Diplomacia e Kot- ziut

Nga Ylli Dylgjeri/Ministri Kotzias do e flet kot!
Ministri grek Kotzias foli sot në konferencën për shtyp për tre grupe çamësh!!! Duke i ndarë
sipas tij në “formë akademike”
në:
një grup i madh që jeton në shqipëri,
një grup kristian i myslimanizuar që jeton në greqi dhe
grupi i tretë që ka bashkëpunuar me nazistët dhe më pas ka marrë pjesë në komisionet e vlerësimit e që janë dënuar nga ligjet e gjykatat greke.
Kjo o qirje Kotzias është ose të tallesh , ose me qëllim të mashtrosh opinioni publik me pseudoargumenta akademike. Grupet e çamëve rrjedhin të gjitha nga një trung që kanë jetuar hershëm në çamëri, ose në krahinën e 26-të të greqisë që
Ju e quani Thesproti.
Imigrimet dhe emigrimet tyre në histori janë për shkaqe luftrash, politike, dhe më pas ekonomike . Janë genocidet e vazhdueshme të shovinizmit grek që e kanë lëvizur këtë popullësi. Historia është e gjallë. Janë emrat, fshatrat, heronjtë, gurët, druret dhe lapidarët dokumentari që e tregon edhe sot historinë çame. Bashkëpunimi me nazizmin është një moment episodik si pasojë e kolonizimit me helenë nga jugu i greqisë, që pushteti i Zervës po i sillte në çamëri, me qëllim ndryshim raporti në popullatën 100 çame. Duke i detyruar të shtyjnë gardhet e kufijtë e pronave dhunshëm, pushteti i atehershëm u armiqsua me popullsinë çame që mbeti pa përkrahje. Historia e këtij “bashkëpunimi” fillon e përfundon në një ditë në qendrën e Paramithisë.Arkivat flasin. Lapidari është aty. Aty është edhe Kisha ku organizuan planet për masakrat e famëkeqit Zerva.
Ndaj mund të jenë i rezervuar kur bëni të tilla deklarata qirje Kotzias.
Shqipëria ka mbi njëzet vjet që është hapur ndaj jush e europës, dhe Ju nuk mund ta fshihni historinë dhe aq më shumë çamërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?