Deklarata skandaloze e Forumi Mysliman: Në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë
Forumi i të Rinjve Muslimanë përmes një komunikate për media me përplot elozhe, mbron hoxhën nga Kosova Irfan Salihun, i cili thotë se në Kosovë nuk kishte shqiptarë para ardhjes së Turqisë.
Irfan Salilu është shkarkuar nga BIKU si kryeimam nga një xhami në Prizren për shkak të deklarimeve të tij të jofetare gjatë kryerjes së riteve fetare.
“Ne sfidojmë çdo historian të na sjellë ndonjë fakt historik kur emri shqiptar është përmendur më herët se shek XVIII, gjitha faktet historike janë se popujt që jetonin në tokën tonë nuk kishin kombe por u thirrnin në saje të fesë së tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
“Ne si myslimanë të Kosovës nuk e shohim të arsyeshme dorëzimin që BIK-u bëri para presionit dhe shohim se shkarkimi që BIK-u i bëri Irfan Salihut është anti demokratike, anti myslimane, sepse liria e shprehjes i garantohet çdo qytetari të Kosovës me kushtetutë”, vazhdon më tej komunikata.
“Ne, shqiptarët myslimanë i jemi mirënjohës Turqisë, sulltan Muratit dhe të gjithë sulltanëve turq të cilët mundën Serbinë dhe Car Lazarin në Kosovë, dhe ata i falënderojmë që na bënë shqiptarë myslimanë. Aferim u qoftë!”, përfundon komunikata.
Pa i hyrë debateve historike qëndrime të tilla sjellin jo pak reagime në shoqëri. Së pari, historinë e kombit nuk mund dhe nuk është detyrë ta bëjnë përfaqësues të komuniteteve fetare. Historia nuk bëhet as në Xhami dhe as në Kishë. Ndaj nga pikëpamja shkencore deklarata ta tilla nuk kanë asnjë vlerë. Po kujt i shërben dhe çfarë sjellë ky debat? Ajo që është shqetësuese në këtë rast lidhet me një tjetër motiv. Deklaratat e hoxhës në Kosovë, janë të ngjashme me spekulimet e teorisë serbe se në Kosovë s'ka pasur shqiptarë.