Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çmenduria si model suksesi

Forum E enjte, 5 Nëntor 2020 10:43
Çmenduria si model suksesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kastriot Islami

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ti thuash ndonjë rilindasi se “je çmendur” apo “je i(e) çmendur” e merr për lavdërim… Kjo nuk është më shaka dhe sulm ndaj pushtetit apo sektit, por është realitet…Provojeni dhe do të bindeni!

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Një i çmendur me pozitë të lartë tregonte para disa ditësh me pasion se lideri i rilindjes nuk ka asgjë të keqe që është i çmendur, madje është fat i madh që e kemi të çmendur. Sepse vetëm një i çmendur mund të bëjë punë të mëdha dhe të vështira. Vetëm me një çmendur kemi pasus sukses dhe mund të tentojmë një mandat të tretë. Njerëzit e mençur, të zgjuar, ekspertët, profesorët, njerëzit e ditur nuk vlejnë, sepse janë në gjendje të marrin përsipër punë të mëdha e të vështira, pra të jenë të suksesshëm në qeverisjen e vendit…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rilindasit e kupolës së Rilindjes jo vetëm mburren që janë të çmendur por edhe tregojnë me mburrje se konkurrojnë mes tyre se kush është më i çmendur… Çmenduria është kriter promovimi e suksesi për rilindjen…Por jo vetëm… Duhet të jesh edhe agresiv e tigër që të jesh winner, pra fitues..! Ky është modeli i suksesit të rilindësve.

E keqja e madhe është se Rilindja po e kthen me detyrim këtë model promovimi mes rilindasve në model suksesi për të gjithëshqiptarët…Nuk mund të marrësh përsipër detyra në poste kyçe apo të rëndësishme nëse nuk je i çmendur e agresiv… Tek të rinjtë kanë imponuar modelin e suksesit sipas nivelit të çmendurisë e agresivitetit…

Karrierë në nivele të larta mund të bësh vetëm nëse je çmendur e agresiv në shkallë sipërore… Që lufton energjitikisht të aftët, të diturit, të urtët, të mençurit, profesorët, ekspertët. Madje sa më i (e) çmendur agresiv(e) të jesh aq më lart ngjitesh në hierarkinë e sistemit sektar të çmendurisë…

Natyrisht në këtë piramidë të sektit të çmendurisë ka edhe ndonjë apo shumë pak individë “normal”, që nuk ngjitet shumë lart por qëndrojnë në rrëzë të piramidës së çmenduri së për t’u përdorur për “marketing” nëse do të paraqitej nevoja. Por çuditërisht, deri më sot nuk është parë asnjë “rilindas normal” që të dalë dhe të refuzojë të bashkëjetojë me të çmendurit në shumicë… Ose të dalë dhe të kundërshtojë shefin e të çmendurve që provomon çmendurinë si model suksesi… dhe ngre në qiell faktin që lideri është i aftë të bëjë gjëra që si bëjnë“normalët”, sepse vetëm një i cmendur mund të jetë I suksesshëm në krye të qeverisë e të vendit??!!!

Problemi më i madh me këtë sekt të çmendurish nuk është vetëm se janë çmendur pothuajse të gjithë anëtarët e sektit, por të gjithë këta po tentojnë ti çmendin me dhunë të gjithë…Dhe kush nuk pranon të çmendet detyrohet të emigrojë ose të dhunohet duke u drejtuar nga të çmendurit që janë kudo në jetën dhe aktivitetin e tij të përditshëm…Qasja është e qartë: një çmendur, të gjithë i çmend!

Jam i sigurtë që ndonjë rilindas do të revoltohet shumë që ky model suksesi i Rilindjes po bëhet publik… por jam i sigurtë se shefat e tij apo të saj do ta qetësojnë duke e bindur se kjo nuk është më një çështje sekrete, prandaj nuk arsye për revoltë..Po ashtu jam i sigurtë se ndonjë fakir që voton me symbyllur për Rilindjen por ka aq shumë halle sa nuk ka kohë të merret në mënyrë sistematike me politikë, ose thënë në troç nuk i dëgjon lajmet e përditshme, nëse rastësisht do të “përplaset” me këtë shkrim do të thotë se “është ekzagjerim” nga inati që ka autori ndaj arritjeve dhe sukseseve të Rilindjes… Edhe këtë do ta qetësojnë disa rilindas të çmendur duke i mbushur mendjen se “çmenduria është e domosdoshme për të qenë të suksesshëm”… Dhe dot ti japin të çmendurit vetë fakte e prova sesi është bërë i suksesshëm shefi i tyre i madh vetëm se është i çmendur… Unë për këta lloj individësh “naivë” kam vetëm një sugjerim: dëgjoni deklaratat enjë prej anëtarëve të lartë të kupolës së çmendurisë!

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.