Denoncimi i fortë i gazetarit: Databezi i PS-së është marrë nga E-Albania! Ja pse

Nga Flamur Vezaj

Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duhet të mbajnë përgjegjësi për skandalin e shpërndarjes së të dhënave personale, të mbledhura nga portali E-Albania që menaxhohet nga drejtoresha militante Ledi Karçanaj!

Kjo agjenci dhe zyrtarët e saj kanë abuzuar duke shkelur disa ligje me vënien në dispozicion të PS-së, të të dhënave personale të shumë shtetasve jo vetëm në Shqipëri, por edhe atyre jashtë saj!

Në mesin e këtyre shtetasve jam edhe unë! Nga kontrolli i detabezit të siguruar nga Lapsi.al që është marrë në zyrat e PS-së, rezultojnë edhe të dhënat e mia personale si nr. ID e deri të nr. telefonit personal!

Prej gati 4 vitesh ju e dini, që unë nuk jetoj në Shqipëri dhe “patronazhistja ime” rezulton shtetasja Jonada Zotellari, e cila nuk ka shënuar asnjë të dhënë për bindjen time, votimin në 2013-ën, apo edhe preferencën partiake! Këtu është treguar e drejtë se nuk ka ku t’i gjejë se kurrë nuk më ka kontaktuar ajo, apo militantët e partisë së saj!

Por ajo që më shqetëson është përdorimi i të dhënave të mia personale! Ku veç gjeneraliteteve, aty janë pasqyruar nr. ID personal dhe nr. i telefonit që kam në përdorim në USA! Këtë numër nuk ka bir patronazhisti që të ma gjejë këtë numër duke pyetur te lagjja! Sepse në Shqipëri janë me gishta personat që e kanë numrin tim! Kështu që jam 100% i sigurtë se këto të dhëna janë marrë nga databezi i E-Albania, pasi në Shtator – Nëntor të 2019-ës kam aplikuar dhe jam pajisur me pasaportë në Konsullatën tonë në Nju Jork nëpërmjet këtij portali ku mes tjerash kam dhënë edhe numrin e telefonit!! Pra, kjo provon se ky databez është marrë nga portali E-Albania!

SPAK-ista, AKSHI-ja dhe zyrtarët e saj militantë, janë përgjegjës direkt për shpërndarjen e të dhënave të mia personale dhe shumë shtetasve të tjerë shqiptare mes tyre edhe shumë emigrantëve si puna ime! Për këtë fakt, i bëj thirrje SPAK-istëve të tregohen trima, të justifikojnë rrogën, e të zbardhin këtë skandal, dhe përgjegjësit të përgjigjen para ligjit, duke shprehur gadishmërinë për të bërë edhe kallëzim penal e padi civile ndaj përgjegjësve të këtij abuzimi! Kjo tregon se nuk i duhen besuar të dhënat personale shtetit tonë të papërgjegjshëm!

P.S: Nuk ka faj “Aleat”-i (kompania që prodhon kartat e identetit dhe pasaportat shqiptare) që nuk dorëzon gjurmët e gishtave!

SHKARKO APP