanë shtuar problemet e prodhuesit të automjeteve.

Audi, i cili aktualisht eksporton në tregun amerikan nga Evropa dhe Meksika, tha se kostot shtesë vitin e kaluar arritën në rreth 1,2 miliardë euro (1,3 miliardë dollarë).

Me më shumë se 160.000 automjete të shitura, shitjet e Audi-t në SHBA ranë vitin e kaluar me 16%, në kushtet e konkurrencës së fortë dhe pasi Trump hoqi subvencionet për automjetet elektrike në tregun e dytë më të madh të kompanisë.

Sipas analistëve të industrisë, ndërtimi i një fabrike në SHBA duhet t’i mundësojë Audi-t të shmangë ose të reduktojë tarifat e Trumpit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”
Para 8 minutash

Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 21 minutash

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon
Para 1 ore

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Para 1 ore

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 17 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 19 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 16 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 6 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.