Dokumenti i parë i gjuhës sonë shumë më i vjetër
Nga: At Pano Xhezo
Ka pasur e vazhdojnë përpjekjet studimore e shkencore për vjetërsinë e gjuhëve në përgjithësi e kësisoj edhe për historinë e gjuhës shqipe. Vazhdojnë të dalin në dritë fakte, dokumente e fjale nga hulumtimet nëpër biblioteka e libra të vjetër kudo. Me punën time hulumtuese kam mundur të shquaj e të mëtoj se fjalët e gjuhës sonë vijnë prej më shumë se dymijë vjetësh.
Saunaca. Bactaricousa
Në komedinë e Aristofanit (445-385) me titull «Οι Όρνιθες» (viti 414) “Zogjtë” personazhi me emrin Tribali nuk di greqisht po flet gjuhën e fisit ilir “Tribaltët”. Në një skenë të asaj komedie Tribali blen nga dyqani i Neptunit dy shelegë që t’ i bëjë kurban Perëndisë dhe i paguan me dy flori, duke i thënë në gjuhën e tij: «Saunaca» (1) dhe «bactaricrousa»(2). (“Zogjtë” vargjet: 1625 – 1630).
1.Mendimi ynë është se «Saunaca», përgjigjja e dialogut, është një frazë me disa fjalë. Këtë frazë, deri tani, me sa dimë, askush nuk e shpjegoi. Në fakt do të mundohemi të tregojmë më poshtë se kuptimi i kësaj fraze shpjegohet me gjuhën e sotme shqipe:
sa (në shqip aq sa), un-a (në shqip:unë) dhe ca (në shqip: kam).
Të paguaj me aq sa kam (unë).
- Po ashtu dhe fjalia «bactaricrousa»: ba mba ct këto-ari (flori) c-ro (kam) u (unë) sa (aq sa) d.m.th.:
Të paguaj me këto flori që kam. (mbai këto flori aq sa kam).
(Nga libri « Shën Mëria Arbëreshe » të at P. Gjezos )
Në veprën e Aristofanit gjejmë dhe fjalën “μακκοάω-ώ” (i cekët-budalla), fjalë të cilën e gjejmë dhe te Homeri. Arbëreshët e Greqisë me të njëjtin kuptim përdorin deri sot fjalën “ι μέκκ(ι), ε μέκκε(α) (i-e mekët). (Fjalori Arbëresh, 2010 K. Çopanis)
PE.LAS.GJI.A….
PE (pash-shoh) -LAMBA(drita, ndriçimi)- GJI (ΓΗ në greqisht me kuptimin Dhe-u, toka) –A. – Pash dheun (tokën) e ndritshme.
DY FISET E PELASGËVE
1.Ilir-i a – La – mba, Il-ir-i-a, Yll-i,-Di – ell-i, Qi-ell-i, Al-ban-ia. La – mba –
– Rrokja LA (ndriçim) bëhet AL(1) me kuptimin (bardhësi), (ndriçim – shënimi im at P. Gj.).- Al-bani-a, (Al + ban ose bun (banim) = banim i bardhë (3), banim i ndritshëm. .”Në fjalorin e madh indoevropian të Pokorny-it gjejmë fjalën: albho – , albho- (*hele-bho-), me kuptimin (bardhësi). Fjala albo – na jep fjalën Hittites al-pa-áš (alpas) “re-ja”), (2). Fjala indoevropiane albho- na jep po ashtu emra lumenjsh: në Gjermani Elbe, Francë Albis dhe Albā.. albho- është dhe emri i sëmundjes albino, albinism, emri i vargmalit Alpet, qytetin Albano Laziale, malin Mons Albanus dhe liqenin – Lago Albano… “. (nga libri “Shën Mëria Arblreshe f. 29- at P. Gjezo).
– Rrokja LA (ndriçim) bëhet Il, yll (Il-ir-i-a, Yll-i)
– Rrokja LA (ndriçim) bëhet el Di – ell-i, Qi-ell-i
ΠΕ-ΛΑ(Σ)-ΓΙ-Α
- ELAS, E-li-n (elinas- grek)
Lamba – Λάμψη (lampsi gr. Drita)
Rrokja LA (ndriçim)
Bëhet ΕΛΛ (Ελ -ην-α,(grek), Ελλάδα, (Elas – Greqia) σ-ελ-ήνη (hëna)
Bëhet ΑΛ me kuptimin (bardhësi), alburnus (greqisht αλβούρνος ose peshk i bardh), Homerike (sipas grekut Isihio-tit) αλφίτου ακτή-bregu i bardhë dhe έλφιτα ose miell i bardhë gruri. na jep po ashtu emra lumenjsh: … në Greqi ᾽Αλφειός.
Bëhet Il (Ή-λιος , Dielli)
1.”Në fjalorin e madh indoevropian të Pokorny-it gjejmë fjalën: albho – , albho- (*hele-bho-), me kuptimin (bardhësi), (ndriçim – shënimi im at P. Gj.). Fjala albo – na jep fjalën Hittites al-pa-áš (alpas) “re-ja), (2) Latine olor “shpend- rosa, pata), alburnus (greqisht αλβούρνος ose peshk i bardh), Homerike (sipas grekut Isihio-tit) αλφίτου ακτή-bregu i bardhë dhe έλφιτα ose miell i bardhë gruri.
Fjala indoevropiane albho- na jep po ashtu emra lumenjsh: në Gjermani Elbe, Francë Albis dhe Albā, në Greqi ᾽Αλφειός. Greku Stefan Vizantios shënon lumin Alvas (sot Tiberi), Alva dhe qytet në Itali dhe liqeni Alvanis (në Itali), për krahinën Albania në Kaukaz (Gjeorgjia)… albho- është dhe emri i sëmundjes albino, albinism, emri i vargmalit Alpet, qytetin Albano Laziale, malin Mons Albanus dhe liqenin – Lago Albano… “. (nga libri “Shën Mëria Arblreshe f.29- at P. Gjezo)
2.Gjuha Hittite është një gjuhë e vjetër e Hittite-ve, populli i perandorisë Hittite (sot Bojazqioj – në Turqinë e sotme), e cila flitej rreth viteve 1600 – 1100 p.K.. Studjuesit e parë të kësaj gjuhe, në veçanti z. Warren Cowgill, vërtetojnë se ajo është një gjuhë indoevropiane nga më të vjetrat dhe e klasifikojnë si gjuhë motër indoevropiane jo bijë indoevropiane.
- Fisi “Albanët” nga ku mori emrin gjithë Shqipëria e sotme, ishte një vend malor që zbardhte nga dëbora e shumtë.
Në Itali gjendet një krahinë që quhet TOSCHI (la Toscana) po ashtu dhe në Shqipëri e mesme kemi krahinën “Toskëria”dhe banorët e saj “toskët”.
Nota: Molti autori sostengono che la parola Tosk, oppure Tok,
sia il sinonimo di DHE, tanto che oggi in albanese si usa indifferentemente la parola DHE che quella TOK per dire “terra”.
Shënim: Shumë studiues janë të mendimit se fjala “Tosk” ose “tokë” është sinonimi i fjalës shqipe “dhe” ,me kuptimin e fjalës shqipe “tokë-a”.
Këtu mund të plotësojmë me fjalë të tjera: fjala “patridha” (në greqisht atdheu) vjen nga “patri” ose “p-at-er” “at”+””dhe-u”, “dhe-a”, “dha ose “toka”= patridha (dheu, vendi i atit ose i babait) Si rrjedhim greqishtja ka huazuar nga ilirët fjalën “patridha”. Po ashtu italishtja ka fjalën “padre” “atdhe”. Gjuha shqipe ka dhe një fjalë tjetër për të shprehur vendlindjen, ka fjalën “Mëmëdhe” “dheu i mëmës”.Fjala “mëmëdhe” është më e lashtë se fjala “atdhe”. Në matriarkat. siç e dimë, njihesh vetëm e ëma dhe jo i ati. Për këtë arsye themi se fjala “mëmëdhe” është me e lashtë. Po të jetë ashtu, atëherë themi se shqipja ka një fjalë të rrallë “mëmëdhe” që i përket matriarkatit dhe që dëgjohet deri sot. Një fenomen i tillë është i rrallë. E shohim, me sa dime, në anglisht “motherland”, në gjermanisht Mutterland, latinisht ex matre, letuanisht dzimtene, norvegjisht mother, Portugalisht terra mae, suedisht moder kurse në gjuhë të tjera sllave dhe latine nuk duket. (at P. Gj.)