Dashuritë e panjohura të Ahmet Zogut
“Emri im është Tanja Visarova. Kam qenë në martesë pa kurorë me mbretin Zog nga viti 1929 deri më vitin 1933. Zogu më ka dhuruar një parcelë tokë prej 10 ha, që ndodhet diku në vendin e quajtur Xhafzotaj. Unë nuk e di se ku ndodhet ky vend dhe asnjëherë nuk kam shkelur në atë pronë që më është falur me dokumentet që kam, nga Mbreti. Jam e lodhur, pa të ardhura, pa shtëpi. Banoj në hotel “Pensioni” nëqytetin e Vensës. Kam shitur kujtimet e mia për të fituar pak të holla për jetesë. Nëse autoritetet tuaja mund të më akordojnë një pension të vogël për vitet që kam qëndruar në strehën mbretërore e nëse mund të vihet në shitje sipërfaqja e tokës qëmë është dhuruar do të isha shumë mirënjohëse”.
Ishte hera e parë që emri i Visarovës lidhej me një histori dashurie, ose më shumë erotike të Mbretit Zog. Pak kohë më vonë ajo botoi kujtimet në Paris, të titulluara: “Libri i ri i Blendi Fevziut tregon një anë të panjohur të ish monarkut dhe historine me balerinwn e “folie bergere” Tanja Visarova (foto), nga Kaukazi në Foli Berzher”, që ngjallën sërish kuriozitetin e Ministrisë së Jashtme të regjimit komunist. Dy diplomatë u vunë në kërkim të saj, por nuk ia gjetën më adresën.
Edhe pse e rrëfyer vetëm prej saj, historia e Visarovës është shumë interesante. Ajo kishte lindur në Besarabi, Moldavia e sotme, në vitin 1908 dhe ishte transferuar në Kaukaz në vitet e revocionit bolshevik. Në 1927 kishte mbërritur në Paris e shoqëruar nga e ëma. Fotot e rrëfejnë jashtëzakonisht të bukur. Në moshën 19- vjeçare nis të kërcejë nudo në një lokal të quajtur “Radio” dhe më pas në Foli Berzher, kabareja e famshme e Parisit. Brenda pak muajsh bëhet e njohur. Arrin deri aty sa të pozojë për piktorë me emër si Matisi apo Renuari. Në Foli Berzher njihej me emrin “La Visirova”. Me po këtë emër nisi të shfaqet në filmat e parë nudo të kohës “Gruaja dhe Platini” apo “Montekristoja”. Por karriera e saj në Francë do ndërpritej papritur për disa vjet. Më 1929, pas një koncerti në Bruksel mori një ofertë befasuese nga një përfaqësues i Mbretit Shqiptar. Ftohej të kërcente në Teatrin e Tiranës me rastin e 1 vjetorit të Mbretërisë. Duket se ajo është dyzuar disi, por kontrata 3- mujore ishte shumë e lartë dhe në fund, vendosi ta pranojë: “Kontrata u nënshkrua në Konsullatën e Shqipërisëdhe me kërkesën time edhe atë të Rumanisë.-, firmosa për një angazhim tremujor. Tëardhurat nga kontrata i depozituam në një bankë të Parisit”. Sipas rrëfimeve mori një shumë prej 25 mijë frangash ari për 3 muaj, por nuk kërceu asnjëherë të vetme në Tiranë. Më 10 Gusht mbërriti në Durrës ku e priste Dedë Suli, i cili do ta shoqëronte ngado. Ky malësor kishte qenë gjatë Luftës së Parë Botërore, adjutant i komandantit e trupave aleate në Maqedoni, francezit Franchat d’Espery.
“Më 10 gusht mbërritëm në Durrës. Na priste një Roll, ushtarakët na përshëndetën dhe më pas arritëm në një sallon në brigjet e Adriatikut.
-Ky sallon-na thanë- është ndërtuar për ju, për stinën e verës.
-Mirë, po ku është teatri?
-Teatri është në Tiranë. Oborri e kalon verën këtu. Jeni në krah të Sallonit Mbretëror”
Visarova e përshkuan me detaje takimin e parë me Mbretin:
“Pas pak pashë të hynte një burrë i gjatë, i hollë, bjond dhe me sy blu, që e mora për një oficer austriak. Por befas deputeti u nxitua të më prezantonte para Mbretit.
-Ju qenkeni?-thashë e çuditur.
-U zhgënjyet. Më imagjinonit ndryshe?
-Kam jetuar një pjesë të madhe të jetës midis njerëzish orientalë, ndaj më shumë ju përfytyroja si njëfarë pashai. Por ngjani me një oficer austriak ose jugosllav, nuk keni asgjë orientale”.
Sipas Visarovës, Zogu ishte mjaft i kujdesshëm me të. Ajo e kuptoi që momentin e parë shkakun se përse gjendej aty:
“Mbreti Zog ka qenë shumë njerëzor me mua, shumë i sjellshëm, i butë. Në fund ai arriti atë çka dëshironte, por vetëm pas një muaji të tërë. Nuk më nxiti, priti sa të isha e gatshme. Dhe besoj e kam çuditur, madje jo në pak gjëra.”
Visarova qëndroi, gjithnjë sipas dëshmive të saj, për plot 4 vjet në Tiranë. Nuk dilte publikisht, por shpenzonte kohë me Mbretin. Ajo nuk jep detaje për jetën e tyre seksuale, por sqaron:
“Protokolli parashikonte madje edhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej gjithnjë nëtë njëjtën orë, ndoshta mund ta quaje të gjithë këtë, “nëpunësi”, ndonëse unë nuk kisha shpirt prej funksionareje. E megjithatë ajo bëhej, pavarësisht nga unë. Zogu,- mendoj,- nuk ishte një qenie e ndezur në pasione, më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua, por protokolli, kotësitë e funksionit të tij mbretëror merrnin frenat dhe vinin nën kontroll gjithë gjërat e tjera.”
Nuk dihet sa të vërteta janë rrëfimet e Visarovës, por ajo vuri në dispozicion të ambasadës në Paris një dokument origjinal që e bënte pronare të një parcele prej 10 mijë metra katorë tokë në Xhafzotaj, tokë që nuk e pa kurrë. Sipas “Collectors Ëeekly”, ajo u largua nga Shqipëria më 1931, e ngarkuar me shumë baulle me plaçka dhe me një koleksion bizhush me shumë vlerë, dhuruar nga Mbreti.
Iu kthye kërcimit në Foli Berzher duke qenë mbretëresha e skenës. Më 1937 publikoi disa foto mjaft të guximshme në revistën “LIFE”. Ishte thuajse shkëlqimi i saj i fundit. Nga 1942 deri më 1960 punoi si mësuese baleti në Nice. Pas kësaj kohe jetoi në Vencë dhe ndërroi jetë në një manastir ku ishte strehuar në Roquesteron. Për raportet e Zogut me femrat ka shumë histori, por është e vështirë që të verifikohen dhe të konfirmohen. Konica kujton se ai kishte mjaft sukses me zonjat gjatë luftës në Vjenë, kur me uniformën e kolonelit, shtatin e gjatë dhe sytë blu u bë gjahu më i pëlqyer i shumë prej tyre.
Historia e parë zyrtare është fejesa me Behije Vërlacin, vajzën e Shefqet Vërlacit, njeriut më të pasur dhe ndër më infuentët e Shqipërisë. Fejesa njoftohet në gazetën “Posta e Korçës” e dastës 24 Shtator 1921: “Urim, zotin Ahmet Bej Zogolli q’u vlua me zojushën Shefqet Bej Vërlaci. I urojmë bashkim të shpejtë dhe jetë fatbardhë të lumtur.”
Më shumë se sa një histori për të krijuar familje ajo ngjan si një aleancë politike në një moment delikat për të. Shefqet Vërlaci ishte i lidhur me familjet më të fuqishme në vend me një rrjet krushqish. Nuk dihet se përse fejesa nuk u kthye në martesë, por më 20 mars 1927, gazeta “Nju Jork Times” jep këtë shpjegim për mosmartesën e tij:
“Zogu ishte martuar me vajzën e njeriut më të pasur në hierarki, por, duke iu bindur traditës shqiptare, ai nuk e kishte parë ende të fejuarën, dhe përpara se të martohej me të duhej të martoheshin katër motrat e tij më të reja sesa ai për nga mosha, të cilat jetonin me nënën e tyre në një shtëpi që i bashkëngjitej asaj tëPresidentit. Kreu i nderuar dhe i respektuar i një shtëpie shqiptare nuk e tejkalon veten derisa të afërmit e bashkëshortes së tij janë të gjithë dakord.” Në kohën kur reportazhi u botua në SHBA, Zogu duhej të kishte qenë në momentet e ndarjes. Ai u nda me Behijen në vitin 1928. Dokumentimi i vetëm që e dëshmon është qarkorja që Presidenca i dërgon Ministrisë së Brendshme ku jep sqarime për prishjen e krushqisë. Qarkorja gjendet në AQSH në dokumentet e vitit 1928:
“Njoftimi zyrtar (por i fshehtë) mbi ndarjen Zogu Vërlac.
Ju lajmërohet se krushqia midis Mbretit dhe shtëpisë së Vërlacit u çlirue me dëshirën e të dy palëve. Mbi këtë çështje shtypi nuk duhet të shkruaj as gja ma të vogël dhe nuk duhet as të bajë ndonji kush qoftë si do që të jetë, prandaj, thrritni gazetarë dhe i porositni kategorisht në këtë mënyrë. Populli kur të shpallet lajmi asht i lirë të bisedojë mbi çashtjen në formën q’u tha më sipër se çlirimi asht ba me dëshirin e të dy palëve”
Nuk dihet nëse Zogu e pa ndonjëherë të fejuarën. Pak kohë më pas ajo u martua me Xhemil Bej Dinon, i cili kishte qenë më parë, sipas Eqrem Bej Vlorës, i fejuar me motrën e Zogut, Myzejenin. Dino, pinjoll i një familjeje të pasur nga Çamëria, u emërua nga Zogu ambasador në Londër dhe më pas u bë ministrër i Jashtëm i Shqipërisë.
As Zogu dhe as Vërlaci nuk folën kurrë për ndarjen, por raporti mes tyre përfundoi atë moment. Ata u bënë armiq, duke tentuar, sipas opinioneve, disa herë t’i marrin edhe jetën njëri -tjetrit. Vërlaci u bë Kryeministër, menjëherë pas largimit të Zogut nga Shqipëria më 1939.
Gjatë viteve të beqarisë, që prej ndarjes më 1927 dhe deri më 1938 kur u martua, Mbreti Zog u përfol për disa histori dashurie, ose pasioni. Emra të njohur të femrave të kryeqytetit i atriboheshin atij si të dashura. Një ndër to ishte Sara Blloshmi, bashkëshortja e një ish- mbasadori të Zogut, Selahudin Blloshmit, femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit. Një prej ambasadorëve raporton se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes tyre. Deri më sot nuk ka asgjë të dokumentuar. Në fakt pas shpalljes Mbret më 1928, preokupimi kryesor i Zogut ishte martesa me një vajzë që të vinte nga familje aristokrate dhe mundësisht mbretërore. Edhe pse dukej pretendim i madh nga një Mbret i vetëshpallur, kjo mund të realizohej për faktin se ai ishte në fron ose për arsye gjeopolitike. Italianët qenë të parët të interesuar për martesën e tij, një martesë që më shumë se sa e tillë, shihej si një aleancë politike.Pietro Kuarone dhe Ugo Sola hynë në Pallatin Mbretëror veror në kodrën mbi qytetin e Durrësit një ditë gushti të vitit 1932 me një synim të qartë. Ata kishin marrë si detyrë të shtynin Mbretin Zog drejt martesës me një princeshë ose me një aristokrate italiane, për të fuqizuar ndikimin e tyre në Shqipëri. Në shtypin perëndimor po flitej për martesën e mundshme të Mbretit me një fisnike gjermane dhe kjo i cënonte interesat e tyre. Mbreti i priste në tarracën e vilës së mrekullueshme dhe ra menjëherë dakord me ta. Në kujtimet e tij në librin “Valixhja Diplomatike”, Kuarone rrëfen:
“Takimi i pareë me Zogun mbi martesën e tij të ardhshme ka qenë një poemë e vërtetë. Ne tanime e kishim prekur ç ështjen gjerë e gjatë me ndërmjetës të ndryshëm, por kurrë akoma jo direkt me Zogun. Në një vend tjetër, do ta kishim filluar bisedën, duke shoshitur gjithë ç’kishin arritur ndërmjetësit. Në Orient përkundrazi komedia duhet të luhet gjer në fund. Sola nisi në fillim t’i paraqiste mbretit arsyet e shumta për të cilat, në interesat e tij dhe të vendit ishte e domosdoshme që ai të martohej. Zogu iu përgjegj me një fjalim të paktën dy herë më të gjatë mbi vështirësitë që ai po ndeshte për të gjetur një grua në Shqipëri. Dhe Sola po e ndiqte me shumë vëmendje duke mos ndërhyrë, vecçse kohë me kohë me kokë: të dukej sikur një baba i mirë familjar është duke dëgjuar ankesat e djalit të vet. Por pastaj ia ktheu:
– Po atëherë, përse te mos martohesh me një të huaj?
Në këtë pikë të bisedës unë thjesht u trallisa nga dhuntitë prej komendiani që tregoi mbreti. Ai e kaloi në revistë, duke theksuar aspektet negative të secilës, të gjitha alternativat e mundshme, që në të vërtetë nuk ishin të shumta, ai nuk njihte asnjeri e asnjeri nuk e njihte atë, Mbretin, padyshim, zgjidhja më e pranueshme do të kishte qenë ajo e ndonjë princeshe italiane, por a ishte e mundur që ta shtronte seriozisht këtë mundësi?”
Po sipas Kuarones, Zogu kishte hyrë edhe në detaje më të mëdha.
“Zogu hodhi në tryezë tezën që, nëse kjo martesë duhej bërë, mund të bëhej vetëm me të bijën e Mbretit të Italisë, duke thënë se preferencat e tij personale ishin më shumëpër Princeshën Marinë. Kjo kandidaturë ndeshte, natyrisht, qëndresë të fortë në Itali. Vinin pastaj, doemos çështje protokolli dhe një mizëri hollësish të rëndësishme qëduheshin rregulluar”.
Nuk ka dyshim që Kuarone është i saktë në dëshminë që jep, por në disa libra është shkruajtur që Zogu kishte një tjetër preferencë. Ai tërhiqej më shumë nga Princesha Xhovana, vajza 22 -vjeçare e Mbretit Viktor Emanuel i III dhe Elenës së Malit të Zi. Një vajzë me personalitet, që në të njëjtën kohë ishte kërkuar edhe nga Mbreti Boris i Bullgarisë. Sipas biografëve të Zogut, Musolini e konsideroi për një farë kohe këtë kërkesë. Martesa e Xhovanës, që ishte edhe mbesa e Knjaz Nikollës së Malit të Zi, do të sillte një fuqizim të pozitave italiane në gjithë rajonin. Por ai u detyrua të kthente mendim pas bisedës që pati me Mbretin Viktor Emanueli III. Savojat pa dyshim që nuk mund të jepnin Princeshën e re për një Mbret që s’vinte nga një dinasti reale,
Fiksimi i italianëve për martesën e Mbretit Zog me një shtetase të tyre duhet të ketë qenë shumë i madh. Ata përgjonin çdo emër që qarkullonte si kandidaturë e mundshme për Mbretëreshë të Shqipërisë dhe në shumë raste edhe ndërhynë për t’i prishur mundësitë. Nëse i referohesh një shkrese që ambasadori britanik në Romë i dërgon më 8 shkurt 1938 ministrit të Jashtëm Anthony Eden, ndërhyrjet dilnin edhe përtej territorit italian:
“Mbreti Zog ka vendosur kohë më parë që kur të martohet, nusja e tij të jetëmundësisht hungareze. Rreth 9 muaj më parë ai ishte i tërhequr nga një grua hungareze dhe nisën negociatat për një martesë. Gjithsesi, italianët u përfshinë në këtëzhvillim për të prishur punë dhe angazhuan 2 nga burrat më të pashëm të cilët shkuan në Budapest për të joshur zonjën në fjalë. Njëri nga ata të dy ia doli dhe mundësia qëzonja të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë u venit. Italianët, duke dashur që t’i kthejnëmendjen mbretit Zog, nisën një fushatë për ta martuar me një grua italiane dhe propozuan disa kandidate.”
Që prej vitit 1931 italianët i dërguan Mbretit një listë të gjatë dhe të përmirësuar çdo vit me markeze, kontesha, barone dhe princesha, kandidate të mundshme për Mbretëresha, bashkë me fotografitë e tyre. Kuarone kujton se Zogu nuk ra asnjëherë dakord dhe madje jep edhe një shpjegim disi interesant për këtë:
“Një nga ministrat e tij më ka treguar se gjatë mërgimit në Jugosllavi, në Novi Sad, Zogu kishte takuar një vajzë të re. Me t’u kthyer në Shqipëri, e kishte thirrur në Tiranë dhe e kishte vendosur në një vilë, brenda rrethojes së pallatit. Ajo quhej Franzi, ne e kishim mbiquajtur madame Pompadureta. Franzi bënte një gjallim jashtëzakonisht të fshehtë, si në harem. I vetmi ndër ne që ishte lejuar ta shihte, ishte mjeku ynë, thirrur një apo dy herë për konsultë tek ajo. Me ndodhi ta shihja atë natë. Po shkonim në Durres, duke kaluar rrethojën e rezidencës mbretërore, u kryqëzuam me një siluetë, femërore, e veshur me të bardha. Përfshirë në fashat e fenerëve të veturës sonë, ajo mbuloi fytyrën me të dy duart. Gjithë cç’pamë qe se ajo ishte trupmadhe dhe elegante. Nuk e di gjer në ç’pikë Zogu ishte lidhur me të, kjo lidhje, sidoqoftë, zgjati për shumë vjët. Një martesë do ta detyronte ta ndërpriste këtë lidhje. Zogu ishte i bindur që Franzi i sillte fat. Gjithcka po shkonte mirë për të që kur e kishte njohur, prandaj, shumë supersticioz ai ngurronte. Veç kësaj, e ardhmja tregoi se ai nuk e kishte krejt gabim. Shumë më vonë, për t’u martuar, ai u nda nga Franzi dhe që atëherë gjerat nuk i shkuan kaq miere. Koicidencë e thjeshtë padyshim.” Historia e Franzit qe bërë publike gjatë vizitës së Mbretit në Vjenë. Shtypi i atjeshëm kishte zbuluar se në apartamentin ngjitur me atë të Mbretit në hotel “Imperial” ishte vendosur një vajzë e re, e quajtur Franceska Janko dhe motra e saj Maria. Shtypi shkruajti se mes kërcimtares së re austriake dhe Mbretit kishte një lidhje të hershme dashurie. Mbreti Zog u shfaq disa herë në publik me të dhe dyqanet e shtrenjta të Vjenës morën porosi që u paguan nga Mbreti. Nuk dihet se sa kohë qëndroi ende ai me Françeskën.
Nëse është ashtu siç mendon Kurarone, Zogu duhet të ketë qëndruar me Franzin edhe për shumë kohë. Së paku deri në fund të vitit 1937, kur sekretari i ambasadës në Vjenë, Jak Koçi i dërgoi një zarf me foto aristokratesh austriake dhe hungareze, që plotësonin kushtet për të qenë Mbretëresha të Shqipërisë. Sytë dhe vëmendja e Zogut mbeti te njëra prej tyre, Geraldinë de Nagy Appony, një konteshë hungareze e rënë nga vakti, me nënë amerikane, që punonte si guidë në muzeun e Budapestit. Nëna e saj ishte kushërirë e afërt e një djali të ri që më pas do të bëhej president i SHBA –ve, Riçard Niksonit. Pak muaj më parë, kushërira e parë e Geraldinës kish qenë kandidatja kryesore për martesë me Mbretin Zog. Pas pëlqimit të Mbretit, në fund të vitit 1937, Geraldina u bind të vinte në Shqipëri.
Geraldina ishte zgjidhja përfundimtare e Mbretit. Ata u takuan natën e Vitit të Ri 1938 e madje edhe kërcyen bashkë. Zogu i propozoi martesë që të nesërmen. Fejesa u bë në janar, ndërsa dasma në prill 1938, siç dëshmohet në kapitullin e dytë të këtij libri. Që nga momenti që Geraldina doli në skenë, historitë rozë të Mbretit duket se marrin fund. Ato nuk u ndanë thuajse asnjëherë për 23 vjetët në vijim.