Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Donald Trump, aleat jo i besueshëm

Forum E hënë, 8 Qershor 2020 08:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Njoftimet për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania nuk kanë kuptim nga ana ushtarake, por kjo nuk i intereson egocentristit Trump. Nga Europa kërkohet më shumë iniciativë për mbrojtjen, shkruan Bernd Riegert.

Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania nuk vë në përdorim sa duhet mjete për buxhetin e mbrojtjes, sipas tij. Ky hap i presidentit qejfprishur është shumëfish i gabuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga pikëpamja ushtarake tërheqja e 9.500 ushtarëve amerikanë nuk ka kuptim. Pas saj nuk shihet madje as edhe ndonjë strategji. Trupat amerikane veprojnë në thelb në kuadër të NATO-s për komandon e Europës dhe Afrikës të ushtrisë amerikane. Ato kanë bazën ushtarake Ramstein, një spital dhe një shesh trajnimi dhe janë shtylla të rëndësishme të arkitekturës së NATO-s, por nuk kanë ndonjë rol të madh në mbrojtjen e Gjermanisë në kuptimin e ngushtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse tani një pjesë e ushtarëve transferohet në Poloni, dhe pjesa tjetër në SHBA, atëherë kryekomandanti i zigzageve Trump i dobëson aftësitë e ushtrisë së tij dhe aleancës transatlantike. Pra bëhet fjalë vetëm për një vendim politik, për të ushtruar presion ndaj aleatit të tij, Gjermanisë.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 10 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Kremlini gëzohet, aleatët jo

Në një aleancë duhet të bashkëpunohet me mirëbesim dhe jo të bëhen presione dhe aksione të nxituara. Trump as nuk e konsideroi të nevojshme ta informonte zyrtarisht qeverinë gjermane, si e parasheh marrëveshja për stacionimin e trupave.

E vërtetë: Gjermania nuk do ta arrijë qëllimin, për të cilin është rënë dakord në NATO që në vitin 2014, pra të shpenzojë deri në 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Këtë SHBA dhe aleatët mund ta kritikojnë, por tërheqjen e trupave ata dobësojnë vetveten.

Presidenti rus do të gëzohet, që fuqia lidere ushtarake e NATO-s, SHBA ndez grindje brenda radhëve të veta. Një president më të mirë se Trumpin e paaftë nga ana strategjike, Vladimir Putin nuk mund të gjejë. Putin do bënte çdo gjë, që të futej një pykë në NATO.

Edhe brohoritja në Poloni është e hershme. Zhvendosjen e trupave në drejtim të Lindjes, Varshava e shikon si shpërblim për qeverinë nacional-konservatore për shkak të besnikërisë ndaj Trump. Por ajo sjell pakënaqësi brenda pjesës europiane të NATO-s, dhe nga ana ushtarake, si e thamë, nuk sjell ndonjë gjë, sepse në rast të ardhjes, nuk do të vijnë trupa luftarake, por shtabe ushtarake. Zhvendosja afatgjatë mund të shkelë edhe Aktin Rusi-NATO dhe me këtë të provokojë zemërim të ri në Kremlin.

Ky veprim i presidentit amerikan që në shtëpinë e vet ndodhet nën presion të madh, mund ta interpretosh edhe si pjesë të fushatës zgjedhore. Donald Trump kishte premtuar para katër vjetësh, se do të kthejë në SHBA “miliona dollarë nga NATO”. Kjo nuk mund të funksiononte natyrisht, sepse në NATO secili paguan për trupat e veta. Stacionimi i trupave amerikane në Europë apo diku tjetër nuk është se bëhet me tarifa që ato të mund të kërkoheshin tani. Megjithatë Trump dëshiron t’ua bëjë të besueshme përkrahësve të tij të keqinformuar, se ai i bën aleatët të marrin vallen siç do ai.

Ky episod tregon sërish, se aleatët europianë zor se mund të kenë besim tek kryekomandanti në Shtëpinë e Bardhë. Një zile zgjimi për europianët, që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e vet dhe vërtet të investojnë për këtë më shumë para./DW

Etiketat e lidhura

aleatDonald Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 48 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 49 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 49 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.