Dy armiqtë e Kushtetutës/ Komentet e Roberto Benignit: Pse duhet të merreni me politikën
Monlogou i aktorit të madh italian, Roberto Benigni në vitin 2013 për italianët. Një mesazh që vlen edhe për shqiptarët para zgjedhjeve!
Nga Roberto Benigni
Ju them dy gjëra, kushtetuta ka dy armiq: armiku i parë është indiferenca ndaj politikës. Kjo është, mungesa e interesit ndaj politikës.
Ju do të më thoni: -“Benigni, në këtë fushë a mund të na thoni që ta respektojmë politikën?” Jo, në fakt nuk do t’ju them ta respektoni, unë do t’ju them ta doni. Ta doni politikën. Është gjëja më fisnike në mendimet njerëzore për të ndërtuar jetën së bashku.
Për të organizuar paqen, qetësinë dhe punën. Është vetëm politika dhe nuk ka disiplinë tjetër. Dhe kush është i përfshirë në të e di këtë gjë.
Prandaj unë ju them juve ta doni politikën. Të mos kesh interes për politikën është sikur të mos kesh interes për jetën.
Ju thoni: – “Nuk më intereson fare”
Por si mund të jesh indiferent ndaj politikës?
Do të thotë jo vetëm të mos jesh interesuar për jetën tënde, por as nuk kujdesesh për fëmijën tënd:a do të shkojë në shkollë, a do të marrë një edukim të mirë,do të kurohet në qoftëse sëmuret, a do të gjejë punë nëse do të martohet.
Ende nuk të intereson. Si të duash!
E lë në dorë të të tjerëve? Jetën e fëmijës tënd? Vetë jetën tënde?
Kjo është politika. Organizon jetën tonë. Ndërtimin e jetës sonë. Ata që kanë shkruar këto gjëra janë politikanë, politikanë që merren me politikë nga mëngjesi deri në darkë. Ata kanë hartuar këtë gjë të madhështore (Kushtetutën),që na shpëton.
Këto janë gjëra të jashtëzakonshme, prandaj ne duhet të jemi të interesuar. Jo nga mëngjesi deri në darkë. Por është jeta jonë. Të përbuzësh politikën do të thotëtë përbuzësh veten. Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me ata që e përfaqësojnë atë në një kohë të caktuar. Ka disa politkanë të tmerrshëm. Nëse një prind e godet fëmijën nga mëngjesi nuk duhet të fajësojmë atësinë. Atësia është e mrekullueshme. Por në këtë rast fajësuesi është ky babë. Ka politikanë që nuk i duam por jo të gjithë janë njësoj.
Kur themi se politikanët jane të gjithë njësoj, i bëjmë një nder të ligut, të pandershmit dhe budallait, sepse kështu tregojmë se nuk jemi të aftë t’i dallojmë nga të tjerët. Ata e pëlqejnë këtë sepse është sikur mos t’i njohim ata për atë çka janë në të vërtetë. Dhe do të thonë: “Ja, nuk na ka kapur asnjeri; hajde para, bashkohu dhe ti me ne. Asnjeri nuk sheh gjë, të gjithë jemi njësoj, të gjithë të tmerrshëm”. Por duke mos u interesuar për politikën ne e ushqejmë këtë lloj mentaliteti.
Armiku i dytë i kushtetutës dhe të jetës sonë në paqe dhe harmoni është të mos votosh. Voto!
Voto! Është i vetmi mjet që kemi. Që të fitonim të drejtën për të votuar, mijëra, mos themi miliona, kanë sakrifikuar jetën e tyre …për të na dhënë ne të drejtën të shprehim çka duam.
Gjithmonë ka një diferencë. Edhe midis dy të këqijave, gjithmonë njëra që është më pak e keqe.
Çdonjëri nga ne ka më shumë fuqi sesa mendon për të ndryshuar diçka në këtë botë. Çdonjëri prej nesh mbart kontributin e tij të padukshëm por konkret ndaj të mirës dhe të keqes. Për çka është e drejtëapo e padrejtë. Është një kontribut i vogël, por është aty. Veprimi më i gabuar është të heqim dorë nga kjo e drejtë dhe të mos votojmë.
Ju do të thoni: – “Benigni, unë bëj çka dua unë”.
Fort mirë! Prapëseprapë Kushtetuta është hartuar për të mbrojtur liritë tona. Por ka një artikull mbi votën që thotë: Ne të japim të gjitha mundësitë, por mos absteno! Edhe nëse gabon dhe voton për gjënë e gabuar, ti i jep njërit mundësinë që të të luftojë. Të thuash: “Unë nuk jam dakord”. Dhe kjo na jep një mundësi për të oragnizuar jetën tonë. Por nëse ti abstenon, kjo është diçka e tmerrshme.
Është e tmerrshme, është si Ponci Pilat. Ju i dorëzoheni turmës dhe turma gjithmonë zgjedh Barabën… gjithmonë.