Degradimi i debatit publik
Nga Mero Baze
Ka pasur një degradim ekstrem të debatit në emisionin e Blendi Fevziut, mes dy të ftuarëve të përhershëm Andrea Stefani dhe Preç Zogaj. Nuk dua të ndalem në argumentet e përdorura për të fyer njëri tjetrin, por tek degradimi që ka pësuar debati publik në emisionin “Opinion”, për shkak të shterpësisë së temave dhe drejtuesit të emisionit tmerrësisht sipërfaqësor.
Ajo që ndodhi mes të ftuarëve, që janë të dy miq të mij të vjetër, nuk është faji i tyre, por faji i atij që drejton emisionin. Tema e emisionit ishte dicka tjetër dhe jo diskutimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por duke qenë se i zoti emisionit, më së paku ka punë me temën që lajmëron, nxit të ftuarit e përhershëm, të përfshihen në debate jashtë teme, për të tërhequr audiencën që nuk vjen nga thellësia e fakteve, por nga degradimi i debatit.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Andrea Stefani dhe Preç Zogaj, janë dy personazhe të paguara nga emisioni “Opinion” për të qenë aty. Dmth në një farë mënyrë janë aktorët e Blendi Fevziut në një emision, dhe jo persona që përfaqësojnë aty kauza publike. Janë të dy gazetarë, njëri ka shkëlqyer në gazetarin ekonomike dhe tjetri, Preci ka shkëlqyer në publicitikën politike, por atje janë si aktorë. Dhe si të tillë, ata knë dorzuar fatn e tyre dhe personalitetin e tyre, në mëshirën e aftësIsë që ka drejtuesi i emisionit për të kuptuar temën që diskuton.
Degradimi i djeshëm i debatit, tek fyerjet ndaj njëri tjetrit, tek shpërthimi i Stefanit duke i thënë Zogajt “spihunë” dhe tek kërcënimi i Zogajt për t’ia ngul vendimin e Gjykatës me gozhdë në ballë, ishte i dhimbshëm, jo për cfarë ata thoshin jashtë kontrollit, por për qetësinë me të cilën i sodiste drejtuesi i emisionit.
Të lejosh dy aktorë të emisionit tënd të përditshëm të degjenerojnë në fyerje dhe sulme të tilla ndaj njëri tjetrit, dhe të nesërmen t’i ulësh përsëri , sikur nuk ka ndodhur gjë, është një fyerje dyfish për opinionin publik, dhe një ngulitje e kulturës së talljes me publikun që egziston në Shqipëri, si në politikë ashtu dhe në debatin publik.
Konrketisht askush aty nuk tha ndonjë gjë që nuk e dinte njeri. I pari njeri që ka denoncuar Prec Zogajnë që ka pas një bashkpunim me Sigurimin e Shtetit, ka qenë Prec Zogaj në vitin 1992. Dhe për ironi të fatit është i pari dhe i fundit shqiptar, nga rreth 300 mij të tillë, që e ka pranuar me kurajo këtë gjë, dhe është ballafaquar pastaj në gjykatat shqiptare, që kjo gjë të mos pengoj karrierën e tij politike. Andrea Stefani, po ashtu është një publicist partizan, që nuk ka arsye ta sulmosh për shkak të pozicionit të tij pro qeverisë, por për shkak të argumentave që mund të kesh kundër ti. Zogaj thjesht e tepëroi duke e paragjykuar apriori si pa personalitet, për shkak të pozcionit të tij. Mos ndërhryja e drejtuesit të emisionit, dhe lejimi i dialogut degradues mes tyre, pa kurrfarë vlerë, është një kulturë e re e rrezikshme në debatet publike, për të fituar shikueshmëri me cdo cmim në mungesë të një debati serioz dhe me vlerë për qytetarët shqiptarë.
Por për t’u kthyer dhe një herë tek ajo cfarë përçon në publik një degardim shterues i një debati në këtë formë, duhet të jemi të kujdesëshëm që të mos kthehemi në një lloj viagre për impotencën e drejtuesve të tillë televiziv, që në pamundësi për të bërë një debat të thellë për një temë, ndërsejnë aktorët e paguar kundër njëri tjetrit me ligësi dhe pastaj kur mbaron debati, askush nuk mban mend përse ishte tema, por si fyen aktorët njëri tjetrin. Përleshja mes Stefanit dhe Zogajt ishte e tepërt, fyese, dhe e pamerituar për ansnjërin prej tyre. Ata u bën viktima të pafuqisë së një gazetari impotent, për të bërë punën e tij dhe për ta mbajtur debatin tke tema për të cilën e ka nisur. Ndërkohë që të dy aktorët e tij përlesheshin, ai shikonte kopsat e këmishës dhe orën e shtrenjtë, se si i dukeshin në kamera.
Problemi është se të hënën, të dy aktorët do të jenë sërisht në studjo, për të folur ndoshta për ndonjë temë rozë, dhe shqiptarët që i shikojnë do të thonë të dëhspëruar se “kjo qenka lojë” dhe nuk duhtet marrë serizoisht. Në fakt seriozisht nuk duhet marrë emsioni dhe ai që e drejton, pasi ata po përhapin si standart publik, faktin që nuk ka rëndiësi cfarë thua në studjo, rëndësi ka të ketë një sherrë.
Ky është një mesazh pervers, që zhvlerëson fjalën dhe debatin publik, dhe rrit mercenarizimin dhe aktrimin në emisione. Pas asaj që ka ndodhur, së paku ata të dy, nuk duhet të shfaqen sërisht bashkë duke e quajtur punë të zakonshme fyerjen publike. Nëse shfaqen, pastaj nuk është vetëm problem i Fevziut, por dhe i tyre.
TEMA