Dëbimi i një pakistanezi dhe shanset e një shqiptari, për azil në Britani

Termi “dështoi kërkesa për azil” zakonisht nuk pritet me simpati të madhe në Mbretërinë e Bashkuar – prandaj edhe me mijëra vetë tubuan pas një rasti të vetëm të deportuar këtë javë?

Rreth 25,000 njerëz kërkojnë statusin e refugjatit në Britani të Madhe çdo vit dhe shumicës i është  mohuar leja për të qëndruar në këtë vend. Mes tyre ka edhe shumë shqiptarë, që pas rastit të fundit të dëbimit të një studenti nga Palestina, shihet se kanë thuajse të pamundur të fitojnë azil. Janë pak ata që fitojnë azil dhe në Britani, ku edhe është ndezur një debat i ashpër kohët e fundit.     

Pavarësisht shqetësimeve të fundit në lidhje me trajtimin e azilkërkuesve në qendrat e paraburgimit , emrat e tyre individuale dhe historitë nuk tregohen për publikun e gjerë.

Majid Ali, një djalë i ri, ishte këtë javë një përjashtim.

Në mediat sociale, rreth 16,000 mesazhe shkuan në mbështetje për Aliun nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar – dhe sidomos nga Skocia.

Njerëzit iu bashkuan fushatës me thirrjen, “Mos të dëbohet Majid!”.

Shumë britanikë kanë shprehur frikën se Aliu, i cili arriti në Britani të Madhe në vitin 2010 dhe që ka qenë duke studiuar gjuhën angleze në qytetin e Glasgow, mund të përballen me persekutim dhe madje edhe me vdekje pas dëbimit për në Pakistanin e tij, të lindjes. – “Jam thellësisht e turpëruar për të qenë britanike,” ishte mesazhi i një gruaje.

Lëvizja në mediat sociale nuk bëri punë: Aliu duket se ka fluturuar për në Pakistan të martën në mbrëmje.

Kërkesa e tij për azil erdhi për arsye të një politike të trazuar në zonën Balochistan, ku ai ka shtëpinë, pas një kohë të gjatë konfliktesh të dhunshme midis separatistëve dhe shtetit.

Ai argumentoi se vëllai i tij kishte qenë subjekt i “zhdukjes” nga forcat e sigurisë dhe se anëtarët e tjerë të familjes u vranë. Pavarësisht këtyre pretendimeve, autoritetet ligjore në Mbretërinë e Bashkuar kanë refuzuar kërkesën e tij, për azil.

Por më pas nisi edhe një fushatë në internet. Pra, pse ka një simpati publike për këtë rast – dhe në çfarë rrethanash mund të refuzoheshin pretendimet e tij.

Karakteri i veçantë i Aliut si një individ, dhe popullariteti i tij në kampus, duhet të kenë qenë arsyeja për simpatinë e gjerë që ai fitoi gjatë kohës që qëndroi në Britani.

Pedagogia e tij në kolegjin e qytetit të Glasgow, Rosie Quin, u bë pjesë e fushatës studentore mbi historinë e rastit të Ali. – “Ai ka punuar shumë,  kontribuoi në klasë, ishte i socializuar me miqtë e tij në kolegj,” tha ajo për BBC trending. – “Ai ishte modeli i studentit që ndonjëherë mësuesi dëshiron të ketë në klasën e tij.” 

“Të martën në mbrëmje, kur pashë mediat dhe rrjetet sociale se ai ishte deportuar – natyrisht u ndjeva e brengosur dhe e trishtuar,” tha ajo.

Një tjetër rol të rëndësishëm në trendin e mediave sociale ishte edhe ai Bashkimit Kombëtar të Studentëve në Skoci.  Gordon Maloney, presidenti i saj, shpjegoi se pse ata filluan një fushatë dhe pse ai mendon se ajo mori hov.

Ngjarjet e fundit, nga frika për kushtet në qendrat e paraburgimit, për gjendjen e atyre që kërkojnë për të ardhur në Evropë përgjatë Mesdheut, kanë “vënë në dyshim historitë” rreth refugjatëve dhe azilit,” –  thotë ai.

“Ky ishte një shembull i qartë i dikujt që duhet të ishte lejuar të qëndronte… Se ndryshe, pse shkaktoi tërë ato ndjenja,” i  tha ai BBC.  –“Njerëzit thonë se  ishin të tronditur dhe të tmerruar nga sjellja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar,” shtoi ai. Shumë prej tyre ishin deputetë skocezë.

Historia e Majid Ali, atëherë, mblodhi njerëz të ndryshëm për ta kthyer atë në një kauzë popullore

Kjo e bën atë edhe një përjashtim. Shumica e azilkërkuesve kurrë nuk kanë prirje online – por nuk mund të jenë arsye të mira për ta që të qëndrojnë larg nga fushatat e mediave sociale.

“Fushata të tilla mund të rrisin ndërgjegjësimin si në këtë rast. Por është gjithashtu me rreziqe”, – thotë Michael Collins, që mbron të drejta e qëndrimit, në një organizatë që këshillon njerëzit që kërkojnë statusin e refugjatit në lindje të Londrës.  “Mund të jetë e rrezikshme nëse jeni duke kërkuar mbrojtje, në vendin tuaj", thotë ai, sepse kjo do t'i bëjë njerëzit të vetëdijshëm pas kthimit. 

Collins thotë se ka pasur raste kur fushatat e mediave sociale të azilkërkuesve të refuzuar, i kanë ndihmuar ata për të marrë ndihmën ligjore. “Kjo mund të sjellë për ta ndihmë juridike apo të ekspertëve,” – thotë ai.

Një shembull është Roseline Akhalu, që kishte frikë se e vrisnin dhe u vendos fillimisht të dëbohej në Nigeri, pasi trajtimi i saj mjekësor përfundoi. Ajo u mbështet nga grupi (Save Rose) në vitin 2012 dhe 2013, dhe u mbështet gjithashtu nga personalitete të tilla si Colin Firth.

Në rastin e Akhalu-s, autoritetet britanike u vonuan për të dhënë një vendim mbi dëbimin e saj, që do të thotë se pati kohë të merrte këshilla nga avokatët të cilët kishin ndjekur çështjen. Ajo më pas fitoi ankesën, kundër largimit.

Majid Ali, thuhet se tani ndodhet në Pakistan. Por përtej çështjes individuale, mund të ketë ndonjë efekt në debatin mbi azilin dhe procedurat më të gjera e emigracionit?

“Nuk ka shembull individual. Ka lidhje me sistemin – dhe kjo duhet të ndryshojë,” argumenton Z. Maloney, presidenti i NUS, Skoci.

Me sistemin e azilit, ndryshimet në procedurat që kanë qarkulluar kohët e fundit – ka pasur një rishikim të vazhdueshëm të kushteve në qendrat e paraburgimit të imigracionit – por kjo nuk është ende e qartë se çfarë dallimi, nëse ka, do të vendosë me një rast si ai i Majid Ali.

Përgatiti: A. Muraçi/Koha Jonë

SHKARKO APP