Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Demokracitë pa demokratë nuk zgjasin. Kalbëzohen, transformohen në oligarki, teokraci, nacionalizma etnikë

Forum E premte, 17 Shtator 2021 20:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mark Lilla

Shumë të rinj sot, dhe jo vetëm në SHBA, e shohin demokracinë nën dritën e identitetit. Nuk konsiderohen qytetarë demokratikë, por individë, secili me një identitet të vetin që e bën të ndryshëm nga të tjerët. Spt shumë të rinj në SHBA angazhohen politikisht për probleme sociale, që ata mendojnë se i referohen identitetit të tyre.

Për një si unë, rritiur në betejat ideologjike të Luftës së Ftohtë, është shqetësuese të shoh kaq shumë të rinj të përqëndruar në çështje personale të këtij lloji, dhe shumë pak të vëmendshëm ndaj çështjeve të drejtësisë ekonomike apo politikës së jashtme. Ideologjitë e mëdha dhe narrativat që tentonin të shpjegonin gjithçka kishin probleme, por të paktën bënin të kuptonim se si gjërat ishin të lidhura mes tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rezultati i gjithë kësaj është se në SHBA, e majta radikale i kundërvihet neoliberalizmit ekonomik dhe promovon atë që mund të përcaktohet si një neoliberalizëm social. Ndërtimi i solidaritetit nuk është objektivi i saj parësor. Përforcon vetëm individualizmin radikal të kohës sonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Efektet e globalizimit ekonomik kanë destabilizuar qeveritë në të gjithë anët e botës, dhe është zgjeruar hendeku mes një elite të pasur dhe të arsimuar, dhe një klase të mesme në rritje dhe të pakënaqur, e privuar nga shpresa. Imigrimi i pakontrolluar e ka bërë më të dhimbshme. Veç kësaj, neoliberalizmi social ka prodhuar një efekt psikologjik dhe ka dobësuar lidhjet sociale.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 1 ore
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Të rinjtë shtyjnë martesën ose zgjedhin të jetojnë vetëm. Vazhdojnë të rriten rastet e depresionit dhe vetëvrasjes. Kjo nuk ndodh sepse mungojnë paratë dhe shanset, por sepse po bëhemi ajo që Michel Houellebecq e ka quajtur në romanet e tij të frikshëm, “thërrmija elementare”.

Shoqëritë demokratike po thërrmohen. Qeveritë e paafta për të kontrolluar pasojat e ekonomisë globale apo imigrimit të paligjshëm, shfaqen të dobëta dhe të papërshtatshme. Kjo i shtyn zgjedhësit të ndryshojnë vazhdimisht liderë dhe parti që premtojnë t’ia dalin të kontrollojnë këto forca, por nuk janë të afta.

Siç e treguan zgjedhjet në SHBA, vendi im është i ndarë në dy tribu, që ndiejnë një mosbesim të thellë ndaj njëra-tjetrës. Nga njëra anë ekziston një elitë kozmopolite, liberale dhe e arsimuar që vendos theksin mbi çështjet e identitetit personal, përçmon fenë dhe dëshiron të mirëpresë imigrantët, të ligjshëm a të paligjshëm qofshin, nën jë shoqëri më shumëkulturale. Kjo elitë dominon institucionet tona kulturore: universitetet, mediat, kinemanë. Tribuja e djathtë, bashkon ata më pak të arsimuarit, më fetarët, të bardhë dhe meshkuj. Duke përçmuar elitat kulturore, kjo tribu afirmon politikën e saj të identitetit për të konkurruar me grupe të tjera. Populistët kanë ditur t’i bindin se ishin ata “populli i vërtetë” amerikan, jo elitat, dhe se atdheun e tyre ua kishin rrëmbyer. Kjo e djathtë amerikane aktualisht kontrollon çdo nivel të qeverisjes. Dhe në krye është një i demonizuar dhe demagog i zoti, i cili akumulon pushtet duke hedhur amerikanët kundër njëri-tjetrit.

Çfarë mund të bëhet? Në terma afatgjatë, duhet të rizbulojmë virtytet e qytetarisë. Shoqëritë tona janë shumë të ndryshme sot. Bëjmë një jetë private më individualiste, në krahasim me të kaluarën. Megjithatë, fatet tona janë të bashkuara: ekziston një e mirë e përbashkët, e cila duhet të mbrohet në interes të të gjithëve. Dhe nëse duam t’u kërkojmë njerëzve që ta mbrojnë, duhet që të mbështetemi jo në një dëshirë, por në një të dhënë sociale: cilatdo qofshin dallimet tona apo tribuja jonë, ajo që na bashkon është qytetaria, nënshtetësia. Jemi të gjithë qytetarë të lindur a të natyralizuar dhe meritojmë të trajtohemi në mënyrë të barabartë, duke mbajtur parasysh se të jesh qytetar nuk do të thotë vetëm të kesh të drejta, por edhe detyra, kundrejt njëri-tjetrit apo kundrejt republikave tona.

Eshtë shumë e vështirë të ruash një sens qytetar. Për këtë arsye, që nga bota e lashtë, demokracitë kanë vuajtur prej entropisë: e vetmja gjë që i mban vërtetë të bashkuara është qytetaria. Nëse ajo ka themele jo të përsosura, apo nëse dobësohet, struktura prishet.

Një situatë e tillë është e dukshme në Evropën Lindore. Pas rënies së murit në vitin 1989, u krijuan institucione demokratike, por ajo që themeluesit e atyre institucioneve nuk mund të krijonin, ishte një sens qytetarie i cili kërkon disa breza që të konsolidohet.

Sot shohim Poloninë dhe Hungarinë që përqafojnë atë që presidenti hungarez Viktor Orban e quan “demokracia joliberale”. Në ata vende dhe në Itali, Austri e Francë ka forca politike që duket se po krijojnë atë që duket të jetë një Front i ri Popullor, këtë herë nën formën e të djathtës radikale.

E vështirë të mos kesh përshtypjen që ky është një film i parë tashmë. Demokracitë pa demokratë nuk zgjasin. Kalbëzohen, transformohen në oligarki, teokraci, nacionalizma etnikë, sisteme autoritare, apo në një përzierje të të gjitha këtyre.

Nuk e ekzagjeroj kur them se sinjalet e gjithësecilës prej këtyre patologjive janë të dukshme në jetën aktuale demokratike amerikane.

Mark Lilla është politolog në Columbia University dhe autor i “Identiteti nuk është i majtë: përtej politikës”.

La repubblica – bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 17 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 26 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 31 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 47 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.