Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:23 𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍! Nga Ilir Meta- Duke e uruar lekun që po ia ul kokën euros, që ka ndryshuar prefiksin dhe ka zbritur në 89 lekë, është…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Çfarë është saktësisht Këshilli i Paqes i Trump?

Forum E martë, 20 Janar 2026 09:45
DW: Çfarë është saktësisht Këshilli i Paqes i Trump?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, Kombet e Bashkuara i kanë dhënë mandat presidentit të SHBA-së që të drejtojë një “Këshill Paqeje”. Tani, Trump duket se po e përdor këtë organ për të konkurruar me OKB-në.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fillimisht kishte ndërmend të krijonte të ashtuquajturin Bord të Paqes (BoP) për të mbikëqyrur paqen dhe rindërtimin në Rripin e Gazës. Kombet e Bashkuara (OKB) e miratuan këtë nëntorin e kaluar me Rezolutën 2803. Disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare e konsiderojnë tashmë këtë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por tani duket se Trump dëshiron ta krijojë këtë këshill paqeje nën udhëheqjen e tij, të pavarur nga konflikti i Lindjes së Mesme. Karta themeluese, e botuar të dielën (18.01.2026) nga gazeta izraelite “Times of Israel”, as nuk e përmend Rripin e Gazës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë është saktësisht Këshilli i Paqes i Trump?

Sipas statutit të Këshillit të Paqes, ky organ ka për qëllim të “promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe legjitime dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme” në të gjithë botën – konkretisht në “zonat e prekura nga konflikti ose të kërcënuara”. Dokumenti i jep kryetarit të tij kompetenca të gjera. Statuti e emëron Donald Trump si kryetarin themelues. Megjithatë, Rripi i Gazës nuk përmendet.

Mund t'ju interesojë

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Para 3 minutash
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 3 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 3 orësh

Kush mund të bëhet anëtar?

Sipas statutit, është përgjegjësi vetëm e kryetarit të ftojë shtetet si anëtarë. Anëtarësimi është i kufizuar në tre vjet, por mund të zgjatet nga kryetari. Vetëm shtetet që kontribuojnë më shumë se një miliard dollarë amerikanë për financimin e Këshillit të Paqes brenda vitit të parë të themelimit të tij do të mbeten anëtarë të përhershëm.

Sipas raportimeve të medias, rreth 60 vende deri më tani kanë marrë një ftesë për këshillin e paqes. Kjo është konfirmuar nga disa shtete të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Turqinë, Hungarinë dhe Kanadanë.

Kremlini konfirmoi gjithashtu se Presidenti rus Vladimir Putin e kishte marrë ftesën dhe po shqyrtonte mundësinë e pranimit të saj. Në Lindjen e Mesme, Egjipti dhe Jordania, si dhe Pakistani, konfirmuan marrjen e ftesave. Presidentët e Argjentinës, Javier Milei, dhe Paraguait, Santiago Peña, shprehën shprehimisht mirënjohjen e tyre për ftesën.

A ka edhe anëtarë individualë të Këshillit të Paqes?

Ka shkaktuar mjaft shqetësim fakti që Donald Trump emëroi individë të caktuar në komitet: dhëndrin e tij Jared Kushner, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga, miliarderin amerikan Marc Rowan dhe aleatë të tjerë politikë nga SHBA-ja.

Megjithatë, thuhet se kjo nuk i referohet anëtarësimit në vetë Këshillin, por pozicioneve në nënkomitete të ndryshme të Këshillit. Karta përcakton që vetëm shtetet – të përfaqësuara nga kreu i shtetit ose qeverisë së tyre përkatëse – mund të jenë anëtarë me të drejtë vote në Këshillin e Paqes.

A e konkurron Këshilli i Paqes OKB-në?

Që në paragrafin e parë të preambulës, Karta e Këshillit të Paqes deklaron se paqja e qëndrueshme kërkon “ndarje nga qasjet dhe institucionet që shumë shpesh kanë dështuar”. Kombet e Bashkuara nuk përmenden me emër, por Trump e ka kritikuar vazhdimisht ashpër OKB-në, duke e përshkruar atë si një organizatë joaktive. OKB-ja u themelua pothuajse 80 vjet më parë me nxitjen e Presidentit të atëhershëm të SHBA-së Franklin D. Roosevelt. Organizata tani ka 193 shtete anëtare.

Eliav Lieblich, një ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Tel Avivit, është i sigurt: “Karta synon qartësisht të jetë një sfidë ndaj OKB-së dhe një shenjë mosbesimi ndaj kësaj organizate”, siç tha ai në një intervistë me gazetën e përditshme gjermane “taz”.

Si duhet të funksionojë këshilli i paqes?

Këshilli i Paqes mbështetet shumë në rolin e kryetarit. Siç u përmend, kryetari nuk është vetëm i vetmi i autorizuar për të ftuar anëtarë të rinj, por edhe i vetmi i autorizuar për të larguar anëtarët ekzistues nga këshilli para kohe. Një veto nga anëtarët e tjerë është e mundur, kjo kërkon një shumicë prej dy të tretash.

Shtetet anëtare mundet t’i hartojnë vetë pikat e rendit të ditës dhe të vendosin për çështje të rëndësishme me shumicë të thjeshtë – sipas parimit një shtet, një votë – këto përfshijnë, për shembull, “buxhetin vjetor, krijimin e nënkomiteteve, emërimin e udhëheqësve dhe vendime të rëndësishme politike”. Megjithatë, të gjitha vendimet kërkojnë miratimin e kryetarit.

Kush duhet ta udhëheqë këshillin e paqes të Trumpit?

Në fakt, Karta e emëron në mënyrë të qartë Donald J. Trump si presidentin e saj themelues – të përhershëm. Një përfundim i parakohshëm i mandatit të tij është i mundur vetëm nëpërmjet dorëheqjes vullnetare ose shkarkimit unanim nga shtetet anëtare. Çdo president duhet të emërojë një pasardhës i cili do të marrë përsipër detyrat menjëherë pas largimit të tij.

Ky rol është pra i pavarur nga presidenca e Trump në SHBA, e cila, sipas Kushtetutës së SHBA-së, përfundon pas tre vitesh. Deri atëherë, ai përfaqëson gjithashtu SHBA-në si shtet anëtar.

Për çfarë duhet të paguajnë shtetet një miliard dollarë amerikanë?

Anëtarësimi me ftesë të kryetarit është përgjithësisht i kufizuar në tre vjet. Shtetet që kontribuojnë më shumë se një miliard dollarë amerikanë për financimin e Këshillit të Paqes brenda një viti bëhen anëtarë pa kufizim kohor.

Cila është rëndësia e Këshillit të Paqes sipas së drejtës ndërkombëtare?

Sipas statutit të tij, Këshilli i Paqes ka për qëllim “të promovojë paqen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Baza e së drejtës ndërkombëtare, nga ana tjetër, është Karta e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, rezoluta e lartpërmendur e OKB-së i ka dhënë Këshillit të Paqes një mandat vetëm për qëllimin e zgjidhjes së konfliktit në Lindjen e Mesme midis palestinezëve dhe Izraelit.

Duke marrë përsipër përgjegjësi të mëtejshme pa mandate përkatëse, Këshilli i Paqes do të hynte në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Kombet e Bashkuara. Shkalla në të cilën Këshilli i Paqes mund ta arrijë këtë do të varet nga pëlqimi i anëtarëve të tij dhe aftësia e tyre për të zbatuar kërkesat e tyre: “Nëse shumë anëtarë bashkohen, kjo mund të bëhet vërtet një sfidë për OKB-në”, tha eksperti i së drejtës ndërkombëtare Lieblich për gazetën taz.

Jan D. Walter (DW)

redaktor dhe autor në redaksinë gjermane

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 3 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 25 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.