Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 09:01 Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike! Kryeministri Rama ishte i prerë sot, (e hënë) kur iu drejtua publikisht drejtuesve të policisë së shtetit: “Nuk do të ketë asnjë zgjidhje politike!…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qeres”

Forum E shtunë, 8 Gusht 2026 18:33
“Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qeres”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Auron Tare

Dikur, një bari i quajtur Zerja kishte një tufë aq të bukur, saqë kur e nxirrte çdo mëngjes nëpër pllaja, zilet e këmborët dëgjoheshin deri  larg.  Zerja kujdesej për bagëtinë e vet me atë përkushtimin e heshtur që kanë njerëzit që punojnë dhe nuk kanë nevojë të tregojnë se ç’bëjnë.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Para 2 minutash
Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Para 12 minutash
Rama: 2500 euro në muaj për uniformat blu të vijës së parë

Rama: 2500 euro në muaj për uniformat blu të vijës së parë

Para 22 minutash

Aty ne fshat ishte edhe  një farë Hasani i cili  endej nëpër Pazar dhe mburrej me tufën e Zeres sikur të ishte e tija. Aq shumë e përmendte, aq shumë e madhëronte dhe aq shumë e shiste në Pazar, saqë prej asaj kohe mbeti edhe fjala:

“Dhentë e dhitë e Zeres, nami Hasan Qeres.”

Kjo më erdhi ndër mend sot kur pashë konferencën për shtyp të organizuar nga Ministria e Kulturës së bashku me një organizatë që quhet AADF, së cilës shteti shqiptar, me një bujari që do t’i kishte lënë pa fjalë edhe kolonialistët më të zellshëm, i ka dorëzuar administrimin e një pjese të trashëgimisë kulturore.

Një rast, me sa di unë, jo fort i zakonshëm në shtetet që kanë  pak respekt për historinë e tyre.

Në fotografitë e Konferencës shfaqej një tufë zyrtarësh të majmur mirë nga karrigia dhe, në mes tyre, një zotëri amerikan nga New York-u, i cili na shpjegonte se si fondacioni i tij bamirës do të ndihmonte shtetin shqiptar në përgatitjen e dosjeve për disa tradita shqiptare që do të paraqiten për njohje ndërkombëtare.

Në listë ishin Dollia, Plisi, Festivali Folklorik i Gjirokastrës, si dhe nja dy a tre koncepte të tjera kulinarie ( byreku, turshitë e, me sa duket, edhe ndonjë gjë tjetër që nuk arrita ta kap nga fotografia e konferencës)

Për të qenë i drejtë, nuk dua të merrem gjatë me këtë mesele.

por Ajo që më shqetëson është poshtërimi i institucioneve shqiptare, të cilat duket se kanë arritur në pikën ku nuk u besohet më as të mbledhin, as të studiojnë, as të dokumentojnë trashëgiminë e tyre.

Imagjinoni pak një vend që, të paktën që nga vitet ’30, ka pasur institucione të kulturës, që më vonë krijoi Akademinë, që ka pasur institute, muze, arkiva, etnografë, folkloristë, muzikologë, antropologë dhe njerëz që kanë kaluar jetën duke studiuar pikërisht këto gjëra.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "M T0"

Dhe sot, në vend që Ministria e Kulturës të ringrejë këto institucione dhe t’u japë atyre njerëz, mjete dhe dinjitet, na sjell  në konferencë një zotëri nga New York-u për të na shpjeguar se ç’është trashëgimia jonë jomateriale.

Çfarë ka ndodhur me shqiptarët që dinin ç’ishte një dolli, një plis, një këngë polifonike, një valle, një zakon dasme apo një mënyrë për të bërë turshi?

A kanë ikur të gjithë?

Apo i kemi zëvendësuar me konsulentë?

Dhe këtu fillon komedia.

Zoti amerikan na njofton, në anglisht, se fondacioni i tij:

“we are building on this momentum to position Albania as a global leader in intangible cultural heritage.”

Pra, në shqip “do ta vendosim Shqipërinë në pozicionin e liderit botëror të trashëgimisë kulturore jomateriale”

Kjo është një fjali aq e madhe, saqë edhe vetë Skënderbeu ( ai i Mamices sigurisht)  do të kërkonte një karrige për t’u ulur.

Shqipëria, e cila mezi po arrin të mbrojë ato pak pasuri që ka regjistruar tashmë në UNESCO, do të bëhet tani lider botëror.

Ja për shembull, transhumancën.

Një pasuri e trashëgimisë jomateriale e njohur tashmë nga UNESCO, që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën tradicionale të jetesës së barinjve dhe me lëvizjen sezonale të tufave.

Por çfarë ndodh me transhumancën në Shqipëri?

Barinjtë po braktisin malet se nuk ka me as kush kullot  dhe as kush të mjele bageti. Tufat po pakësohen se nuk ka me barinje.

Fshatrat po boshatisen se nuk ka me te rinj.

E bashkë me te gjithe këta elemente  po zhduket edhe vetë jeta që prodhoi atë trashëgimi që ne pastaj e fotografojmë, e paketojmë dhe e fusim në një dosje UNESCO-je.

Ministria e Kulturës nuk e di mirë çfarë të bëjë me transhumancën.

Sepse trashëgimia kulturore jomateriale nuk është një PowerPoint, as një dosje e bukur, as një logo, as një konferencë me flamuj.

Ajo është një njeri që di ta bëjë një gjë dhe ia mëson atë fëmijës së vet.

Është bariu që ngjitet në mal.

Është këmbora e deles.

Është kënga që këndohet në një dasmë.

Është gruaja që bën turshitë sipas mënyrës së nënës së saj.

Është plisi në kokë dhe dollia në sofrën e burrave.

Pra na duhet shumë një shtet që ka aq mend sa të kuptojë se këto gjëra nuk ruhen duke ua dorëzuar të tjerëve për t’i administruar.

Ato ruhen duke mbajtur gjallë njerëzit dhe komunitetet  që i kanë krijuar.

Prandaj, kur pashë sot atë fotografi me zyrtarët dhe zotërinë nga New York-u i cili do beje  Shqipërinë lider botëror të trashëgimisë jomateriale, m’u kujtua përsëri bariu Zerja.

Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qeres.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 2 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 11 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 11 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.