“Deri më 5 qershor, Edi Rama nuk kishte dëshirën të hapte sistemin, por ta kapte atë”, Manjani: Ja dy rrugët që do të ndjekë opozita
Nga Ylli Manjani
Opozita shqiptare ka dy rrugë për të ndjekur:
1. Të përballet me çdo mjet me pushtetin monist të Edi Ramës deri në largimin e tij. Kjo rrugë nuk mbaron me zgjedhje për me përplasje fizike.
2. Të përgatisë vendin për zgjedhje. Por këtë detyrë duhet ta bëjë në bashkëpunim me Edi Ramën.
Nëse kjo e dyta është rruga që do ndiqet, pa dyshim që duhet të ndërtohet një shtrat rregullash të gjithpranuar.
Deri më 5 qershor, Edi Rama nuk kishte dëshirën të hapte sistemin, por ta kapte atë.
Me 5 qershor pasi nuk e kapi, e hapi.
Pabesisht, në kundërshtim me standartet e OSBE, kundër aleatëve që na i kishte venë në krye të vendit. Plotësisht dakort!
Por what’s next?!
Gjithnjë nëse opozita ka si drejtim straregjik zgjedhjet, duhet të ulet me Edi Ramën dhe të hapin një diskutim serioz për sistemin zgjedhor.
Nëse Ramës, Kryetarit të qeverisë e të OSBE nuk inplas për standarti, atëhere përse duhet ti plasë Opozitës?!
Kjo e fundit ka deklaruar se do ta ndryshojë sistemin. Le ta hapin tani këtë diskutim, që të mbyllen njëherë e mirë sajesat e pista me hapje listash e hapje barku.
Në çdo rast, pa shumë kosto, bujë e energji të harxhuar, një proporcional rajonal me 4 rajone bëhet fare kollaj edhe pa ndryshuar Kushtetutën.
Mjafton ligji për ndarjen administrstive e territoriale. Me thënë të drejtën një proporcional rajonal me 4 rajone i bën thuajse të pakuptimta koalicionet parazgjedhore. Ndërsa në konkurimin me 12 qarqe koalicioni është nevojë për të mbledhur çdo votë kundër qeverisë.
Gjithmonë kjo vlen nëse është në lojë opsioni zgjedhje…