Droja e Shtëpisë së Bardhë paralizon aleatët më të mirë në luftën kundër ISIS
Nga David Ignatius/ The Washington Post
Teksa administrata e Obamës bën bisedime për strategjinë në Siri, një armatë kurde që ka mbi 25,000 luftëtarë të vendosur është pozicionuar pak milje larg kryeqytetit të Shtetit Islamik, Raqqa, e gatshme të depërtojë në fortesën e ekstremistëve.
Forcat speciale amerikane kanë garantuar mbështetje ajrore, trajnime dhe pajisje për grupet siriano-kurde, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, që njihen sy “YPG” për nga inicialet kurde. Një ngarkesë me furnizime prej 110 lotesh me armë dhe ndihma të tjera janë pozicionuar në një bazë ajrore amerikane në Gjirin Persik, në pritje të autorizimit të Uashingtonit që t’i hedhin nga ajri për luftëtarët kurdë dhe aleatët e tyre arabë sunitë.
“Nuk kemi ansjë kundërshtim për më tepër bashkëpunim më SHBA-të dhe për përparimin në Raqqa,” tha Saleh Muslim, bashkëkryetari i Partisë Bashkimi Demokratik, që udhëheq milicinë. Por ai tha se sulmi final në raqqa duhet të mbërrijë nga rreth 5,000 forca tribale arabe të rajonit që janë duke punuar me YPG-në. Muslim foli me mua me Skype të martën nga Siria verilindore.
Disa zyrtarë amerikanë thanë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të miratuar shpërndarjen e ndihmave ka më shumë se një javë që pritet. Dërgesat janë ndërlikuar nga debati lidhur lëvixjet e fundit ushtarake të Rusisë në Siri, të cilat Moska i përshkruan si përpjekje për t’iu bashkuar luftës kundër ekstremistëve.
“Paraliza e analizës”, me këto fjalë e përshkruan një zyrtar amerikan i acaruar procesin e ngadaltë të miratimit. Mbështetësit argumentojnë se pas pngesave të fundit për një mision amerikan “trajnimi dhe furnizimi” për forcat e moderuara siriane, Kurdët janë opsioni më i mirë kundër ekstremistëve: furnizimi ajror nuk do të rrezikonte në mënyrë domethënëse jetë amerikanësh, nuk do të thyente mirëkuptimin aktual të SHBA-ve me Turqinë dhe nuk do t’i kërcënonte as rusët.
Muslim tha se forcat e YPG-së janë më të shumta se 25,000 që janë përllogaritur nga amerikanët por ai nuk deshi ta japë numrin e saktë. Zyrtarët amerikanë dhe kurdë kanë thënë se fuqia e YPG-së në terren dhe gatishmëria e saj për të sulmuar tashmë janë të njohura mirë për milicët e Shtetit Islamik, të cilët janë rrethuar në rajonin e Raqqa-s nga bombardimet e koalicionit dhe nga luftimet me forcat e YPG-së.
Luftëtarët e YPG-së gradohen nga komandantët amerikanë. Të mbështetur nga amerikanët nga ajri, ata kanë dalë nga bazat e tyre në Kurdistanin Irakian dhe kanë shtënë në dorë një territor të gjerë në Sirinë verilindore, që përllogaritet të jetë një hapësirë prej 17,000 kilometrash katrorë. Në janar, ata fituan një betejë të ashpër për ta dëbuar Shtetin Islamik nga kufijtë e qytetit të Kobanes.
Komandantët amerikanë kanë diskutuar me homologët e tyre të YPG-së për një lëvizje në jug që do të hsërbente si morsë në rajonin e Raqqa-s, teksa avionët dhe dronët do ta sulmonin qytetin nga ajri. Pasi luftëtarët kurdë t’i kenë rrethuar zonat pranë Raqqa-s, sulmi final për ta spastruar qytetin dhe për ta marrë atë në kontroll do t’i lihet një force arbao sunite. Muslim tha se rreth 3,000 anëtarë vetëm nga fisi al-Shammar janë duke luftuar përkrah YPG-së në provincën e Hasakah, në verilindje të Raqqa-s, dhe mbi 1,000 sunitë të tjerë luftojnë më pranë qytetit. Por një sulm i tillë ndaj Raqqas ndoshta do edhe disa muaj që të ndodhë.
YPG-ja ka qenë aleatja më e besueshme për koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të në Siri, por kjo aleancë mbart disa komplikime rajonale. Së pari, milicia ka lidhje të forta me grupet Kurde të Irakut që njihen si Bashkimi Patriotik i Kurdistanit, ose PUK, i cili ëhstë fragmentuar keqzi vitet e fundit dhe ka lidhje gjithnjë e më të forta me Iranin. Së dyti, YPG-ja ka lidhje edhe më të forta me milicënë radikale turke e njohur si PKK, të cilën qeveria turke e konsideron organizatë terroriste.
Siria ka qenë një makth për ligjvënësit amerikanë pjesërisht sepse rendi i betejës atje është një lëmsh i vërtetë. YPG-ja e inatosur mbështetet nga kundërshtari ynë, Irani, por shihet me dyshim nga aleati ynë, Turqia. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se duan të punojnë për një marrëveshje diplomatike me ndihmën e Rusisë, e cila po dërgon tani një forcë të konsiderueshme ushtarake në veri të Sirisë. Ndërkohë, progresi në të ashtuquajturin “front jugor”, është penguar nga refuzimi i Jordanisë për ta rrëzuar president Bashar al-Assadin për sa kohë nuk do të jetë e qartë se kush do ta zëvendësojë atë.
Në këtë mjegullnajë politike, i vetmi qëllim i përbashkët i aktorëve kryesorë – SHBA-ve, Rusisë, Turqisë, Iranit, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe vetë regjimit sirian – është të mposhtë Shtetin Islamik. Luftëtarët më të mirë të mbështetur nga SHBA-të kanë qenë kurdët sirianë, të cilët thonë se janë gati të bëjnë më shumë, me mbështetjen amerikane.
“Besimi aty është ndërmjet YPG-së dhe forcave amerikane,” tha Muslim. Në Siri, ku shpesh duket se ka vetëm opsione të këqija, ndihma ndaj kurdëve sirianë për të luftuar Shtetin islamik duhet dhënë pa e vrarë mendjen.
Përshtati: Syri.net