Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dekada e re, fitorja ndaj padrejtësive dhe rinia si garanci për të ardhmen

Forum E hënë, 6 Janar 2020 12:21
Dekada e re, fitorja ndaj padrejtësive dhe rinia si garanci për të ardhmen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Floida Kërpaçi

Shqipëria ka shumë potencial. Këtu mund të zhvillohet turizmi, sektori energjetik, e shumë të tjera. Ka ushqim, klimë të shkëlqyer dhe ka njerëz, a po, njerëzit janë fantastik. Të rinj në moshë e që mund të flasin lirisht disa gjuhë të huaja. Shqipëria ka lehtësisht shumë potencial…”. E kam dëgjuar këtë përshkrim për potencialin e Shqipërisë me qindra herë. Problemi qëndron se jemi në vitin 2020 dhe ky potencial i madh i përshkruar me fjalë nuk përkthehet në mundësi reale për të rinjtë dhe të rejat e vendit, të cilët po vijojnë të largohen drejt vendeve të BE-së, duke kërkuar një jetë më të mirë, në një shtet që është gati t’u ofrojë atë që vendlindja e tyre dështon.

Gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri për t’u takuar me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe më gjerë, kam parë se si në shekullin tonë ka ende fëmijë që u duhet të bëjnë 2-3 orë rrugë në këmbë për të shkuar në një shkollë pa ngrohje, ndonjëherë pa dritare e kushte të tjera bazike. Kam parë gjimnazistë që model të inspirimit kanë komshiun bashkëmoshatar, i cili e ka lënë shkollën, është përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe fiton sot në moshën 15-16 vjeçare më shumë sesa ai që shkon në shkollë dhe përgatit veten për një jetë sipas ligjit. Pasi ai vetë ndoshta nuk do t’i fitojë ato të mira përgjatë gjithë jetës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ka dhe nga ata, të cilët antivlerat mbizotëruese të shoqërisë sonë i kanë çuar drejt gjendjes së rënduar psikologjike, diktuar nga pasiguria për të ardhmen. Sot, në shoqërinë shqiptare kemi më tepër sjellje devijante në moshë të re, sesa më parë. Ankthi, stresi, depresioni, janë sot prezentë te të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë. Personat të cilët i kanë në dorë për t’i krijuar antidodat, thjesht refuzojnë ta bëjnë atë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndër vite, shumë nga potenciali i Shqipërisë ka shkuar dëm. Kjo do të thotë se burimet natyrore, pasuritë e shqiptarëve kanë shkuar në xhepat e 2 apo 3 miqve të qeveritarëve. Vendet e punës nuk janë dhënë sipas meritës dhe konkurueshmërisë. Arsimi nuk është zhvilluar për të edukuar brezat për sfidat e së ardhmes po për të fituar zgjedhjet e ardhme. Shëndetësia nuk është ndërtuar për të lartësuar figurën e mjekut që t’i ofrohet shërbim shëndetësor për të kuruar pacientin, por është ndërtuar mbi koncesione dhe mashtrime që zhvatin paratë, ndërsa mjekët i detyrojnë të largohen ose të vendosen përballë pacientit.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

E për shkak se potenciali i madh i Shqiptarëve ka shkuar te xhepat e miqve qeveritarë, shqiptarëve u ka humbur shpresa, të rinjve u është shkatërruar perspektiva për të ardhmen. Rilindja ka arritur që Shqiptarët të jetojnë në krizë ekonomike, besimi dhe pasigurie. Përbuzje, neglizhencë dhe zero mbështetje dedikuar të rinjve kanë qenë të vetmet përgjigje ndaj problemeve të tyre. E prandaj sot vuajmë një largim masiv të Shqiptarëve nga vendi ynë, sepse kemi një keqqeverisje që ka shkatërruar shtetin dhe e ka vendosur atë në duart e disa njerëzve!

Unë besoj se potenciali i Shqipërisë është kaq i madh, saqë popullsia mund të jetojë gjithmonë pa asnjë vështirësi me sfidat që përballet sot, nga papunësia, te kostot e larta të jetesës, të shëndetësia e dobët apo arsimi larg standardeve. Potenciali i vendit tonë është aq i madh, saqë rinia e vendit s’ka nevojë të largohet rrugëve të Europës, por mund të jetojë dhe punojë këtu, për të qenë si pjesa më vitale e shoqërisë. Motor ndryshimi dhe lidershipi për të ardhmen. Por që kjo të ndodh, ne duhet ta shohim këtë fillim viti si një shans të ri që na jepet për të ndërtuar Shqipërinë e dekadës së re. Do të thotë që ne ta shohim njëri-tjetrin në sy si bashkëjetues në një shtëpi të madhe që quhet Shqipëri dhe bashkë të biem dakord për të ndërtuar një vend ku të gjithë të ndihemi mirë.

Kjo mund të realizohet përmes bashkëpunimit. Ku vizioni për një të ardhme të begatë, të barabartë dhe të sigurt t’i paraprij sfidave të së ardhmes. Ne të gjithë së bashku duhet të luftojmë për të drejtat tona, të cilat garantohen nga e drejta jonë për të zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të pasur një sistem drejtësie të pavarur. Kjo mund të realizohet përmes vizionit të së mirës së përbashkët, ku të gjithë jemi të barabartë në mundësi dhe siguri. Përpara kemi sfida të mëdha si zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ringritja e institucioneve themelore si Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë, si dhe ndëshkimi i fajtorëve për dështimin e rrugës europiane të vendit dhe shpopullimit masiv, që na ka prekur.

Ne të gjithë, brezi i ri mbi të gjitha, duhet të jemi gati për të përqafuar dhe çuar përpara vizionin e ri që kemi nevojë. LSI, që në themelim të saj ka pas misionin për të qenë pranë qytetarëve, e nëpërmjet politikave të dedikuara t’u jap zgjidhje problemeve të Shqiptarëve. Ne besojmë se angazhimi dhe mbështetja fuqimisht e të rinjve të vendit është shansi për të nisur dekadën e shpresës, rikthimit të besimit e ringritjes kombëtare! Është momenti për të ecur më shpejt për t’u dhënë shanset të gjithë Shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të mundësive të mëdha!

Etiketat e lidhura

Dekada e reFLoida KerpaciLSIrinia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 16 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 52 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 53 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.