Dita e Europës: “Europa është momentalisht shumë e thyeshme“
Nga DW-
Në Ditën e Europës krerët kryesorë të Bashkimit Europian paralajmërojnë nga dobësimi i BE. Pandemia e Coronës e ka futur unionin në një krizë të rëndë. Në BE mungon uniteti.
Krerë të BE kanë kërkuar përpjekje më të mëdha për luftimin e pandemisë së Coronës dhe pasojave të saj. “Ne duhet të bëjmë më shumë për të përmirësuar jetën e më të varfërve dhe të dobtve në shoqërinë tonë”, shkruan presidentja e Komisionit Europian, Ursula, kreu i Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një artikull për rrjetin redaksional gjerman “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.
“Miliona vetë tani qëndrojnë para një të ardhmeje të pasigurtë, pasi kanë humbur vendin e punës apo sipërmarrjen e tyre”. Sidomos të prekur janë më të rinjtë dhe gratë. Motori ekonomik i Europës duhet të vihet sërish në lëvizje.
“Ndarje me të shkuarën”
Dalja nga kriza kërkon “hov të ri politik dhe ndarjen me të shkuarën” shkruajnë tre krerët më të rëndësishëm në BE. “Ne duhet të pranojmë, që kemi nevojë për ide e instrumente të reja për rindërtimin.” Në të njëjtën kohë von der Leyen, Michel dhe Sassoli paralajmërojnë nga dobësimi i BE. “Europa është momentalisht shumë e thyeshme.”
Por vetëm një BE e fortë mund të mbrojë trashëgiminë tonë, theksojnë politilanët. Rimëkëmbja e ekonomisë duhet të orientohet nga shkenca, me qëllim që BE të mëkëmbët e të forcohet qëndrueshëm. “Nuk duhet ta shtyjmë luftën kundër ndryshimit të klimës, ne duhet të ndërtojmë përmirësimin ekonomik mbi bazën e Green Deal.”
Babai i Uninonit Montana
Politikanët e BE kujtojnë Robert Schuman. Para 70 vjetësh ministri i atëhershëm i Jashtëm francez kishte propozuar bashkimin e industrisë së qymyrit e çelikut të vendit të dikurshëm armik Gjermanisë me atë të Francës. I ashtuquajturi Unioni Montana konsiderohet si bërthama e BE. „Këta njerëz besonin se nga rrënojat e luftës mund të ngrihej një Europë dhe një botë më e mirë”, theksojnë krerët e BE. „Nëse i nxjerrim mësimet tona dhe qëndrojmë të solidarizuar e të bashkuar për vlerat tona, atëherë Europa këtë herë do të dalë më e fortë nga kriza.”