Dilema “Hamletiane” e Ramës: “Kadri ose jo Kadri”
Në një shfaqje para qytetarëve në emisionin “Zonë e Lirë”, Kryeministri Edi Rama u mundua mbrëmë që gjithë krizën politike, sociale dhe ekonomike ku e ka futur vendin ta kalojë me humor dhe batuta të dala boje.
Në pjesën më të madhe të emisionit, Edi Rama ju shmang pyetjeve direkte për akuzat për vjedhje të ministrave të tij, për shkeljen e ligjit nga ai vet, për dhunën barbare ndaj studentëve në universitete, apo për eksperimentet e rrezikshme që po bën më trojet shqiptare në Kosovës.
Sqarimin dhe përgjigjen për këto çështje kryesore që vënë në rrezik stabilitetin e vendit, Edi Rama e anashkaloi duke hyre në rolin e tij pre “analisti” të analistëve të shtypit.
Në mënyrë të paprecedentë, Rama u mor më shumë se 30 minuta me gazetarët, analistët dhe drejtuesit e mediave kryesore në vend duke zgjedhur ti emëronte sipas qejfit të tij se kush është “Kadri” dhe kush nuk është. Kjo duket se është dilema kryesore e Edi Ramës në qeveri bërja e thashethemeve dhe denigrimi i gazetarëve. Të gjithë kryeministrat në botë kanë gazetarë të preferuar dhe gazetarë që për shkak të kritikave “nuk i shohin dot me sy”. Por ama asnjë kryeministër nuk shkon deri në nivelin e sulmeve publike dhe jo etike ndaj gjithë medias. Rama pikërisht këtë bëri dje.
Por pse Rama i kushtoi 30 minuta “Kadrinjve”. Nëse shihen etiketimet që Rama bëri për gazetarët, vihet se gazetarët “Kadrinjtë” që sulmohen, janë ata që janë kundër Ramës. Ndërsa “Jo Kadrinjtë” janë ata që janë mbështetësit e tij. Aq e vërtetë është kjo sa edhe Arian Çani kur e pa ndarjen politike që Rama u bëri mediave, ju lut: “Aman me quaj dhe mua Kadri”.
M.Xh