Dëshmorët dhe të droguarit…
Nga Ylli Manjani
Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e vdekjes! Si dozë e lartë duket…
Zëvendësia e tij, ngatërron librin me përralla Arabe, me librin e kohës së Enverit për Dëshmorët! Dozë fillestarësh, por me efekt të menjëhershëm…
Vartësit e tyre kanë frikë se mos bëhen “dëshmorët” e ndryshimeve në qeveri dhe punojne si për ditën e fundit! Dozë e mjaftueshme për të mos fjetur…
Pjesmarrësit në homazhe zihen për foton e Enverit!! Të dehur nga tymi dhe aromat e drogës që përdor qeveria…
Ec e merre vesh se ç’bëhet në këtë vend!
Me siguri Dëshmorët janë rrotulluar disa herë aty poshtë nga sikleti…
Familjet e tyre presin të marrin ndonjë kg mollë nga shteti, si gjithmonë..