Dy shënime për shërbimin tonë konsullor në lidhje me pajisjen e shtetasve shqiptar me Leje Kalimi!
Nga Alban Daci –
Kushdo që punon në Shërbimin Konsullor shqiptar duhet të ketë lidhje dhe dijeni për nevojën që kanë shtetasit shqiptar në vendin ku është i akredituar shërbimi jonë konsullor. Pran punonjësit e Konsullatave nuk janë e nuk mund të jetë vetëm burokratë, por edhe persona që kanë ndjeshmëri me problematikat e shtetasve shqiptar dhe që përfaqësojnë interesat e tyre legjitime.
Sugjerimet që Shërbimi Konsullor i ka bërë shërbimit e-Albania që të futet opsioni i biletës se prerë/rezervuar në momentin që kërkohet leja e kalimit, në vetvete është kundër lëvizjes së lirë se qytetareve shqiptarë e këtë rast për riatdhesimin e tyre, kur kanë pasaportën e skaduar ose kur kanë dokument të humbur. Pra, nuk kemi të bëjmë me lëvizje për turizëm, por me riatdhesim, me të drejtën e tyre hyjnore dhe ligjore për ty kthyer në Atdhe e pranë familjes.
1. Së pari Leja e Kalimit pranohet e përdoret për shtetasit shqiptar që të bëjnë kërkesën për rinovim të lejes së qëndrimit në Itali për ata që kanë pasaportat e skaduar, për fëmijët e lindur në Itali ose për shqiptarët që kanë humbur Pasaportën. Kjo duke pasur parasysh edhe kohën realtivisht të gjatë për pajisjen me pasaportë në Itali dhe vështirësitë për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Pra, leja e kalimit nuk përdoret vetëm si dokument provizor indetifimimi me qëllim udhëtimi. Pastaj, shumë shqiptar që duan të shkojnë më rrugë tokësore nga Kroacia, përse duhet të bëjnë biletë me qëllimin e vetëm të pajisjes me Leje Kalimi për udhëtim
2. Koha e aplikimit dhe dërgimi i Lejes së Kalimit me postë në shpi ose në vendbanim me kohën e datës së nisjes së biletës në shumicën e rasteve nuk koencidojnë. Ka raste kur Leja e Kalimit vjen pas datës së nisjes sipas biletës të bërë e kështu qytetarët rrezikojnë të bëjnë pagesa shtesë për shtyrjen e datës së biletës dhe në shumicën e rasteve të bëjnë biletë të re duke qenë se të gjitha janë bileta low cost!
Prandaj nuk ka kuptim që për këto arsye e nevoja të jetë kusht bërja e biletës në momentin që bëhet kërkesa online tek e-Albania apo në momentin që duan të pajisen shtetasit brenda në Konsullatë me Lejen e Kalimit!