Dhëmbë Hekuri dhe Miza Mjalti
Nga Zija Çela*
Fajet me kërcënuese nuk janë ato që shkojnë në gjykatë, por fajet që kurrë nuk paditen. Këto janë si minat e nëndheshme, që kur shpërthejnë një ditë, hedhin në erë njëherësh të fajshëm e të pafajshëm.
Minazbuluesit më të sigurt do të ishin Drejtësia dhe Institucionet e pakapura. Pikërisht çfarë Tiranës dhe Prishtinës u mungojnë. Prandaj, nëse gjithandej riciklohen stinët, tek ne riciklohen krizat. E keni vënë re, gjatë tërë vitit politikës nuk i ndahen mizat. Sidomos ato të mjaltit.
Sa për dukjen… Kaq vizionar i vendosur hiqet lidershipi, sa me të thanë mendja se edhe hekurin e bren me dhambë. Por, në fakt, Shqipërinë po hanë.
E kjo e shkreta, kah i sheh si Nanë, ende fytin s’ua ka zanë.
*Postim i autorit në Facebook