Disa lehtësi për biznesin dhe masat kundër evazionit fiskal

Komisioni i Ekonomisë ka propozuar një paketë masash që i konsideron si lehtësi për biznesin shqiptar. Meqë ka shumë debate rreth tyre, po sqaroj shkurtimisht përmbajtjen e këtyre masave.

E para, përfundimisht TVSH do të rimbursohet në mënyrë automatike brenda 5 diteve nga lindja e kesaj te drejte permes thesarit; ndërkohe sipërmarrjet jo korrekte do të kalojne ne sistemin e kontrollit mbi baze risku për rimbursimin e TVSH.

Nga kjo masë përfitonë e gjithë sipërmarrja, posaçërisht ata të eksporteve, përfshirë manifakturën që merr një lehtësi që kurrë nuk e ka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër tek TVSH është vendosur parashkrimi në një afat 5 vjecar i të drejtës per rimbursimin e TVSH, si dhe garantimi i autofaturimit te TVSH ne bujqesi e blegtori per te bere efikase skemen qe rikthen tek bujku e blegtori 20% te TVSH; shtrengimi permes gjobes per cdo tatim pagues te TVSH qe nuk autofaturon TVSH qe ka detyrim ligjor ta beje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu nga kjo do të përfitojë çdo bujk e blegtor që prodhon e dorëzon produktin në një pikë grumbullimi të licensuar e të rregullt me detyrimet fiskale.

E dyta, përfundimisht, koha e shqyrtimit të një apelimi nga ana e një subjekti shkurtohet nga 90 dite ne vetem 60 dite.

Nga kjo do të përfitojë çdo subjekt që për një shkak ligjor është bërë objekt i një mase administrative nga ana e organeve fiskale.

Këtu ka një ndryshim tek apelimi i cili vendoset në një afat minimal 6 mujor për të gjithë garancitë që lëshohen e merren nga biznesi për efekt të një apelimi tatimor;

Falimentimi i nje subjekti vendoset si mundesia e fundit me qellim mbledhjen e një detyrimi tatimor; ndërkohe kushti për faliment nga "2 vjet pa aktivitet", shnderrohet ne "3 vjet në rregjistrin e subjekteve të rregjimit pasiv"

Perfituesit nga kjo masë është çdo subjekt që ka nevojën e një apelimi dhe detyrohet të marrë një garanci që kushton nga banka si dhe subjekte që janë në vështiresi financiare për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

E treta, ka të bëj me Transparencën.
Vendoset perfundimisht detyrimi i administrates tatimore te publikoje cdo vendim te komisionit te Apelimit, gjykates Administrative apo gjykates Kushtetuese qe kane lidhje me çështje fiskale;

Vendoset detyrimi qe administrata tatimore te publikoje listen e subjekteve ne rregjimin pasiv me qellim qe transaksionet e ligjshme tregtare te mos adresohen tek to duke mbrojtur subjektet edhe nga mashtrimi apo transaksione te deshtuara e me humbje.

Nga kjo masë përfiton çdo subjekt qe kerkon te jete i sigurt dhe i mbrojtur ne cdo rast ne veprimtarine e tij.

E katerta, është ulje drastike e gjobave me 25-60% te vleres se tyre aktuale.

Minus 60% gjoba per mungesen e ekzekutimit te vendimit per rregjistrim;

Minus 25% gjoba per mospagimin ne afat te detyrimit tatimor, kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe deklarimit te pasakte tatimor;

Minus 50% gjoba per mosdeklarim te punetoreve nga subjektet e tatim fitimit, biznesit te vogel, OJF-ve;

Minus 50% gjoba per subjektet juridik e fizik tregtare per mosinstalim te paisjeve fiskale dhe ato te monitorimit te qarkullimit;

Minus 50% gjoba per subjektet qe nuk mirmbajne paisjet fiskale e ato te monitorimit te qarkullimit te mallrave.

E pesta, përcaktohet qartë kush ëhstë “Evazion fiskal”

Do te quhet i tille:

Mosdeklarimi i punonjesve,

Kryerja e veprimtarise ekonomike pa u regjistruar,

Mosinstalimi i pasijes fiskale per rregjistrimin e pagesave me para ne dore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?